Ka shembuj të jashtëzakonshëm të qenieve njerëzore në botë, individë që dinë të na japin qetësi dhe pranë të cilëve ndjehemi sikur jemi në shtëpi.
Shumë do të jenë në gjendje të thonë se janë aty për ne, por vetëm ata që me të vërtetë mund të prekin shpirtrat tanë mund të jenë shoqëruesit tanë të vërtetë.
Sa njerëz takojmë gjatë udhëtimit tonë?
Shumë, disave nuk u mbajmë mend as emër e as fytyrë, të tjerët megjithatë, ata që do të prekin telat e zemrave tona, nuk do t’i harrojmë kurrë.
Ky lloj i njerëzve arrin të ushqejë ndjenjat tona dhe emocionet tona, duke na bërë të dëshirojmë që t’i kemi ato pranë nesh për aq kohë sa të jetë e mundur.
Por shpesh këta janë të parët që e rrënojnë të gjithë këtë, sepse ne biem pre e demonëve të brendshëm që nuk i kemi hasur kurrë, e konflikteve që nuk i kemi zgjidhur kurrë mëparë.
Në vend të gënjeshtrave, largimit, mbylljes, dhe fshehjes është pikërisht ky momenti që ne duhet të guxojmë dhe t’i tregojmë plagët tona ende të hapura.
Ata që na duan me sinqeritet, do të dinë t’i shohin pa frikë dhe do të na ndihmojnë t’i shërojmë.
Veprimet tona nganjëherë nuk pasqyrojnë synimet tona, kështu që ne përfundimisht i vuajmë pasojat me dhimbje në zemër, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga kush ose çfarë dëshirojmë vërtet të jemi.

Sa herë na ka ndodhur t’i themi dikujt apo t’i përsërisim vetes fjalët “Nuk doja” (Nuk doja të fyeja!, Nuk doja të të bëja keq!, Nuk doja të të shkaktoja dhimbje!)?
Për këtë duhet të reflektojmë mirë para se të themi ose të bëjmë diçka për të cilën mund të pendohemi.
Nuk është e mundur dhe nuk është e drejtë të pengosh dikë që dëshiron të largohet, por ne duhet të mësojmë të gjejmë arsyen e vërtetë për atë lamtumirë, madje edhe “duke u parë në pasqyrë”.
Ndonjëherë ne vetë krijojmë kushtet për një ndarje, duke bërë të mbizotërojë krenaria jonë më tepër sesa dashuria jonë.
Pranimi i gabimeve të dikujt, kufizimeve dhe defekteve të veta është hapi i parë për të ndryshuar, pa shkelur asnjëherë dinjitetin e dikujt.
Ne duhet të mësojmë të njohim vlerën e lidhjeve tona dhe të kuptojmë dallimin mes atyre që mund të prekin trupin dhe atyre që vijnë në shpirtin tonë.