“Disa jetë i ngjajnë baticës në bregdet, sa më lart shkojnë aq më shumë…”/Thëniet më të Bukura për Jetën

Për kënaqësinë e lexuesve tanë, kemi përzgjedhur nga urtësia e madhe e kohërave, thëniet më të bukura për jetën. Lexim të këndshëm!

Disa jetë i ngjajnë baticës në bregdet, sa më lart shkojnë aq më shumë ndryrësi lënë pas. – O. Meli

Jo vdekja, por jeta është sprovë për trimëri. – Alfjer

çdo jetë e krijon vetëm fatin e saj. – Ampel

Jeta është bashkimi i mjaltit me helmin. – Apulej

Jeta e njerëzve të mëdhenj fillon nga çasti i vdekjes së tyre. – Area

Më e vështira është të rrosh thjeshtë. – Bersankur

Jeta e vërtetë e njeriut fillon në pesëdhjetë vjeç. Në këtë moshë njeriu zotëron atë mbi të cilat mbështesin realizimet e vërteta, fiton atë që mund t’u jepet të tjerëve, njeh atë që mund t’u mësohet të tjerëve, ndan atë me të cilën mund të ndërtohet. – Bak

Jeta është flakë e pastër; ne jetojmë me një diell të padukshëm brenda vetes. – Tomas Braun

Jeta është ruajtja e mundësisë. – Valeri

Shkalla e jetës është plot spica, që ngulen më fort sidomos kur ju rrëshqisni tatëpjetë saj. – Braunel

Të rrosh, do të thotë duke marrë të japësh me jetën tënde. – Verbarn

Shkurtësia e jetës nuk mund as të t’i zvjerdhë gëzimet, as të të ngushëllojnë për hidhërimet. – Vovenarg

E vërteta, liria dhe virtyti janë të vetmet për hir të të cilave e vlen ta duash jetën. – Volter

Mësimi në shkollën e jetës është i detyrueshëm, askush nuk mund t’i shmanget. – Vudberi

Jeta është një zinxhir pothuaj i pandërprerë zbulimesh vetiake. – Hauptman

Jeta është një përsosje e pafund. Të quash veten të përsosur do të thotë të vrasësh veten. – Hebel

Në jetë nuk ka gjë të pakthyeshme – këtë të vërtetë duhet ta mësojë çdokush sa më parë. – Hebel

Të gjithë njerëzit e shëndetshëm e duan jetën. – Hajni

Jeta nuk është kaq e shtrejtë, bota jo kaq e ëmbël, sa t’i blesh ato me çmimin e robërisë e të vargojve. – Henri

Ditën e vlerësojnë në mbrëmje, dhe jetën në fund. – Herbert

Jetës besoji, se ajo mëson më mirë se çdo libër. – Gëte

Jeton, në të vërtetë, vetëm atëherë kur gëzon dashurinë e të tjerëve. – Gëte

Jeta është shpikja më e mrekullueshme e natyrës, vdekja, hileja e saj. – Gëte

Jeta është detyrë, qoftë ajo edhe një çast. – Gëte

Jeta dhe dija duhet të ndihmojnë njëra-tjetrën. – Hipel

Jeta nuk mund të jetë aq e rëndë, sa të mos jetë e mundur të lehtësohet me qëndrimin ndaj saj. – Glezgou

Jeta nuk dhuron asgjë pa punë të rëndë dhe shqetësime. – Horac

Jeta pak gjë mund t’i mësojë atij, që nuk ka mësuar të durojë vuajtjet. – Graf

Po të mos ishte vdekja, jeta do të humbiste çdo poezi. – Graf

Jeta dhe vdekja janë të barabarta: asnjëra nuk mund të bëjë pa tjetrën. – Dalsem

Jeta e mirë – argumenti i pakundërshtueshëm. – Ben Xhonson

Të jetosh do të thotë të lëvizësh papushim përpara. – Semuel Xhonson

Është me të vërtetë i mjerë kush kërkon jetë të lehtë. – Xhordan

Jeta jonë është luftë. – Euripid

Në qoftë se ti çmon jetën tënde, mos harro se edhe të tjerët nuk e çmojnë më pak të tyren. – Euripid

Libri, ku të gjitha fjalët shkruhehshin me shkronjë të madhe do të sihte e vështirë ta lexoje; kështu edhe me jetën ku të gjitha ditët do të ishin të diela. – Zhan Pol

Të jetosh do të thotë të lindësh papushim. – Zhuando

Borxhet e shkurtojnë jetën. – Zhuber

Jeta më e lehtë është në tempull. – Ihara Sajkaku

Jeta e njerëzve të dhënë pas qejfeve, pa arsye dhe moral nuk ka asnjë vlerë. – Kant

