“E vetmja ankesë e imja është se nuk jam dikush tjetër”/ 15 Thënie Super Ironike

Ka disa momente kur krejt papritur, lexojmë, dëgjojmë apo ndeshemi me një thënie e cila ka aq shumë ironi dhe sarkazëm të dendësuar brenda saj saqë na vjen të shpërthejmë në të qeshura.

Duam ta ri-lexojmë dhe të qeshim prap, dhe bëjmë atë urimin brenda vetes që të mos e harrojmë kurrë atë shprehje…

Kënaquni me këto thënie, qeshni me to, bëjini dhe të tjerët të qeshin me to dhe na thoni cila ju pëlqeu më shumë.

Egoisti: Një njeri që interesohet më shumë për veten e tij sesa për mua. – Ambrose Bierce

E pyeta pse u bë prift dhe mu përgjigje se, meqë duhet të punonte për dikë, një pronar që do të mungonte tërë kohën ishte zgjedhja më e mirë. – Jeanette Winterson

Jam keqkuptues i mbrapshtë. Dyshoj se njerëzit bëjnë komplot për të më bërë të lumtur. Salinger

Më pëlqen puna, më frymëzon. Mund të ulem me orë të tëra dhe ta vështroj. –  Jerome K. Jerome

Martesë: një ceremoni ku gruaja vë një unazë në dorën e saj dhe burri në hundën e tij. – Herbert Spencer

Demokracia është procedura me të cilën njerëzit zgjedhin të lirë atë mbi të cilin do të hedhin fajin. – Lawrence J. Peter

Ndërmjet gjërave të mëdha që nuk mund të bëjmë dhe të voglave që nuk do të bëjmë, ekziston rreziku të mos bëjmë asgjë. – Adolph Monod

Ka shumë rrugë të ecësh përpara, por vetëm një për të qëndruar vendnumëro. – Franklin Delano Roosvelt

Mos lër atë që nuk mund të bësh të përzihet me atë që mund të bësh. – John Wooden

Duhen dy veta për t’u thënë e vërteta. Njëri të flasë dhe tjetri të dëgjojë. – Henry David Thoreau

E vetmja ankesë e imja është se nuk jam dikush tjetër. – Woody Allen

Do të dëshiroja të isha grua për të dashuruar një burrë si unë. – Wolinski

Nuk kam folur me vjehrrën time tetëmbëdhjetë muajt e fundit. Nuk i pëlqen ta ndërpresin. – Ken Dodd

Qetësia është e vetmja gjë e artë që gratë nuk duan… – Monica D’Anna

Keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “Grua e pak fjalëve?” – Matteo Romitteli

Kur dy zemra takohen do të thotë se ka rrëmujë në sallën e operacionit. – Fabio Fazio