Në Indi pati jetuar dikur një profesor pikture shumë i famshëm. Të gjithë i pëlqenin shumë leksionet dhe pikturat e tij aq të bukura, madje pranonin se ishin piktura në të cilat nuk kishte gabime. Atë e quajtën “Mjeshtri i Ngjyrave”, në indiançe Ranga Çeleri ose Ranga Guru.
Një nga nxënësit e tij, pasi plotësoi gjithë studimet si piktor i çoi pikturën e tij të fundit për vlerësim mjeshtrit Ranga Guru.
Ranga Guru i tha:
Ti Racaçi tashmë je një piktor. Tashmë pikturën tënde duhet ta vlerësojë publiku. Dhe i tha që ta çonte pikturën në një nga sheshet më të popullara të qytetit e ta varte në një nga vendet më të dukshme.
Në krah të saj vendoste një laps të kuq dhe një letër ku të kërkonte nga publiku që të vendosnin një kryq tek vendi i pikturës që nuk pëlqenin.
Raciçi bëri atë që i tha mjeshtri. Kur shkoi pas disa ditësh të shihte çfarë kish ndodhur me pikturën, pa se gjithë tabloja ishin kthyer në ngjyrë të kuqe dhe nuk shihej pothuaj asgjë prej pikturës nga ngjyra e kuqe që kishin krijuar kryqe e bërë nga njerëzit.
Sigurisht që u mërzit shumë. Piktura në të cilën kishte hedhur shpirtin dhe energjinë ishte kthyer thuajse në një mur të lyer me të kuqe.
E mori pikturën dhe ia çoi mjeshtrit për ta parë duke i treguar atij se sa i mërzitur ishte për çka kishte ndodhur.
Mjeshtri e këshilloi që të mos mërzitej por të vazhdonte të pikturonte. Racaçi përsëri pikturën e përfunduar ia çoi mjeshtrit.
Mjeshtri përsëri kërkoi prej tij që ta çonte në sheshin më të populluar të qytetit, por kësaj radhe kërkoi që në krah të saj të linte një panel me bojëra vaji në ngjyra të ndryshme dhe disa penele.
Gjithashtu në krah të linte një letër ku të kërkonte me mirësjellje prje tyr erregullimin e detajeve që mendonin se nuk ishin mirë në pikturë.
Raxhinçe bëri ashtu si i tha mjeshtri. Kur shkoi pas disa ditsh pa se piktura nuk ishte prekur fare. Edhe furçat dhe bojrat nuk ishin ngjyer fare.
Shumë i kënaqur vrapoi tek jeshtri Guru dhe i tregoi se piktura nuk ishte prekur fare.
Mjeshtri i tha:
I dashur Raxhiçe, në rastin e parë e pe se, në rast se njerëzve u jep shancin të të kritikojnë, ata bëhen shumë të pamëshirshëm. Njerëz që nuk e kanë idenë se ç’është piktura erdhën dhe nxinë pikturën tënde.
Ndërsa bë rastin e dytë kërkove që të korrigjonin gabimet, kërkove që ata të bëhen kreativë. Që të mund të jesh kreativ duhet të kesh trajnim. Askush nuk u përpoq të korrigjonte diçka që nuk e dinte, askush nuk e mori dot guximin.
I dashur, nuk është e mjaftueshme që të jesh mjeshtër, në profesion duhet të jesh edhe i ditur. Asnjëherë nuk mund të marrësh shpërblimin e mundit nga dikush që nuk e ka haberin për atë çka ti bën.
Simpas tyre mund yt nuk ka asnjë vlerë. Asnjëherë mos ia servir mundin tënd dikujt që nuk ka njohuri dhe asnjëherë mos kërko t’u mbushësh mendjen atyre për punën tënde.