“Burrin e presin 4 obligime: të krijojë familje, të trashëgojë një djalë, dhe…”/Urtësi e Kulluar Persiane

Perandoria Perse njihet si një ndikuese e madhe në historinë dhe në trajektoren e ngjarjeve të botës, e ashtu si çdo gjë tjetër që lë gjurmët e saja në këtë botë, po ashtu edhe populli që e krijoi këtë Perandori të Madhe nuk mund të mos ketë patur dijetarë që kumtonin mbi natyrën e thellë të gjërave.

Këto janë fjalët e urta persiane që kemi mbledhur për kënaqësinë e lexuesve tanë:

Mashkullin në jetë e presin katër obligime: të krijojë familje (shtëpi), ta trashëgojë një djalë, ta mbjellë një dru dhe të shkruajë një libër.

Ari i kulluar nuk i trembet gurit të provës.

Atë që bën ç’i do qejfi, e çojnë atje ku s’i ka qejfi.

Atë që bën syri s’e bën vetulla.

Atij që i jep një libër hua, i duhet prerë një dorë, atij që e kthen atë, i duhen prerë të dyja.

Besimi është më mirë se pasuria.

Bëj si mulliri, merre të fortë e ktheje në të butë.

Çdo natë e errët ka mbarimin e ndritshëm.

Daullja gjëmon ngaqë e ka barkun bosh.

Desha t’ia ndreqja vetullën, por i nxorra sytë.

Dënimi më i madh për atë që shet shtrenjtë është të mos blesh te ai.

Dijet e marra në fëmijëri janë si vizatimet e gdhendura në gur.

Dikush kisha forcën por jo diturinë; tashti që kam diturinë, s’kam forcë.

Dora e thyer ngjitet, por zemra aspak.

Drejtoje pemën sa është e njomë.

Duroje dhimbjen derisa të gjesh ilaçin.

E çuan llafazanin në ferr dhe tha: “Sa të njoma qenkan drutë”

Është më mirë të jetosh në zemrën e mikut sesa në shtëpinë e tij.

Fjala e ëmbël ka magji.

Fjala e ka lezetin kur është e shkurtër.

Fjala që mban brenda teje është skllavja jote; ajo që nxjerr, është padronja jote.

Fjalët e urta janë zbukurim i të folurit.

Garuzhdja merr çfarë ka tenxherja.

Gomari dhe kali të lidhur pranë, edhe në mos ngjafshin nga qimja, do të ngjajnë nga huqet.

Grushtet i ha kush ndan ata që zihen.

Janë tre lloje armiqsh: armiku, armiku i armikut, dhe miku i armikut.

Këmbët e gjarprit, sytë e milingonës dhe bukën e hoxhës – nuk i pa asnjeri.

Kur fëmija mësohet në krahë, nuk zbret në tokë.

Kur u bë deti kos, fukarait iu thye luga.

Kush ka pesëdhjetë halle, s’ka qeder nga 30 të tjera.

Kush ta thotë të vërtetën në sy, të ka vëlla.

Me fjalë të buta edhe gjarprin e nxjerr nga vrima.

Muret kanë minj, minjtë kanë veshë.

Nëna e hajdutit herë ha gjoks, herë i bie gjoksit.

Në pemën e përtacisë rritet uria.

Nëse ecën ngadalë –  të arrin fatkeqësia, nëse ecën shpejt, e arrin fatkeqësinë.

Një njeri mund të quhet i mençur kur është në kërkim të mençurisë, por do të jetë i marrë nëse beson se e ka gjetur.