“E mundshmja” pyet të “Pamundshmen”: Ku jeton? U përgjigj: Në ëndrrat e…”/Mençuri e Thellë Arabe

Qytetërimi dhe kultura nuk përbëhen vetëm nga ndërtimet dhe sendet e krijuara, por edhe nga proverbat.

Fjalët e urta janë pasqyrë e pastër e qytetërimit të popullit.

Kështu, proverbat janë “lulja e mendimit” dhe e gjykimit popullor si dhe thelb praktik, teorik, filozofik, estetik dhe moral i veprimtarisë së popujve gjatë gjithë historisë.

Proverbat në thelb synojnë të përgatisin njeriun për jetën, ta mësojnë e ta udhëheqin atë në punë, në sjellje, në veprimtari, në përpjekjet e veta si qytetar dhe pjesëtar i një kolektivi apo i një shoqërie të caktuar.

Ato paraqiten kështu edhe si mesazhe, ku secili proverb e ka gjithmon synimin moral, si dhe edukimin e brezit.

Prandaj, proverbat gëzojnë një respekt dhe autoritet të madh tek njerëzimi.

Mund të thuhet se nuk ka “pore” të jetës së njeriut, nuk ka qoshe të mendimit e të psikologjisë së tij, ku të mos ketë depërtuar drita e fuqishme e syrit të mprehtë dhe e mençurisë së proverbit, ndaj edhe i sjellim shpesh nëpër artikuj fjalët e urta.

Kësaj here, kemi përgatitur një material me proverba arabe, thëniet më të mira, edhe pse pa dyshim, ato janë me mijëra, pasi kultura arabe njihet për shprehje të urta.

“E mundshmja” pyet të “Pamundshmen”: “Ku jeton”? U përgjigj: Në ëndrrat e të paaftëve.

Gjithnjë, derisa qëndron në këmbët e tua, mos vajto nëse nuk mundesh të vraposh.

Më mirë është të shpenzosh një qiri të vogël, se sa tërë jetën ta kalosh në terr.

Shtëpia pa libra është shtëpi pa shpirt.

Nuk është i fortë ai që gjithnjë fiton luftërat, por i dobët është ai i cili gjithnjë e humb paqen.

Nëse do që të urrejnë të gjithë, tregoju të gjithëve se kush janë.

Epitetet janë shenjat e ahmakut, njerëzve të mëdhenj nuk u duhet asgjë më shumë se sa emri i tyre.

Kush e do një dru, do edhe degët e saj.

Mos e arrij paqen me luftë, por me marrëveshje.

Kur drejtësia zhduket nga faqja e dheut, njeriu bëhet i pavlefshëm.

Nuk është kënaqësi të punosh gjithnjë atë që dëshiron, por është kënaqësi kur e do punën që e dëshiron.

Më e keqja çka mund t’i ndodhë një njeriu është papunësia dhe që nuk e do askënd.

Turpi është bukuria e femrës dhe vlerë te meshkujt.

Nëse digjet shtëpia e fqinjit, ruaje tënden.

Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua dhe jo ai i cili ta zbukuron gabimin tënd për t’u bërë më i dashur.

Miqësia është si pusi, sa më tepër nxjerr (jep, fal), bëhet më i thellë.

Buzëqeshja është fjalë e bukur pa shkronja.

Mos kujto shumë atë çfarë e ke humbur, për të mos e humbur atë çfarë e ke.

Kush kënaqet me vepra të vogla të dynjasë, të gjitha vështirësitë do t’i jenë të lehta.

Fjala e mirë është pasaportë për arritje te çdo zemër.

Sa më i madh të jetë mashtrimi, do të jetë më e vogël kënaqësia.

Nëse nuk do të keqen nga ti, ik ti nga e keqja.

Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim.

Kush mbjellë të mira, korr falënderime.

Edhe në kopsht të mirë, din me qenë ndonjë gjarpër.

26. Jeta është gjëja e vetme që, sa më shumë rritet, aq më shumë bie.

Zemra është hapësira, ndërsa goja është dorëza, gjuha është çelësi për këtë arsye, çdo kush le ta ruajë çelësin e fshehtësisë së tij.

Përvoja është krëhëri, të cilin ta fal jeta kur të bien flokët.

Paraja është e mirë si shërbëtore, por i keq si pronare.

Madhësia e dijes tënde lind xhelozi, ndërsa modestia e zemrës tënde lind miq.

Nëse i verbëri e udhëheq të verbërin, të dy do të bien në humnerë.

Çasti i dhimbjes zgjat një orë, ndërsa kënaqësia një moment.

Nuk duhet t’i frikësohesh krismës, sepse plumbi që të qëllon nuk dëgjohet.

