5 Përgjigje të Thjeshta për t’i Hequr Qafe Njerëzit e Pasjellshëm…

Njerëzit e vrazhdë të mërzisin, por nuk ka asnjë mënyrë për t’i shmangur: ju do t’i ndeshni herë pas here.

Ja cilat janë 5 mënyrat e shkëlqyera për t’u përballur me njerëzit e pasjellshëm:

1. U thoni atyre që ju e çmoni perspektivën e tyre

Kur dikush tregohet i pasjellshëm me ju, ata nuk presin mirësi apo ndonjë lloj emocioni pozitiv që t’ua përçoni. Nëse ka ndonjë gjë që do t’i çarmatosë ata është duke i bërë ata të kuptojnë se ju i çmoni pikëpamjet e ndryshme, duke përfshirë edhe të tyret.

2. Falenderojini ata!

Jepuni një buzëqeshje dhe u thoni “faleminderit”!

Është një mënyrë delikate për të pranuar vrazhdësinë e tyre dhe për t’u treguar se nuk doni të përfshiheni në vrazhdësinë e tyre. Tregojuni se e keni ju kontrollin e emocioneve tuaja.

3. Tregojuni se ata kanë të drejtë!

Vetëm për shkak se dikush është i pasjellshëm nuk do të thotë që ata mund të thonë gjëra të pasakta. Nëse dikush me vrazhdësi nxjerr në pah diçka, thuajuni se kanë të drejtë.

Pothuajse gjithmonë kjo i bën ata të pushojnë. Ata presin që ju të argumentoni, por ju mos pranoni.

4. Mbylleni bisedën!

Nuk ka asgjë të keqe t’i thoni një personi të vrazhdë se biseda ka mbaruar. Ju keni të drejtë të vendosni se kujt t’i flisni dhe se për çfarë. Nëse ndjeni se nuk jeni duke u respektuar, largohuni.

5. Qeshni!

Sepse çfarë ka më zbavitëse sesa qeshja në fytyrën e një personi të vrazhdë?