Në parkun e madh të qytetit, ku banorët gjenin qetësi dhe çlodhje mës gjelbërimit të barit dhe ngrohtësisë së diellit, dy fëmijë, një djalosh dhe një vajzë paksa më e madhe në moshë, por edhe më e djallëzuar në mendje, e pyeti atë duke drejtuar gishtin:
– Ej, Tomas, kush është ai burri ulur atje në stol?
Tomasi vështroi në drejtimin e gishtit të saj dhe pa që zotëria që qëndronte ulur në stol e që mbante ca fletë në duar ishte pikërisht profesori i vëllait të tij.
– Ai zotëri është profesori i vëllait tim, vëllai më ka thënë se është njeriu më i meçur që njeh!
– Ashtu…, – ia priti vajza duke picirruar sytë.
Pa i thënë asgjë shokut të tij, ajo u sul me vrap nëpër park derisa arriti të kapte një flutur dhe po e mbante midis duarve të saj.
– Kam një ide , – i tha ajo shokut të saj.
– Çfarë? – u përgjigj ai i hutuar.
“Do ta mbaj fluturën të mbuluar midis duarve të mia, dhe do ta pyesim profesorin nëse flutura është e gjallë apo apo e pajetë.
Nëse profesori thotë që flutura është e pajetë, unë do t’i hap duart dhe do ta lejoj atë që të fluturojë në ajër.
Nësee profesorit thotë që flutura është e gjallë, atëherë unë do t’i bashkoj duart që ta mbys atë.
Në këtë mënyrë, e nxjerrim gabim profesorin, çfarëdo përgjigje që të japë!”, – tha vajza.
Pasi ranë dakord me planin e tyre të fshehtë, ato vrapuan për tek stoli ku qëndronte ulur profesori.
E përshëndetën dhe i thanë se kishin dëgjuar se ai ishte një burrë i mençur.
Profesori buzëqeshi me fjalët e fëmijëve dhe u tha:
– Atëherë, cila është pyetja juaj?
– Profesor, a e gjen dot çfarë kam në duar? – e pyeti menjëherë vajza.
– Sigurisht, ti po mban një flutur. – u përgjigj ai pa hezituar.
– Saktë profesor, por a është flutura e gjallë apo e pajetë? – pyeti ajo menjëherë.
Profesori vështroi fytyrat e fëmijëve dhe me një buzëqeshje të hollë u tha:
“Nëse flutura është e gjallë apo e pajetë, kjo varet nga duart tuaja!”
Profesori i mençur dhe flutura është një tregim i shkurtër për fuqinë e marrjes së përgjegjësive në jetën tonë.
Në jetë është e lehtë të gjesh justifikime për gjithçka, e madje t’i bindësh të gjithë me justifikimet e tua, përse nuk jeni aty ku donit të ishit duke jetuar jetën që donit.
Gjëja e parë që duhet ta kuptojmë është se jeta në të cilën jetojmë është në duart tona, zgjedhjet që bëjmë pasqyrojnë mënyrën sesi do ta jetojë atë.
“Qoftë kur mendoni se mundeni apo edhe nëse mendoni se nuk mundeni, ju gjithsesi keni të drejtë”. – Henry Ford
“Whether you think you can, or you think you can’t – you’re right,” – Henry Ford