“I Bëjnë 95% e Meshkujve!”/ 2 Gafat e Zakonshme që Meshkujt Bëjnë me Kostumet e Tyre!

Veshja e një kostumi për meshkujt është absolutisht një “fushë e minuar”.

Colin Hunter, CEO dhe bashkëthemelues i markës së modës për burra, Alton Lane, thotë se komplikimi i veshjes është një nga gabimet më të mëdha që sheh tek burrat kur veshin kostume.

Colin Hunter, CEO dhe bashkëthemelues i Alton Lane

Ai gjithashtu thotë se burrat kanë tendencë të mos investojnë tek vetja e tyre.

“Unë gjithmonë e kam urryer të bëj shopping.”

Colin Hunter i kupton betejat me të cilat përballen burrat kur bëjnë pazar për rroba. Kjo është arsyeja pse ai e la punën e tij si një konsulent menaxhimi për të hapur kompaninë e tij të veshjeve “nga këndvështrimi i një klienti që urren të blejë“.

Alton Lane tani është në vitin e nëntë të biznesit dhe ka veshur klientë të profilit të lartë duke përfshirë ish-presidentët George H.W. Bush dhe George W. Bush.

Si një person që merret kryesisht me kostumet e meshkujve, Hunter është mësuar me shumë gabime që bëjnë djemtë kur veshin kostume. Ja cilat janë dy gabimet që ai vë re më së shumti:

1. Mos i komplikoni gjërat

Ne ua kujtojmë klientëve tanë gjithë kohës që të mbajnë një stil të thjeshtë,” – thotë Hunter. “Mos u mbingarkoni ose kombinoni shumë modele – mendoj se ky është një gabim që meshkujt e bëjnë shumë shpesh“.

Sipas Hunter, meshkujt shpesh kombinojnë modele kostumesh me aksesorë të guximshëm në një mënyrë që është mbytëse.

Nëse do të keni një copë që dominon dhe bie në sy, kufizohuni në një, mos i shtoni të tjera“, – thotë ai.

“Nëse keni një kollare interesante apo një shami xhepi të këndshme, kombinojeni atë me një këmishë të plotë dhe një kostum solid, pa ngarkime. Është mirë që të keni një stil që pakëson detajet dhe ju bën të dukeni me më shumë vetëbesim sesa si një karikaturë”.

@Shayanne Gal/Business Insider

2. Mos e nënvlerësoni veten tuaj, investoni me zgjuarsi!

Shumë meshkuj thjesht nuk shpenzojnë mjaftueshëm para për veten e tyre, gjë që duket e çuditshme nëse ata duhet të veshin një kostum shumicën e ditëve të vitit apo edhe vetëm për një rast të veçantë.

Investimi në prezantimin e vetes – jashtë shëndetit dhe arsimit – është kritike për karrierën tuaj, për rrethanat sociale“, – thotë Hunter.

Hunter këshillon maksimizimin e çfarëdo buxheti që duhet të investoni në një kostum të mirë që do të zgjasë dhe do t’ia vlejë.

Do të preferoja të kisha një kostum të mirë sesa katër kostume mesatare,” – thotë ai.

Ju mund ta bëni atë kostum të mirë t’ju zgjasë sa më shumë – nëse është stili i duhur për ju.

“Një kostum blu është diçka që mund ta vishni për çdo gjë që nga zyra deri në një koktej, event apo rast të veçantë”. Kur e mbani atë si një xhaketë sportive me një palë xhinse apo diçka tjetër, do të duket më pak se keni veshur një xhaketë kostumi. Do të bjerë më shumë në sy”.

Ndaj, nëse keni mundësi, maksimizojeni buxhetin tuaj dhe investoni në një kostum të bukur blu. Por kujdes, mos shkoni ta shkatërroni atë me aksesorë ekstravagantë dhe të panevojshëm.