Kush arrin ta mbush çdo rast me përmbajtje të thellë, ai e zgjat pafundësisht jetën e vet – Kurc

Frutet e pjekura me nxitim nuk rrojnë gjatë. – Kurci

Libri më i madh është libri i jetës, të cilin nuk mund as ta hapësh, as ta mbyllësh sipas qejfit. – Lamartin

Kush nuk çmon jetën nuk është i denjë për të. – Leonardo da Vinçi

Sikundër një ditë e kaluar mirë sjell gjumë të qetë, ashtu edhe një jetë e jetuar mirë sjell vdekje të lehtë. – Leonardo da Vinçi

Çdo jetë duhet të ketë disa kohë me shi. – Longfello

Njeriu është krijuar të rrojë, jo të egzistojë. – London

Kështu fluturimthi, brezi ndërron brezin, duke i lënë atij si në vrapim, stafetën e jetës. – Lukrec

Jeta jonë është si lumë që derdhet në det. – Manrike

Le të rrojmë n’atë mënyrë që kur të vdesim, edhe varrmihësit t’i vijë keq për ne. – M. Tuein

Më gjatë se jeta e tij, jeton ai që së mirës ju kushtua. Të kujtosh jetën e mirë – dy herë do të thotë të jetosh. – Marcial

Ne vetë e zymtësojmë shumë jetën, duke menduar për vdekjen. – Monten

Jeta në vetvete nuk është as e mirë as e keqe: ajo është enë edhe e së mirës, edhe e së ligës, varet nga ne cila të jetë. – Monten

Jeta jonë matet me përpjeket që na ka kushtuar. – Moriak

Jeta e njerëzve të mirë është rini e përjetshme. – Nodje

Jeta na duket me të vërtetë e lehtë, vetëm atëherë kur është fjala për të tjerët. – Norman

Ne plakemi, por kjo është mënyra e vetme për të rrojtur gjatë. – Ober

Çdo gjë rrjedh, nuk ka asgjë të palëvizshme në jetë. – Ovidi

Ai që jeton për hir të jetës në shekuj, nuk i trembet vdekjes. – Pen

E papritura në jetë është më e shpehstë se e papritura. – Planti

Të kuptosh ç’është e drejtë, të ndjesh ç’është e bukur, të dëshirosh ç ‘është e mirë – ja qëllimi i jetës së arsyeshme. – Platoni

Jeta në vetvete ëshët e shkurtër, por kur është fatkeqe na duket e gjatë. – Publili Sir

Jeta i është dhënë njeriut në formë borxhi dhe jo dhuratë. – Publili Sir

Jetojnë keq ata që gjatë gjithë jetës përpiqen të jetojnë. – Publil Sir

Të dashurosh diçka më të lartë se jetën, do të thotë të bësh jetën diçka më të lartë se ç’është. – Restan

Ndonëse jeta njerëzore nuk ka çmim, ne gjithmonë veprojmë sikur të egzistonte diçka më e çmueshme. Sent-Ekzyperi

Duhet ngrënë për të jetuar, dhe jo jetuar për të ngrënë. – Sokrati

Në qoftë se doni që jeta t’ju buzëqeshë, dhurojini ju më parë asaj humorin tuaj të mirë. – Spinoza

Të rinohesh me kalimin e vitve, ky është arti i vërtetë i jetës. – Telman

Jeta në mosnjohje nuk është jetë. Kush rron në mosnjohje ai vdes sa merr frymë. Njohja dhe jeta janë të pandashme. – Fojhvanger

Tërë sekreti i zgjatjes së jetës është të mos e shkurtosh atë. Fojhsterleben

Ndryshoi kushtet e jetës së njerëzve dhe njerëzit do të bëhen më të mirë, për të qenë të denjë për këto kushte. Fletçer

Po të duash të zgjatësh jetën, zvogëlo tryezën. – Franklin

Të rikujtosh jetën e kamur është mbase njëlloj, si ta rijetosh atë. – Franklin

Mund të dyshosh për çdo gjë, por kushtet e jetës nuk ndryshojnë nga kjo. – Frans

Jeton më gjatë ai, që vigjëlon më shumë. – Tomas Fuler

E njeh jetën vetëm ai që depërton në thellësi të saj. – Stefan Cvajg

Kush jetën nuk rrezikon, atë kurrë nuk e shijon. – Shiler

Maji i jetës lulëzon vetëm një herë. – Shiler

Jeta është përjetësia në miniaturë. – Emerson

Për hir të jetës vetë harrojmë qëllimin e jetës. – Juvenal