Një mësuese e klasës së parë e lodhur nga zënkat dhe mëritë e fëmijëve me njëri-tjetrin gjatë mësimit vendosi që klasa e saj të luante një lojë të veçantë. Mësuesja u tha atyre që secili fëmijë në klasë duhet të sillte me vete një qese plastike që përmbante disa patate.
Çdo patateje do t’i jepej një emër të një personi që fëmija urrente. Pra, numri i patateve që një fëmijë do të vendosë në qesen e tij/saj do të varet nga numri i personave që ai/ajo urren.
Kur erdhi dita tjetër, secili fëmijë solli disa patate me emrin e personave që ai/ajo urrente. Disa kishin 2 patate, ca 3 ndërsa disa kishin marrë deri në 5 patate.
Mësuesja pastaj u tha fëmijëve të mbanin patatet në qesen plastike me vete kudo që të shkonin për 1 javë. Ditë pas ditësh kaluan dhe fëmijët filluan të ankoheshin për shkak të aromës së pakëndshme që vinte nga patatet e kalbura.
Përveç kësaj, ata që kishin 5 patate duhej të mbanin edhe qese më të rënda. Pas 1 jave, fëmijët u lehtësuan sepse loja më në fund kishte përfunduar.
Mësuesja i pyeti:
“Si ndiheshit gjatë mbajtjes së patateve me vete për një javë?”
Fëmijët nxorën jashtë gjithë mërzinë e tyre nga loja jo e bukur e mësueses dhe filluan të ankohen për telashet që duhej të kalonin duke mbajtur qesen e rëndë me patate dhe me erë të keqe kudo që shkonin.
Pastaj mësuesja u tregoi atyre kuptimin e fshehur prapa lojës. Mësuesja tha:
“Kjo është pikërisht çfarë ndodh kur mbani urrejtje për dikë brenda zemrës suaj. Era e pakëndshme e urrejtjes do ta ndotë zemrën tuaj dhe ju do ta mbani me vete kudo që të shkoni.
Nëse nuk mund ta tolerosh erën e patateve të kalbura për vetëm 1 javë, a mund të imagjinoni se si është të keni erën e keqe të urrejtjes në zemrën tuaj për gjithë jetën tuaj?”
Largoni nga zemra çdo urrejtje që mund të keni për dikë, në mënyrë që ju të mos mbani barrë të panevojshme për një jetëtë tërë. Falja e të tjerëve është qëndrimi më i mirë që mund të merrni.
Negativiteti për dikë do të mbajë paqen e mendjes larg prej jush. Mbani mend gjërat e mira për të dhe largohuni nga urrejtja.