“Kushdo që bën arbitrin në Lëndën e Ndërgjegjes, do të mbytet në të qeshurat e…”/ Thëniet më të Bukura të Filozofisë

Zoti nuk luan me zare.

Kushdo që bën arbitrin në lëndën e Ndërgjegjes, do të mbytet në të qeshurat e perëndive.

Nuk mund ta konceptoj universin pa ndjenjën fetare.

Një Zot e mbulon me natë të errët rrjedhën e pandalshme të kohës.

Të kuptosh ç’është e drejtë, të ndjesh ç’është e bukur, të dëshirosh ç’është e mirë, ja qëllimi i jetës së arsyeshme.

Nëse bëni një vlerësim për Zotin, mos u nisni nga kjo botë, sepse është një nga veprat që nuk doli mirë.

Nëze Zoti nuk ekziston, atëherë mbetet që Zot të jetë Darvini.

Si historian e di mirë se të gjitha periudhat e begata kanë një fund. Është në natyrën e njeriut ta kërkojë vetë belanë.

Nuk ka rëndësi nëse macja është e zezë apo e kuqe. E rëndësishme është që të kapë miun.

I urti kërkon të arrijë mungesën e dhembjes, jo kënaqësinë.

Asgjë nuk e rraskapit më tepër njeriun sesa mungesa e aktivitetit.

Ah sikur njerëzit të kuptonin se dhembja sjell dhembje dhe gëzimi sjell gëzim!

Janë të shumtë ata që puthin një dorë të cilën do të donin ta kafshonin.

S’ka njeri të pagabueshëm në botë; mendimtari nuk i thotë të birit mos gabo, por e këshillon, të gabojë sa më pak.

Askush nuk ka bërë gabimin m ëtë mëadh në jetë sesa ai që nuk bëri asgjë ngase ajo çka mund të bënte ishte shumë pak.

E mundshmja pyet “Të pamundshmen”:

-Ku jeton?

-Në ëndrrat e të paaftëve – qe përgjigjja.

Një punë e bukur është më e dobishme sesa një mijë fjalë të bukura.

Pamundësia? Fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e torollakëve.

Për botën materiale folozofia është si masturbimi për seksin.

Prometeu është martiri më fisnik në kalendarin e filozofisë.

Nuk ka asgjë të qëndrueshme përveç ndyrshimit.

Masa e sigurt e çdo force është qëndresa që ajo mposht.

Nuk ka asgjë më të fuqishme se ideja koha e së cilës ka ardhur.

Vështirësitë kundër të cilave njeriu duhet të luftojë, janë shkolla e tij.

Bashkimi i bën të mundshme gjërat e pamundshme, përçarja i bën të pamundshme të mundshmet.

Është më mirë të ndezësh një qiri sesa të shash errësirën.

Të marrët hapin rrugën ku më vonë ecin të mençurit.

Janë momentet e përjetësisë që gjejnë çastin dhe shfaqjen e ardhme në një ëndërr tashmë të vjetër.

Ëndrrat dhe dëshirat tona ndryshojnë botën.

Mba mend: nga goja dalin vetëm skorjet e mendimit.

Të ligat që ikin janë te ti.

Duhet investuar shumë kohë për t’u bërë të rinj.

Yjet janë vrima në qiell, nëpër te cilat filtron drita e pafundësisë.

Nuk und të bëj asgjë për atë që nuk bën pyetje.

Kush mundet, le ta bëjë, kush nuk mundet, le ta mësojë.

Shkëlqimi i tjetrit, nëse e nuk ke ti vetë, nuk do të të bëjë kurrë të shkëlqyer.

Kushdo është i lirë të merret me atë çka e tërheq, çka i fal kënaqësi, çka i duket e dobishme, por studimi i vërtetë i natyrës njerëzore është njeriu.

Jeta është iluzioni më i vërtetë dhe e vërteta më iluzive.

Keqardhja është kohështymja e të pazotëve.

Ironia e jetës qëndron në faktin se ajo jetohet në kah përpara, porse përfshihet në kahun prapa.

Ka një gjë tjetër që e bën njeriun superior ndaj makinës; di ti shitet vetvetes.

Pyesja veten nëse, ashtu si në luftimin me dema, edhe në jetë, vendet më të mira të mos ishin ato të pjesës në hije.

Macja me dorashka nuk i kap minjtë.

Sado të flasin mirë për ne, nuk na mësojnë asgjë të re.

Kush mbjell të mira korr falenderime.

Përvoja është krehëri që jeta ta flak pasi të bien flokët.

Forca e zinxhirit matet me dobësinë e hallkave të tij.

Nëse i verbëri udhëheq të verbërin, të dy do të bien në humnerë.

Nëse dikush mund të blejë kapelen, nuk blen me të edhe mendjen.

Nëse fëmija luan me jetën e vet, jeta luan me të kur të rritet.

Ik nga të duash, nga vetja nuk mund të ikësh.

Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrë.

Nuk shiten drunjtë në pyll, as peshku në ujë.

Kur dy gjedhe grinden për diçka, ujku ndien poteren e tyre dhe vjen t’ua zgjidhë problemin.

Për kohën kanë folur shumë, Për mua koha është ena që peshon më shumë kur është bosh.

Më trego forcën tënde të të tregoj dobësinë tënde.

Kështjellat në erë ndërtohen pa shumë shpenzime, por janë më të vështirat për t’u shembur.

Njeriu modern mendon se humb kohë nëse nuk bën diçka shpejt. Por ai nuk di ç’të bëjë më pas me kohën që fiton, ndaj e vret atë.

Për të arritur agimin nuk ka rrugë tjetër veçse përmes natës.

Kape ditën.