Një grua e fortë di se si të mbijetojë në këtë botë. Ajo është sypatrembur dhe shkon pas asaj që dëshiron. Megjithatë, zemra e saj ndikohet lehtësisht nga njerëzit e saj të dashur. Ajo është e guximshme, por e pambrojtur.
Një grua e fortë është dikush që e di se çfarë dëshiron dhe nuk ka frikë ta marrë atë, por forca e saj më e madhe është zemra e saj e mirë.
Këtu janë 11 shenja se ju jeni një femër e tillë e rrallë:
1. Ju jeni fortësisht të pavarura
Ju nuk mbështeteni te askush përveç vetes për të marrë atë që dëshironi. Nëse flitet për burime financiare, mbështetje emocionale ose mençuri tokësore, ju nuk prisni për ndihmë. Ju dilni në fushë-betejë, kërkoni dhe arrini gjithçka përmes përpjekjeve tuaja.
2. Ju flisni me mendjen tuaj, por jeni të vetëdijshëm për ndjenjat e të tjerëve
Ju nuk keni frikë të thoni se çfarë mendoni apo ndjeni dhe nuk ju intereson se si të tjerët mund t’ju perceptojnë. Megjithatë, nëse i dini fjalët dhe veprimet tuaja mund të ndikojnë te të tjerët, ju jeni të ndjeshëm ndaj ndjenjave të tyre.
3. Ju pëlqen të jeni vetëm
Ju jeni të kënaqura me atë se kush jeni dhe ju nuk keni nevojë për të tjerët që t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Ju e shijoni kohën tuaj vetëm dhe ndonjëherë dëshironi vetëm të jeni vetëm.
4. Ju jeni të mëshirshme
Ju nuk mund ta përballeni të shihni këdo në dhimbje. Megjithëse ju bëni hapa të vërtetë për t’i ndihmuar ata, sapo ktheheni në shtëpi, zemra juaj vuan për ta.
5. Ju fuqizoni gratë e tjera
Ju nuk mund të duroni dot kur imagjinoni se ekziston ndonjë grua atje në botën jashtë që ndihet e pavlerë për dashuri. Ju gjithmonë komplimentoni gratë e tjera dhe i inkurajoni ato që të jenë më të mirat.
Nëse një mikeshë apo kolege vë në pikëpyetje veten, ju uleni dhe ua kujtoni atyre sa të mrekullueshme janë ato.
6. Dhuna apo padrejtësia ndikon thellë në ju
Ndërsa jeni e patrembur në përballjen me të tjerët, thjesht nuk mund ta kuptoni dhunën. Gjëra të tilla ndikojnë thellë në ju. Ju ndjeheni të zemëruara, të pafuqishme dhe të pikëlluara me ditë të tëra.
7. Keni mendime të forta për çështjet sociale
Ju jeni shumë të ndjeshme rreth çështjeve sociale, shkaqeve që prekin komunitetet tuaja dhe refuzoni të lejoni që dikush t’ju diktojë sesa respekt meritoni një grup të caktuar njerëzish.
Pasioni juaj shpesh zbulohet në mënyrën se si flisni, shkruani ose shprehni veten kreativisht.
8. Ju nuk mund t’u thoni JO njerëzve të dashur
Sa më shumë që i mbroni kufijtë tuaj dhe sigurohuni që kurrë të mos thoni “po” kur doni të thoni “jo”, kur është fjala për të dashurit tuaj, ju gjithmonë i vendosni ato në prioritet. Ju nuk e keni problem të lini veten pas dore, por ju jeni të kujdesshme që të tjerët të mos përfitojnë prej jush.
9. Ju prekeni por nuk thyeni nga tradhëtia
Ju dashuroni fort, kështu që kur dikush thyen besimin tuaj, ju ndiheni të shkatërruara. Ju e lini veten të qani, ndiheni të dobëta dhe nganjëherë pyesni thellë veten.
Por, duke i dhënë vetes kohë të mjaftueshme, ju e merrni veten, largoni pluhurin e tradhtisë, shëroni plagët tuaja dhe vazhdoni jetën.
10. Ju nuk kërkoni të bëni përshtypje
Pavarësisht nëse janë rrobat që zgjedhni, mënyrën e jetesës, interesat dhe hobitë, ju bëni gjithçka për të kënaqur veten dhe askënd tjetër. Ju jetoni një jetë autentike.
11. Ju nuk toleroni mosrespektim të çfarëdo lloji
Pa marrë parasysh se kush është, ju nuk toleroni mosrespektim apo keqtrajtim të çfarëdo lloji. Ju e dini se askush nuk ia vlen aq sa t’ju bëjë të humbni respektin për veten.
Nëse duhet të zgjedhësh mes dashurisë për veten ose miratimit nga të tjerët, nuk do të mendonit dy herë se çfarë duhet të zgjidhni.