Ai ishte modeli i njeriut që nuk reshti kurrë së mësuari. Ai e konsideronte trurin njerëzor si plastelinë, materie e aftë për të marrë çdo formë e për të mësuar çdogjë nga çdo fushë. Ai konceptoi makina fluturuese. Ai hodhi bazat e përdorimit të energjisë diellore të përqëndruar. Ai ishte artist, inxhinier, piktor, filozof, student i fiziologjisë humane. Ai hartoi teorinë fillestare të pllakave tektonike.
Ai është piktori i “Darkës së Fundit” dhe “Mona Lisa”-s, emri i tij është Leonardo da Vinçi dhe këto janë thëniet e tij më të shquara:
“Ashtu si një ditë e mirë sjell gjumë të lumtur, po kështu që një jetë e shpenzuar mirë sjell vdekjen e lumtur”.
“Njohja e së kaluarës dhe e vendeve të tokës është stolia dhe ushqimi i mendjes së njeriut”.
“Arsyeja e shëndoshë është ajo që gjykon gjërat, që i janë dhënë asaj nga shqisat e tjera”.
“E vërteta e gjërave është ushqimi kryesor i intelekteve superiore”.
“Gjenitë janë më aktivë, atëherë kur janë duke bërë më pak punë”.
“Gjithë njohuritë që mbarojnë me fjalë do të vdesin po aq shpejt sa vijnë në jetë, me përjashtim të fjalës së shkruar: që është pjesa e saj mekanike”.
“Ashtu si ushqimi i ngrënë pa oreks është një ushqim i lodhshëm, po kështu edhe studimi pa zell dëmton kujtesën duke mos e asimiluar atë që përthith”.
“Ka katër fuqi: kujtesa dhe intelekti, dëshira dhe lakmia.” Dy të parat janë mendore dhe të tjerat shqisore: tre shqisat, shikimi, dëgjimi dhe nuhatja nuk mund të ndalohen mirë, prekja dhe shija nuk mund të pengohen fare”.
“Të gjitha njohuritë tona e kanë origjinën në perceptimet tona”.
“Eksperienca nuk gabon kurrë; vetëm gjykimet gabojnë, duke premtuar efekte të tilla që nuk janë shkaktuar nga eksperimentet”.
“Kënaqësia më fisnike është gëzimi i të kuptuarit”.
“Kam qenë i impresionuar me urgjencën e të bërit. Të dish nuk mjafton, duhet të zbatosh. Të jesh i gatshëm nuk mjafton, duhet të bësh”.
“Prej kohësh kam vënë re se njerëzit me arritje, rrallëherë ulen dhe lejojnë që gjërat të ndodhin për ta. janë ata që dalin dhe ‘u ndodhin’ gjërave”.
“I varfër është nxënësi që nuk e parakalon mësuesin e tij”.
“I dua shumë ata që janë në gjendje të buzëqeshin në vështirësi, që mund të mbledhin forcë nga shqetësimi dhe të rriten me guxim përmes reflektimit. Është puna e mendjeve të vogla që të tkurren, por ata zemra e të cilëve është e vendosur dhe ndërgjegja e të cilëve miraton sjelljen e tyre, i ndjekin parimet e tyre deri në vdekje”.
“Koha qëndron mjaftueshëm, për këdo që do ta përdorë”.
“Thjeshtësia është sofistikimi përfundimtar”.
“Të mësuarit kurrë nuk e shteron mendjen”.