“Sa djem të bukur! Njëri, me siguri do më lirojë vend”, tha biondja me të hyrë në autobusin e mbushur plot!

Vetëm kështu gjen vend!

Me të hyrë bashkë me shoqen në autobusin e mbushur plot, biondja simpatike thirri:

– Sa djem të bukur! Njëri, me siguri do na lirojë vend…

Nga ndjenjëset u ngrit gjysma e pasagjerëve.

Mësuesja simpatike

Një mësuese simpatike për disa vite mblodhi shumën e nevojshme dhe nisi udhëtimin e shumëpritur për në Europë. Në bordin e anijes oqeanike filloi të mbajë ditar.

E hënë: E ndjeva, që kapitenit i ka rënë në sy prania ime.

E martë: Unë e kalova të gjithë paraditen në urën e kapitenit simpatik.

E mërkurë: Kapiteni më bëri një kërkesë të pahijshme për një xhentëlmen.

E enjte: Sot në mbrëmje, kapiteni u kanos, se do e mbyste anijen, nëse unë nuk do e pranoja propozimin e tij të pahijshëm.

E premte: Mbrëmë, natën unë u shpëtova jetën 600 pasagjerëve…

Turistja në Amerikë

Pasi brodhi nëpër Amerikë, turistja e huaj simpatike u ndodh papritur pa një dysh në xhep dhe nuk kishte me se të kthehej në Europë. Rastësisht takoi një marinar dhe i qau hallin. Ai i propozoi:

– Sonte, natën del në det anija jonë. Unë po ju fus tinëz, po ju fsheh në hangar dhe do ju sjell rregullisht për të ngrënë e për të pirë, kurse ju do të më flani pak… dashuri.

Vajza s’kish nga ja mbante dhe pranoi. Çdo ditë marinari i shkonte me një çantë të madhe ushqimesh dhe zbavitej…

Kaluan ditë, pastaj javë dhe mund të vijonin muaj, sikur një ditë kapiteni të mos e zbulonte marifetin e marinarit të tij. Zbriti në hangar, gjeti vajzën atje dhe i lypi shpjegime. Tjetra i zbuloi gjithçka me çiltërsi.

Ah, more çapkën i djallit! – u inatos kapiteni. – Pa shih, ç’i ka shkrepur në mendje! Veçse duhet t’ju them, zonjushë, se ju ndodheni në një traget detar, i cili bën vetëm rrugën deri te ishulli më i afërt dhe kthim…

Bukuroshja në tren

Vajza hyri në kabinën e trenit, ku tashmë qe ulur një djalë i ri. Kur treni u nis, fqinji iu drejtuar vajzës me mirësjellje:

– Më lejoni, bukuroshe..

Po nisët të më ngacmoni, unë do të tërheq këtë levën këtu dhe do e ndaloj trenin, – u grind bukuroshja.

Ai provoi disa herë t’i fliste, por më kot. Më në fund treni ndaloi në një stacion.

– Nuk e di, si do i prisni tani fjalët e mia, – foli bashkëudhëtari, duke u ngritur, – por, të them të drejtën, unë desha të merrja kaushin me mana toke, mbi të cilin ju rrini ulur me kokëfortësi gjatë gjithë këtyre dyzet kilometrave…

Shkrimtari i njohur

Një shkrimtar i njohur u ndodh në një kabinë treni me dy zonja tejet llafazane. Ato e njohën nga portretet e publikuara në gazeta, e sulmuan, duke ngritur në qiell veprat e tij dhe e mërzitën me gjithëfarë pyetjesh të kota.

Papritur treni hyri në tunel dhe në errësirë shkrimtari e çoi pëllëmbën te buzët dhe e puthi. Kur mbaroi tuneli, dy zonjat vështronin në sy njëra-tjetrën.

Ai iu drejtua me mirësjellje:

– Ah, fqinjet e mia të dashura, sa keq, më vjen, që me sa duket, nuk do e marr vesh, kush nga ju më puthi.

Në kabinë u bë heshtje varri.

Ah xhaxhi…

Në orën gjashtë pasdite, në metro, një burrë goxha i moshuar, i ngjeshur pas një vajze simpatike, i përshpërit asaj në vesh:

– Bukuroshe, e dini, që jeni tejet oreksndjellëse?

Po ju, – ja pret vajza, – e dini, që njerëzit me edukatë nuk hanë me duar?!..

Zotëria me “Jaguar”

Një bukuroshe, që “votonte” në xhade, e mori në makinë një zotëri me “Jaguar”. Pasi ecën pak, ai i thotë vajzës:

– Dua t’ju them, zonjushë, që unë e bëj shpesh rrugën Paris-Lilë; këtë javë është hera e katërt. Dhe vazhdimisht marr në makinë vajza simpatike shtatzëna…

Po unë nuk jam shtatzënë! – u habit tjetra.

– Noshta, por ne ende s’kemi arritur në Lilë…

Ta kesh parasysh, herë tjetër…

Në vagonin e metrosë të mbushur plot e përplot, një djalosh e ngjeshën pas një biondeje simpatike. Disa stacione më tej, kur ai deshi të çante drejt daljes, ajo e goditi fort në gju.

Ç’patët me mua? – u grind djali.

Herë tjetër, – ja priti ajo e inatosur, – mos e nisni atë, që nuk e përfundoni dot!…

E shikon, zemër…

Në kabinën e trenit ekspres një zonjë, mesogrua, nuk ja ndan sytë çiftit të ri të ulur përballë, i cili puthet vazhdimisht.

Dëgjo këtu, – i drejtohet zonja të shoqit, – e shikon si e puth ai pa pushim? Përse nuk bën edhe ti si ai?

Burri i largon sytë nga libri dhe i përgjigjet:

– Po unë nuk e njoh fare atë vajzë…