10 Thënie që Tregojnë se Mendimtarët e Lashtë e Kanë Kuptuar Jetën që 2000 Vjet Mëparë

Ka një arsye pse filozofia e lashtë ende vazhdon të na magjepse edhe mijëra vjet më vonë: mesazhet nga historia më e hershme e regjistruar ende janë të vërteta për ne.

Aristoteli ofroi këshilla se si të shmangim lakminë, Sokrati dinte të jetonte një jetë kuptimplotë dhe Konfuçi e kuptoi dallimin mes kënaqësisë dhe arritjes.

Këtu janë disa thënie të mençura nga filozofët më të mëdhenj që ka njohur historia.

Njerëzit modernë kanë jetuar dhe eksperimentuar për rreth 200,000 vjet.

Për 2500 vitet e fundit, ne kemi pasur filozofë, të urtë, dhe mendimtarë të thellë për të na ndihmuar dhe për të kuptuar sjelljet tona.

Filozofët si Sokrati, Seneka, Konfuçi dhe Siddhartha Gautama ofruan zgjidhje për probleme të tilla si vuajtja, lakmia, dashuria dhe se si të jetojmë një jetë që ia vlen të jetohet.

Ja momentet më pikante të nxjerra në pah nga më të mirët e urtësisë së lashtë.

Ne jemi të bindur se ato janë po aq të zbatueshme për jetën moderne në Manhattan apo Hong Kong, ashtu siç ishin në fushat e Ganges ose në malet e Greqisë.

Asnjë njeri nuk e kalon të njëjtin lum dy herë, sepse nuk është i njëjti lumë dhe ai nuk është i njëjti njeri”. – Herakliti, jetoi rreth 500 pes në Efes, Turqinë e sotme.

Wikimedia Commons/CC 2.0 Attribution

Herakliti i Efesit lindi në një familje të pasur në Ioni, një qytet në bregun grek, por që jetonte në pyll për të soditur universin.

Rreth 2,300 vjet më parë, ai kishte një pasqyrë që do të reflektonte historinë intelektuale – se gjithësia është në një gjendje të vazhdueshme fluksi. Siç pohon citati i mësipërm, kështu janë edhe identitetet tona.

I urti “është i gatshëm të përdorë të gjitha situatat dhe të mos humbasë asgjë. Kjo quhet mishërim i dritës“. – Lao Tzu, jetoi rreth 600 p.e.s në Kinë.

Wikimedia Commons/CC 2.0 Attribution

Lao Tzu krijoi parimet e Taoizmit 2500 vjet më parë në Kinë. Studiuesit thonë se ai është gjysmë-legjendar, pasi “Lao Tzu” thjesht do të thotë “Njeriu i Vjetër” dhe askush nuk e di identitetin e tij të vërtetë.

Më e rëndësishmja, ai na la tekstin më kryesor dhe tepër të vështirë për ta zbërthyer, “Tao Te Ching”. Është i pasur me fjalë të shquara, siç është fraza e mësipërme, e cila në thelb thotë se çdo situatë në të cilën e gjeni veten, sado e keqe të duket, është në thelb e zgjidhshme dhe mund të kthehet në favorin tuaj.

“Më i fuqishmi është ai që ka vetveten në zotërim”. – Seneka, vdiq në vitin 65 p.e.s në Romë.

Wikimedia Commons/CC 2.0 Attribution

Seneka ishte një filozof stoik dhe një këshilltar i perandorit Nero.

Ai është mjaft i dashur nga filozofët bashkëkohorë nga investitori Nassim Taleb dhe kampioni i marketingut Ryan Holiday.

Seneka parashikoi atë që psikologët sot e quajnë “pozicioni i kontrollit”. Shkolla e Suksesit ka publikuar një artikull i cili shtjellon gjërësisht dhe në mënyrë tërheqëse filozofinë stoiciste.

“Vuajtja ekziston”. – Siddhartha Gautama, jetoi rreth vitit 500 p.e.s në fushën e Ganges, India moderne.

Panithi Utamachant/Shutterstock

Shpesh e përkthyer gabimisht si “kjo jetë është shumë pak shpresëdhënëse”, vërejtja e Siddartha Gautama se vuajtja thjesht ekziston është baza e besimit të ndërtuar rreth mësimeve të tij: Budizmit.

Kur e pranon se vuajtja ekziston, është shumë më e lehtë të përballesh me të.

“Jeta pa vetnjohjen nuk ia vlen të jetohet”. – Sokrati, jetoi në Athinë rreth vitit 450 pes.

“Vdekja e Sokratit” nga Jacques-Louis David, 1787. Wikimedia Commons

Sokrati mishëronte frymën themelore të mendimit perëndimor: se individi ka përgjegjësinë të jetë autori i jetës së vet.

