“Kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte!”/ Thëniet më të Bukura Kroate

Popullin kroat e çmojnë për mprehtësinë e tij dhe për respektin e ndërsjellë që ekziston midis kulturave tona.

Një popull i mendjemprehtë nuk ka sesi të mos ketë thëniet e tij të urta e të bukura.

Ne i kemi i përzgjedhur disa prej tyre, për kënaqësinë e lexuesve tanë.

Durimi shemb edhe dyert prej hekuri.

E vërteta është vesa e qiellit. Mbaje atë në një enë të pastër.

Është e lehtë të hedhësh një gurë në lumë, por është vështirë ta nxjerrësh.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Kur bien këmbanat e mëdha, të voglat s’dëgjohen.

Ku i drejti nuk ka forcë, forca bëhet drejtësi.

Kur s’je i mirë dëshiron të flasësh për të këqijat e të tjerëve.

Ku s’ka grua s’ka shtëpi.

Kush ble ç’ka s’i duhet, do t’i shesë ato që i duhen.

Kush largon një ferrë nga rruga ka një mëkat më pak, sepse ai që do ta shkelte do ta kishte nëmur.

Kush pyet shpesh gjatë rrugës nuk e humbet kurrë atë.

Mendimet e mira janë gjysma e shëndetit.

Më mirë një lugë supë në paqe sesa tryezë plot e me grindje.

Më trego një mik që pranon të qajë me mua, se ata që duan të qeshin i gjej vetë.

Në një pyll pema mbështetet për pemë, te një komb, njeriu mbështetet në njerinë.

Nganjëherë është mirë t’i bindesh një gruaje të mençur.

Nuk ka dimër pa të ftohtë, pranverë pa diell, as kënaqësi pa e ndarë me të tjerët.

Njeriu me fytyrë të shëmtuar mos të hapë dyqan.

Kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte.

Po deshe të njohësh një njeri, vëre të drejtojë.

Po pate zor të njohësh një njeri shih kush e frekuenton. Atëherë do ta njohësh.

Thuaje të vërtetën por pastaj ik shpejt.

Xhelozia dhe dashuria kanë sy të mëdhenj.

Zakonet e vjetra janë këmisha hekuri.

Zoti mbyll një portë për të hapur njëqind.