Një herë më bënë një pyetje shumë të ndërlikuar gjatë një interviste për punë dhe …
Dhe nuk më është hequr nga mendja që ai moment:
Ju jeni duke vozitur në makinën tuaj një ditë me STUHI. Ju kaloni afër një stacioni autobusi dhe shihni tre persona që presin atje.
E para është gruaja e përsosur e ËNDRRAVE tuaja; I dyti është një mik i vjetër që dikur të ka shpëtuar jetën ty; dhe e treta është një zonjë e vetmuar e VJETËR që duket me të vërtetë e SËMURË; Nëse do të kishit pasur vetëm një vend në makinën tuaj …
Cilin do të merrnit në makinë?
Le ta mendojmë pak këtë …
Kjo është një DILEMË morale dhe etike që përdoret qëllimisht si pjesë e një interviste për punë.
A merrni gruan e moshuar … sepse ajo është në gjendje kritike dhe duhet ta shpëtoni të parën?
A merrni mikun e vjetër … sepse ai dikur të shpëtoi nga vdekja dhe kjo do të ishte një mundësi e përkryer për ju që t’ia tregoni sa e vlerësoni atë?
Sidoqoftë, të dyja zgjedhjet ju lënë ta humbni gruan e ËNDRRAVE tuaja.
Megjithatë, kandidati që u përzgjodh fitues (nga 200 aplikime gjithsesj) nuk pati asnjë vështirësi në përgjigje.
Ai thjesht tha, “Do t’i jepja çelësat e makinës mikun tim të vjetër, që ta shoqëronte zonjën e moshuar në spital, dhe do qëndroja të prisja autobusin me gruan e ëndrrave të mia”.
Përgjigjja e tij më la të mahnitur!
Krejtësisht ndryshoi pikëpamjen time … dhe më kujtoi që gjithmonë, “Të mendoj jashtë kornizës!”
“Gjithkush ka lindur me një instinkt suksesi dhe aftësie për ta arritur atë, por vetëm ata që mendojnë jashtë kornizës kanë sukses “.
Mos harroni …
“Idetë e mëdha vijnë nga njerëz mendojnë larg dhe që e sfidojnë normën, mendojnë jashtë kornizës, dhe shpikin botën që ata shohin brenda vetes … në vend që t’i nënshtrohen kufizimeve të dilemave aktuale “.
Kufijtë e së mundshmes mund të përcaktohen vetëm duke kaluar përtej tyre … në të pamundurën.
– Arthur C. Clarke