5 Problemet që Lindin kur Diferenca e Moshës në Çift është e Madhe

Në një çift me shumë vite diferencë moshe mund të lindin konflikte që nuk prekin çiftet e tjera; shpesh ata vihen në dukje, gjykohen dhe merren në pyetje për marrëdhëniet e tyre.

Për fat të keq, si në shumë fusha të tjera të jetës, gratë janë më të prekurat. Ndërsa shpesh aprovohet fakti që burrat të kenë një marrëdhënie me një grua më të re ose më të vjetër se ata, gratë referohen si “qesharake” dhe me mbiemra të tjerë përçmues.

Si të mos mjaftonte kjo, ka situata të tjera të pakëndshme që do të hasen më vonë dhe për këtë ne paraqesim një udhëzues për të kuptuar se me çfarë duhet të përballen këto gra dhe se si t’ia dalin me kokën lart.

1. Ata mund t’ju gjykojnë

Çdo çift ka karakteristika të caktuara që mund ta bëjnë atë subjekt gjykimi. Njerëzit mund të jenë mizorë dhe nëse dy partnerët janë të grupeve të ndryshme etnike, ose me dallim të dukshëm të moshës, ata janë më shumë subjekt i gjykimeve të shoqërisë.

Dr Carol Lieberman thotë:

“Gjatë viteve është gjithnjë e më e zakonshme të shohësh një grua të re me një burrë më të madh, prandaj është më e lehtë për shoqërinë të pranojë këtë situatë sesa të shohë një grua më të madhe me një të ri.”

Lieberman beson se stigma që sillet rreth grave të rritur me partnerë më të rinj mund të jetë një çështje e feminizmit.

Për meshkujt e rritur duket një kërcënim për të parë se sot gratë që janë më të vetë-mjaftueshme mund të zgjedhin të jenë me burrat e rinj.

Me fjalë të tjera, ky ishte një hap tjetër i ndërmarrë nga gratë për të thyer barrierat sociale që u ishin imponuar shumë vite më parë.

2. Projektimi i së ardhmes mund të jetë shumë i komplikuar

Projektimi i së ardhmes me një partner që është dukshëm më i madh se ju mund të jetë një problem.

Shumica e çifteve që nuk kanë një dallim kaq të theksuar të moshës, zakonisht e përfytyrojnë të ardhmen së bashku shumë lehtë, por për çiftet me dallim të dukshëm të moshës mund të jetë e çuditshme të imagjinosh një të ardhme së bashku.

Rhonda Ricardo, autor i librit “Cherries over Quicksand” shpjegon:

“Çiftet me një ndryshim të madh në moshë që përpiqen të planifikojnë të ardhmen duhet të flasin për atë që kërkojnë, nëse duan fëmijë apo jo, nëse mund t’i kenë ato, si do të përballen me sëmundjet, si mund të ndryshojnë jetën e tyre seksuale, si të sigurojnë një jetë financiare kur njëri prej tyre vdes, dhe kështu me radhë.”

Këto çifte kanë shumë gjëra për të folur dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se, edhe nëse qëndrojnë së bashku gjatë rrugës, do të ketë gjëra që do t’i sfidojnë jo një herë, por shumë herë.

3. Njohja e prindërve mund të jetë një moment pakëz i turpshëm

Paraqitja e familjes tuaj te partneri juaj, kur dallimi në moshë është i dukshëm, mund të jetë i turpshëm.

Anëtarët e familjes zakonisht japin këshilla të padëshiruara dhe madje bëjnë parashikime të pajustifikuara për dështimin e marrëdhënies tuaj.

Kur vjen koha për të prezantuar familjen tuaj te partneri juaj, i cili është më i ri ose më i vjetër, është e rëndësishme që ju të dini se do të ketë kritika dhe momente të turpshme dhe nuk do të duhet të jeni në mbrojtje.

Në fund, familja juaj dëshiron vetëm lumturinë tuaj. Ju mund të keni nevojë për pak kohë për të pranuar marrëdhënien tuaj, mos e humbni shpresën.

4. “Për çfarë po flet?”

Kur ka shumë diferencë në moshë në çift, shijet mund të jenë shumë të ndryshme.

Duke folur për libra apo muzikë mund të bëhet e sikletshme, pasi nganjëherë njëri prej tyre nuk mund të ketë idenë fare se çfarë po flet tjetri.

Mos u shqetësoni: kjo mund të jetë një gjë e mirë dhe të dy do të mësoni gjëra të reja.

5. Një nga dy mund të ketë ndjesinë e të diturit më shumë

Personi me më shumë vite në marrëdhënie mund të ketë ndjesinë e të diturit më shumë për tema të caktuara ose për jetën në përgjithësi dhe kjo mund të shkaktojë brenga apo grindje serioze.

Mos harroni se gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie është komunikimi dhe, në këto raste, durimi dhe ndjeshmëria.

Edhe pse në fillim mund të jetë e vështirë të përballeni me mendimet që vinë nga jashtë, gjëja më e rëndësishme është që ju dhe partneri juaj ndjeheni të qetë, të sigurt dhe mbi të gjitha të lumtur me vendimin tuaj për të qenë së bashku.

Fuqia për të lejuar gjykimet e njerëzve të tjerë për të na ndikuar apo jo është e gjitha në duart tona!