Mesazhi i Fuqishëm Për Jetën që u Gjet në Shishen që e Ktheu Deti…

Një mesazh i vërtetë u gjet në një shishe me shënimin më prekës brenda.

Një ditë, duke ecur përgjatë bregut të Gjirit, një burrë bëri një zbulim interesant.

Ndërkohë që shishet dhe mbeturinat e tjera janë të zakonshme në rajonet bregdetare, kishte një shishe me diçka brenda, kështu që ai vendosi ta merrte në shtëpi për ta hetuar.

Gryka ishte e mbyllur dhe lundrimi i gjatë nëpër det e kishte taposur edhe më fort, ndaj dhe kërkonte përpjekje shtesë për ta hapur.

Pasi e hapi, ai gjeti një shënim fort të rrokullisur brenda.

Shënimi ishte shkruar në frëngjisht dhe datonte gati një dekadë më parë. Ishte shkruar nga një punonjës varkash i cili e hodhi atë në det duke udhëtuar nga Hjuston në Venezuelë.

Zotëria e përktheu atë nga frëngjishtja dhe… Shënimi thoshte:

“Emri im është Jean-Paul Sundstrom. Unë jam një punëtor varkash detare në një anije tregtie që është dërguar nga Houston (SHBA) për në Puerto Hoze (Venezuelë).

Për të gjithë ju, shpresoj që ju të mund të jetoni një jetë në një botë më të mirë, pa luftë, pa mjerim, ku të gjithë do të hanë me familjet e tyre, afër dhe jo larg tyre.

Refuzoni të gjitha format e skllavërimit, ruani dinjitetin tuaj.

Dëgjo zemrën tënde, vetëm kjo do t’ju udhëheqë në lumturi. Një jetë e realizuar është një jetë që u drejtua në përputhje me vlerat tuaja morale, duke dhënë gjithçka që keni për gjithçka që bëni, duke qëndruar në harmoni me atë që je, dhe nëse është e mundur, një jetë me të cilën mund të tejkalosh veten për t’u bërë diçka më shumë se vetvetja.

Për t’i dhënë diçka përsëri njerëzimit me përunje, edhe nëse është e vogël. Është në zemër vendi ku lindin projekte të bukura, dhe nga ato projekte … ne mbledhim kujtimet më të bukura.

Zoti të ndimoftë!”