Të mjerin e tërheqin flokët e gjata të tij, ndërsa nuk e sheh se po i zgjatet gjuha.

Nëse do të shohësh realitetin femëror, shikoje atë me sy mbyllur.

Kush gabon është njeri, ndërsa ai që në gabime qëndron – është djall.

Forca e zinxhirit matet me dobësinë e hallkave të tij.

Më mirë është të martohesh me varfanjaken, se “të hash” me pasaniken.

Njerëzit mund të jetojnë pa ajër disa minuta, pa ujë dy javë, pa ushqim dy muaj, ndërsa pa idetë disa vjet.

Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.

Kush blen atë që nuk i duhet, shet atë që i duhet.

Kur dikush lavdëron dikë, pak kush beson në atë. Ndërsa kur kritikon dikë, atë çdokush e beson.

Rehat flen ai, që nuk ka atë nga e cila ai frikësohet.

Martesa ndodh papritur sikurse pikë ngjyra në rrobe.

Nëse dikush mund të blejë kapelën, nuk mund të blejë edhe mendjet.

Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të hollat.

Sikur njerëzit të pengohen të flasin mirë për vete dhe keq për të tjerët, pjesa dërmuese e njerëzimit do të mbeten memec.

Nëse fëmija luan me jetën e vet, jeta luan me të kur të rritet.

Zgjidhi fjalët para se t’i thuash dhe jepi zgjedhjes mjaft kohë, sepse fjala duhet të piqet sikurse pema, i duhet pak kohë për tu pjekur.

Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja.

Mbret unë, mbret ti – kush e sjell ujin?

Lehtë është kur të çmojnë të tjerët, por vështirë kur ti çmon vetveten.

I lumtur është ai që fytyrën e tij e poshtëron nga brengat, kokën nga mendimet e këqija dhe trupin nga sëmundja.

Penda e mirë nuk mjafton që të bëjë zogun e bukur.

Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrë.

Nëse armiku nga ti kërkon këshilla – jepi, sepse mund të bëhet mik.

Ik nga të duash të duash, pot nga vetja nuk mund të ikësh.

Nëse je i pasur han kur të duash, nëse je i varfër han kur të mundesh.

Nëse dikush të thotë të dua si vëllain, kujtoje tregimin mbi Kabilin dhe Habilin.

Nëse flet me nxitim, do të thuash ndonjë fjalë që do të pendohesh sa të jesh gjallë.

Qenit të rrahur mjafton t’ia tregosh gurin.

Sjellja e mirë mbulon shumë negativitete, sikur sjella e keqe që mbulon shumë veti të mira.

I pasur është kush nuk ka borxh, apo ai i ri që është i shëndoshë.

Pak dije e shumë punë

Disa femra mendojnë se martesa është rasti më i mirë për t’u hakmarrë me dikë.

Kur dy gjedhë grinden pas një plaçke, ujku ndien grindjen e tyre dhe vjen me na zgjidh problemin.

Shëndeti është ai që të bën ditën të duket, se është më e mira e vitit.

Fatura telefonike është dokumenti më i mirë që tregon se më mirë është me hesht, se me fol.

Pasanikut është vështirë me i falë diçka, të ngopurin është vështirë me qeras.

Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që kërkon shumë.

Më lehtë mund të vuash nga e vërteta, se sa të kënaqesh nga gënjeshtra.

Nuk është dorëdhënie e mirë ajo kur më jep atë që kam nevojë më shumë se ti, por është më dhurim i mirë të japësh atë që të nevojitet më shumë se mua.

Kush gabon duke buzëqeshur, do të digjet duke qarë.

Qeni lëviz bishtin, ndërsa dyfytyrëshi me gjuhë.

Më e mirë është nëna më e keqe, se njerka më e mirë.

Kur njeriu vendos të martohet, ai është vendim i fundit që e ka marrë.

Njeri i suksesshëm është ai që e mbyll gojën para se të tjerët të mbyllin veshët nga ai, sikurse edhe ai qëi hap veshët para se të tjerët të hapin gojën.

Të mos marrim pjesë në formulimin e të metave të huaja, sepse edhe të tjerët kanë gjuhë dhe sy, sikurse ti.

Nëse nuk mundesh të më ndihmosh, mos më pengo.

Më mirë është të rrëshqet këmba, se sa gjuha.

Kur shkon përtacia rrugës, i shtohet varfëria.

Nuk është me rëndësi a do dikë, por kush është ai që do…

Që të ruash shokun, më parë ti duhesh të jesh shok.

Që të flasësh fjalë të mira, duhet të dëgjosh mirë.

Vrimat e çorapeve nuk i din askush, përveç këpucës.

Nuk ka më trim se kali qorr.

Ruaju derës me shumë çelësa.

Nëse njeriut jo të mençur ia jep thikën, je bërë vrasës.