Ja si ua qepte gojën Abraham Linkolni atyre që donin ta bënin të ndjehej inferior…

Abraham Linkoln ishte president i Amerikës, babai i tij ishte një këpucar.

Disa anëtarë egoistë të senatit u ndjenë veçanërisht të fyer që midis tyre gjendej edhe djali i një këpucari. Kjo kapi kulmin në momentin kur ai u bë President.

Ata ishin aristokratë, të cilët besonin se ishte e drejta e tyre natyrore për të qenë në postin më të lartë të qeverisë.

Në ditën e parë kur Linkoln mbajti fjalimin e tij – një njeri u ngrit dhe i tha:

“Z. Linkoln, Ju nuk duhet të harroni se babai juaj dikur bënte këpucë për familjen time”, dhe gjithë senati qeshi.

Linkoln e vështroi zotërinë dhe i tha me durim:

“Zotëri, e njoh këtë fakt dhe do të ketë shumë të tjerë këtu si puna juaj – sepse mënyra si i bënte këpucët, nuk krahasohej me askënd tjetër. Ai ishte një krijues. Këpucët e tij nuk ishin vetëm këpucë, por jepte gjithë shpirtin për punën e tij.

Ndonjë ankesë?

Askush nuk është ankuar kurrë për këpucët e babait tim. 

Besojeni, ai ishte një gjeni, një krijues i madh – dhe unë jam krenar për babanë tim. I gjithë senati u shtang.

Ai e kishte kthyer bërjen e këpucëve në art, kreativitet, dhe ai ishte krenar për këtë. 

Edhe po të ishte në vendin tim, Presidenti i Amerikës, ai do të ishte gati të bënte një palë këpucë, nëse merrte ndonjë ankesë, por nuk e mori kurrë një të tillë.

Duke parë zotërin që e kishte mbetur gojëlidhur, Linkoln këmbënguli se “tani duhet të flisni, përse ju iku goja?” vetëm pak minuta më përpara donit të më bënit turpëronit, të më bënit të ndjehesha inferior por shikojeni veten tuaj, ju e bëtë veten inferiorë”.

Morali: Çdo punë ka rëndësinë e saj, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë bëni, ajo që ka rëndësi është sesi e bëni, me dashurinë dhe vizionin tuaj.