5 Sjellje të Mira që e Bëjnë Jetën Tuaj një Makth

Çdo person ka qenë në një situatë të caktuar në jetën e tij kur ka bërë diçka të mirë për dikë dhe ka marrë diçka në këmbim që nuk mund të shpjegohet me fjalë.

Janë analizuar tregimet nga përdoruesit e internetit në lidhje me situatat ku synimet e tyre të mira çuan në diçka të keqe. Nga këto, janë përzgjedhur pesë lloje të veprave të mira për të cilat njerëzit zakonisht pendohen.

Kur të bëni këto vepra të mira duhet të jeni me të vërtetë të kujdesshëm nëse nuk doni ta ktheni jetën tuaj në një makth:

Dhënia e gjërave falas

© vsevgallery.ru

Ne nuk po përpiqemi t’ju kthejmë shtëpinë tuaj në një vend ku ka shumë gjëra të padobishme, pasi dhënia e ndihmës për njerëzit e tjerë është e mirë.

Megjithatë, kur vendosni të jepni diçka falas, duhet të jeni gati të prisni shumë kërkesa dhe ankesa të çmendura.

Për shembull, ky djalë kishte bërë një postim për dhënien e akuariumit. Ai tha se nuk mund të ndihmonte me transportin, pasi pasi ai kishte shpinën e lënduar dhe nuk i lejohej të mbante pesha të rënda.

Përkundër kësaj, disa njerëz donin që ai t’ua sillte akuariumin në vendin e tyre në një qytet tjetër dhe të tjerë donin që ai ta plotësonte me një peshk.

Djali u përpoq të tregohet i sjellshëm, por në fund, iu sos durimi dhe vendosi ta shiste akuaruimin me një çmim të lirë. Ai gjeti një blerës shumë shpejt: një baba donte ta blinte për vajzën e tij. Ai thjesht erdhi e mori dhe disa javë më vonë i dërgoi fotografi të akuaruimit të mbushur.

Siç mund ta keni kuptuar tashmë, është më mirë të mos ua falni gjërat tuaja të huajve në internet, por në vend të kësaj, përpiquni t’i shisni, ndoshta edhe me një çmim realisht të ulët.

Natyrisht, mund të ketë edhe probleme: njerëzit patjetër do të përpiqen të negociojnë çmimin duke u përpjekur të duken më të varfër sesa janë në të vërtetë.

Të duash ata që nuk janë të gatshëm të qëndrojnë në një marrëdhënie serioze!

Njerëzit të cilët pretendojnë se nuk janë gati për një marrëdhënie serioze nuk gënjejnë, ata thjesht nuk ju thonë se ju jeni ata me të cilët nuk janë të gatshëm të kenë marrëdhënie.

Ndoshta ju keni vënë re tashmë se disa njerëz të cilët më parë nuk duan të kenë një familje, e krijojnë një të tillë menjëherë pasi ndahen me dikë. Dhe marrëdhënia e tyre e mëparshme mund të kishte vazhduar ashtu për vite me rradhë.

Dashuria e pakushtëzuar është e madhe, por vetëm nëse të dy partnerët e kanë atë. Mos e humbni kohën dhe energjinë duke u përpjekur ta bëni dikë të lumtur nëse e kuptoni se ata janë me ju vetëm për shkak se po presin për një alternativë më të mirë.

Pa marrë parasysh se sa e dhimbshme është, nuk ju vjen asnjë e mirë nga të ulurit dhe të priturit që t’ju duan.

Kurrë mos iu lutni askujt që të fillojë një marrëdhënie serioze me ju. Nëse ky person ju do, do ta bëjë gjithsesi. Mos harroni se ju meritoni shumë më tepër.

Të ndihmoni njerëzit që nuk duan ndihmë!

Për fat të keq, shumë njerëz kanë qenë në situata ku të afërmit ose miqtë e tyre janë në vështirësi, por nuk duan ta pranojnë, edhe nëse po e shkatërrojnë jetën e tyre.

Çfarë duhet të bëni në një situatë si kjo? Natyrisht, askush nuk dëshiron të largohet nga miqtë dhe familja, por ju duhet të kuptoni se çdo gjë që bëni, mund të jetë e padobishme.

Pa marrë parasysh sesa herë ju tentoni, nëse një person nuk dëshiron ndihmën tuaj, ju po humbisni kohën tuaj.

Është e vështirë ta pranosh, veçanërisht nëse përpiqesh të largosh dikë nga një situatë e keqe, por gjithçka që mund të bësh këtu është të shpresosh se personi do të ndryshojë mendjen dhe do të pranojë ndihmën tuaj para se të jetë tepër vonë.

T’u jepni para hua, atyre që janë mësuar të jetojnë në kurriz të të tjerëve!

Nëse një person është në një situatë vërtet të pashpresë, duhet të përpiqeni t’i ndihmoni.

Por ekziston një lloj i caktuar personi që futet në telashe rregullisht dhe nuk duket sikur po përpiqet t’i zgjidhë problemet, duke shpresuar tek ndihma e miqve dhe familjes. Dhe nëse i jep hua një personi të tillë, ekziston një shans i mirë që ju të mos i merrni më paratë mbrapsht.

Është e lehtë t’i njohësh njerëzit e tillë. Provoni t’ua kërkoni paratë tuaja dhe do t’ju urrejnë. Do të përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni sikur të jeni një përbindësh i pashpirt.

Prandaj, nëse dikush ju kërkon para hua, ju duhet t’u jepni atyre një shumë që nuk është aq problematike për ju, nëse nuk ju kthehet mbrapsht.Dhe sigurisht, mos ndihmoni askënd nëse ajo ndihmë ju vë në rrezik.

Përpjekja për t’i kënaqur të gjithë

Nuk ka asgjë të keqe kur përpiqesh të kënaqësh dikë të afërt. Megjithatë, ekziston një shans që ju të pendoheni.

Së pari, ju nuk mundeni gjithmonë t’i kënaqni të gjithë. Dhe së dyti, nëse përpiqeni të kënaqni dikë, mund të humbisni veten në këtë proces.

Jini të vetëdijshëm mbi dikë që përpiqet të ndryshojë sjelljen, mënyrën e jetesës ose pamjen tuaj.

Më shumë gjasa, ky person është një manipulues i cili do t’ju bëjë “të përsosur” (përveç kësaj, do të jetë i pakënaqur edhe nëse do të bëheni personi i tij “ideal”). Mos ndiqni atë që këta njerëz thonë, sepse ndoshta janë me të vërtetë egoistë.

Nëse nuk mbani një nivel të shëndetshëm egoizmi në situata që kanë të bëjnë me shëndetin tuaj, kohën, qëllimet e jetës dhe hobit, nuk do të jeni në gjendje t’u jepni asgjë personave të tjerë.

Nëse keni vetëbesim dhe nuk lejoni që njerëzit e tjerë të kalojnë kufijtë tuaj, ju mund të jeni në gjendje të jetoni në harmoni me ta. Të jesh egoist i vërtetë do të thotë të jesh në gjendje të bësh, që njerëzit e tjerë të bëjnë atë që ti do vetëm për të arritur qëllimet e tua.