Për ta bërë këtë, tha ai, duhet të shqyrtoni gjithçka, përfshirë veten. Që kur ai u dënua me vrasje nga gjykata e Athinës për mungesë besimi dhe korruptimin e rinisë së qytetit, ai ka qenë një enigmë. Pavarësisht se nuk shkruajti asgjë, ai mbetet një nga filozofët më të rëndësishëm perëndimorë.

Të renditësh përpjekjen mbi çmimin, kjo mund të quhet dashuri.” – Konfuçi, jetoi në Kinë rreth vitit 500 p.e.s.

Chinese philosopher Confucius, or K’ung Fu-tzu, (551 – 479 BC), circa 500 BC. Rischgitz/Getty Images

Sipas filozofëve, Konfuçi është një nga figurat më me ndikim në historinë kineze – të paktën po aq sa Sokrati.

Ai theksoi atë që ne sot mund të quajmë kurajë: të gjesh vlerën në përpjekjen për të realizuar, dhe jo në përpjekjen për arritje aktuale.

“Një jetë ‘para-bërje’ është një jetë e cila ndërmerret për shkak të të qënit të detyruar, dhe pasuria nuk është aspak ajo e mira që ne po kërkojmë, sepse zor se është e dobishme dhe vetëm për hir të diçkaje tjetër (këmbimi)“. – Aristoteli, jetoi në Greqinë e lashtë rreth vitit 300 pes.

Wikimedia Commons/CC 2.0 Attribution

Jo vetëm që Aristoteli ishte një ndër njerëzit e parë që paraqiti idetë rreth botës natyrore që tani mund të quajmë shkencore, por ai formuloi një kritikë për të jetuar një jetë kapitaliste 2.000 vjet para se Karl Marks të lindte.

Të jetuarit për para nuk ishte diçka e mirë, vuri re Aristoteli, pasi paratë ishin të dobishme vetëm kur përdoreshin si mjet për të fituar diçka tjetër – si siguria apo statusi.

Kur jeni të frymëzuar nga ndonjë qëllim i madh, një projekt i jashtëzakonshëm, të gjitha mendimet tuaja i thyejnë kufinjtë e tyre“. – Patanjali, jetoi në Indi rreth vitit 100 p.e.s.

Wikimedia Commons/CC 2.0 Attribution

Patanjali krijoi yoga sutrën, filozofia që qëndron në bazë të përshëndetjes së diellit me të cilën mund të filloni ditën.

Kuotimi i mësipërm vazhdon:

“Mendja juaj i tejkalon kufizimet, vetëdija juaj zgjerohet në çdo drejtim, dhe e gjeni veten në një botë të re, të madhe dhe të mrekullueshme. Forcat, aftësitë dhe talentet e përgjumura bëhen të gjalla dhe zbuloni veten tuaj si një person më i madh se sa mund të kenë ëndërruar ndonjëherë që të jeni.”

Edhe pse mund ta kalosh jetën tuaj duke vrarë, nuk do t’i zhdukësh të gjithë armiqtë e tu, por nëse e shuan zemërimin tënd, armiku yt i vërtetë është mundur.” – Nagarjuna, Indi, jetoi rreth vitit 200 pes.

Wikimedia Commons/CC 2.0 Attribution

Nagarjuna ishte një nga filozofët më të rëndësishëm budist që nga Siddartha Gautama. Thënia e mësipërme flet për theksin e tij në të qenit intim me botën tuaj të brendshme.

Ai ishte një mendues rigoroz që argumentoi se çdo deklaratë që bën mund të jetë në një farë mënyre e falsifikuar – kështu që nëse jeni duke kërkuar për të vërtetën, me siguri që nuk do të vijë përmes fjalëve.

Përkundrazi, do të jetë përmes përvojës së drejtpërdrejtë. Ashtu siç mund të prisni nga një shenjt budist – përmes meditimit.

Pasuria e kërkuar nga natyra është e limituar dhe është e lehtë për t’u siguruar, por pasuria e kërkuar nga idealet e kota shtrihet në pafundësi“. – Epikuri, jetoi në Greqinë e lashtë rreth vitit 300 pes.

Wikimedia Commons/CC 2.0 Attribution

Në përdorimin bashkëkohor, emri i filozofit të lashtë grek Epikur ka tendencë t’u referohet të fiksuarve pas kënaqësisë: Një natë epikuriane pothuajse me siguri nënkupton një dhimbje koke për shkak të pijes.

Por filozofi Epikur ishte shumë më i matur. Siç sugjeron edhe citimi i mësipërm, ai mendonte se të jetuarit mirë kishte të bënte me të pasurit nën komandë dëshirat, kështu që të mos humbasësh kohën në tokë duke rendur pas gjërave që nuk do të arrihen kurrë.