U ula me mikun tim në një kafene të njohur në një qytet fqinj të Venecias, në Itali, në qytetin e dritave dhe ujit.
Ndërsa ne shijonim kafenë tonë, një burrë hyri dhe u ul në një tavolinë të zbrazët pranë nesh.
Ai e thirri kamerierin dhe i dha porosinë e tij duke thënë:
“Dy kafe, njërën për mua tjetër për murin”.
E dëgjuam këtë porosi me shumë interes dhe vumë re se atij iu shërbye një filxhan kafe, por ai pagoi për dy.
Kur u largua, kamarieri vuri një copë letër në mur duke thënë “Një filxhan kafe”.
Ndërkohë që ishim ende atje, dy persona të tjerë hynë dhe urdhëruan tre filxhanë kafe, dy për tryezën dhe një për murin. Ata morën dy filxhanë me kafe por paguan për tre dhe u larguan.
Këtë herë edhe kamarieri bëri të njëjtën gjë; ai vuri një copë letre në mur duke thënë: “Një filxhan kafeje”.
Ishte diçka unike dhe e parrokshme për ne. Ne e përfunduam kafenë tonë, paguam faturën dhe u larguam.
Pas pak ditësh, na u dha shansi për të shkuar përsëri në këtë kafene.
Ndërsa ishim duke shijuar kafen tonë, një burrë i veshur keq, me pamjen e një të munduari nga jeta hyri brenda.
Teksa rrinte ulur, ai shikoi në mur dhe tha: “Një filxhan kafe nga muri”.
Kamarieri i shërbeu kafe këtij zotërie me respekt dhe dinjitet.
Zotëria mori kafenë e tij dhe u largua pa paguar.
Mbetëm të habitur të shihnim gjithë këtë, më pas kamarieri hoqi një copë letre nga muri dhe e hodhi në kosh.
Tani u bë e qartë për ne – sjellja e tyre tashmë ishte e kuptueshme.
Respekti i madh për të varfrit e treguar nga banorët e këtij qyteti bëri që sytë të na mbusheshin me lot.
Mendoni për hallet që ky njeri mund të ketë patur.
Ai hyri në kafene pa pasur nevojë të ulë vetëbesimin e tij, pa qënë nëvojë të lutej apo të bëhej lypës … Ai nuk kishte nevojë të kërkonte lëmoshë një filxhan kafe… Ai vetëm vështroi në mur, bëri një porosi për veten e tij, e shijoi kafenë e tij dhe u largua.
Një mendim me të vërtetë i bukur i mirësisë kolektive. Ndoshta muri më i bukur që mund të shihni ndonjëherë!