“Zoti dhe djalli luftojnë mes tyre, dhe fushëbeteja është…”/ Thëniet më të Bukura të Dostojevskit

Fjodor Dostojevski (Fyodor Dostoyevsky) është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880).

Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.

Edhe sot, thëniet e tij mbeten ndër më të bukurat, edhe pse thonë se janë “ndërtuar” direkt nga vuajtja personale e tij…

29 Thenie nga Dostojevski:

1. Mbi të gjitha, mos e gënje veten.

Njeriu që e gënjen veten dhe i dëgjon gënjeshtrat e veta, vjen në një pikë që nuk mund ta dallojë të vërtetën brenda vetes, ose përreth vetes dhe kështu e humbet të gjithë respektin për veten dhe për të tjerët.

Duke mos pasur respekt, ai pushon së dashuruari.

2. Një xhentelmen i vërtetë, nuk duhet të shfaq emocion madje edhe nëse e humb çdo gjë që e zotëron.

Paratë duhet të jenë nën nivelin e tij, sa që vështirë se duhet t’ia vlejë brengosja për to.

3. Por si mund të jetosh dhe të mos kesh asgjë për të treguar?

4. Hedhja e një hapi të ri, shqiptimi i një fjale të re, është ajo që njerëzit më së shumti i frikësohen.

5. Nëse nuk ka Zot, çdo gjë është e lejuar!

6. Lumturia nuk vjen nga rehatitë tokësore, por fitohet përmes vuajtjes.

7. Në një zemër që dashuron vërtetë, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria vret xhelozinë.

8. Nuk duhet shumë për të shkatërruar një person.

Gjithë sa do ju duhet të bëni është ta bindni se puna që ai bën është krejt e padobishme dhe e pakuptimtë; pa vlerë.

9. Heshtja është gjithmonë e bukur, dhe një person i heshtur është gjithmonë më i bukur se një që flet.

10. Një person mund të jetë i mençur, por që të veprojë mençurisht, vetëm inteligjenca nuk mjafton.

11. Kurrë nuk do të mbërrini në destinacionin tuaj, në qoftë se ndaleni dhe qëlloni me gur çdo qen që leh.

12. Unë dua të flas për çdo gjë me të paktën një person, ashtu si unë flas për gjërat, me veten time.

13. Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë vetëm një rreze dielli, për shpirtin tënd.

14. Njeriu duhet të flasë hapur me të tjerët, në një mënyrë që zbulon mendimet e veta të brendshme përmes fytyrës së tij, që zbulon hallet e tij, direkt përmes fjalëve.

Një fjalë e thënë me bindje, me sinqeritet të plotë dhe pa hezitim, ndërkohë që e sheh tjetrin në sy, ka më shumë kuptim se dhjetëra faqe nga një libër.

15. Pa një objektiv në jetë, njeriu ndihet i mbytur.

16. Shpirti shërohet duke ndenjur me fëmijë.

17. Edhe një njeri që i ka duart e lidhura mund të bëjë shumë mirë, nëse do.

18. Bukuria do ta shpëtojë botën.

19. Njerëzit flasin ndonjëherë me një mizori kafshërore, por kjo është një padrejtësi e madhe dhe fyerje për kafshët; një kafshë nuk mund të jetë aq mizore sa një njeri, kaq artistikisht mizore.

20. Të rriturit nuk e dinë që një fëmijë mund të japë këshilla jashtëzakonisht të mira, edhe në rastet më të vështira.

21. Mos e mbushni kujtesën tuaj me të gjitha herët që jeni ndjerë të fyer; mund të përfundoni duke mos lënë asnjë hapësirë për momentet e mrekullueshme që keni përjetuar.

22. Një njeri, i cili e di se si të përqafojë një tjetër, është një njeri i mirë.

23. Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.

24. Mëshira është ndoshta ligji i vetëm më i rëndësishëm i ekzistencës njerëzore.

25. Çfarë është Ferri? Unë mendoj se është vuajtja e të qënit të paaftë për të dashuruar.

26. Asgjë në këtë botë nuk është më e vështirë se sa thënia e të vërtetës, dhe asgjë më e lehtë se lajka.

27. Gjëja më e tmerrshme është se bukuria është sa misterioze, aq edhe e tmerrshme.

Zoti dhe djalli luftojnë mes tyre, dhe fushëbeteja është zemra e njeriut.

28. Sipas mendimit tim, është njeriu më i zgjuar nga të gjithë, është ai qe e quan veten budalla të paktën një herë muaj.

29. Shkalla e qytetërimit të një shoqërie, mund të gjykohet nga kqyrja e burgjeve të tij.