Nëse një ditë dëshiron të kesh biznesin tënd, mos ia nis pa e lexuar këshillën e këtij autori…

Revolucionet e të bërit biznes janë forcat që lëvizin botën.

Për shembull, kategorizimi i punëve sipas ideve të Adam Smith-it nëpër industri të ndryshme i dha formë revolucionit industrial. Progresi teknologjik i shekullit 20-të as që mund të mendohej pa Henry Ford-in dhe shpikjen e linjës së prodhimit.

Sot, jemi në zemër të një tjetër transformimi të madh.

Modeli i biznesit të së ardhmes? Shikoni pak historikun e browserit tuaj ose app-et në smartfonin tuaj. Emrat me të cilët tashmë jeni familjarizuar që do gjeni aty janë – Amazon, Spotify, Netflix – janë standarti – i asaj që është mënyra e re e të bërit biznes: the subscription model. (Modeli i Abonimit)

Premisa themelore? Njerëzve nuk u intereson më që të posedojnë gjëra. Ata duan shërbime. Ose siç autorit të librit Tien Tzuo pëlqen ta thotë, është qumështi më tepër sesa lopa që u intereson klientëve në të vërtetë.

Këto nuk janë thjesht mënyra të reja për të fituar para.

Modeli i abonimit po transformon mënyrën sesi ushqehemi, udhëtojmë, blejmë, shohim filma, dëgjojmë muzikë dhe – sesi marrim kujdesin shëndetësor.

Kjo do të thotë se është në të mirën tonë që ta familjarizojmë veten me këtë terren të ri ekonomik.

Gjithnjë e më shumë kompani po kalojnë në “Subscription Model” për të reflektuar nevojat dhe kërkesat e ndryshueshme të klientëve.

Në vitin 2015 autori i këtij libri shkroi për Fortune një artikull ku thoshte se të ndjekësh një Business School është humbje kohe. Arsyetimi i tij? Në vija të përgjithshme atje ju mësojnë vetëm një ide bazë: krijoni një super produkt dhe shisni sa më shumë prej tij.

Bota ka ndryshuar, e bashkë me të kanë ndryshuar edhe klientët. Asgjë tjetër më mirë sesa modeli i bazuar në abonime nuk e reflekton këtë.

Pra, cila është e veçanta e Subscription Model?

Dy pika dalin në pah – aksesi dhe shërbimi.

Sot, njerëzit janë më pak të interesuar të zotërojnë produkte. Ajo çfarë ata realisht duan është mundësia që t’i përdorin ato. Kompanitë inteligjente nuk shesin CD apo makina. Në vend të tyre, ato shesin akses te muzika apo transporti.

Kjo është ajo që bizneset më të suksesshme në botë kanë të përbashkët.

Le të marrim Spotify, Uber apo Netflix. Klientët nuk janë zotëruesit e albumit muzikor, të automjeteve, apo videove; ata paguajnë një tarifë abonimi dhe mund t’i aksesojnë ato sa herë të duan.