Kujt ia merrte mendja se inteligjenca dhe pamja fizike kur bashkohen me të qenit e pavarur mund t’i mbajë meshkujt larg?
Në një shoqëri ku një vlerë e lartë u atribuohet marrëdhënieve, vazhdimisht e gjeni veten duke pyetur pse jeni beqare apo pse nuk jeni në gjendje të qëndroni në një marrëdhënie.
A ndodh kjo sepse nuk jeni mjaftueshëm e bukur apo argëtuese? Apo është diçka e juaja që i largon meshkujt nga ju?
Në çdo marrëdhënie që përfshiheni dhe ndaheni, seç ka gjithmonë një arsye të re ndaj të tmerrshmit justifikim ‘Nuk je ti, ka të bëjë me mua‘. Por, rezulton se, nuk ka të bëjë me mënyrën se ju nuk jeni mjaftueshëm të mira, ka të bëjë me faktin se jeni të përsosura ashtu siç jeni.
Ju keni cilësitë e mrekullueshme të të qenit e bukur dhe e zgjuar, që është arsyeja pse ju jeni beqare shumicën e kohës.
1. Standardet tuaja janë shumë të larta
Ju nuk po kërkoni dikë, koefiçienti i inteligjencës së të cilit është i lartë ose që vazhdimisht kërkon të përmirësohet në jetë dhe në karrierë.
Ju po kërkoni për dikë që do ta shohë se ju jeni të kompletuara dhe ju vlerëson dhe është krenar për atë që keni arritur. Për fat të keq, djemtë që janë të tillë janë ose të martuar, homoseksualë apo të zënë. Kështu që, ju jeni vetëm shumicën tuaj të kohës.
2. Ju adhuroni të jeni të pavarura
Ju urreni të jeni të varura nga dikush thjesht sepse është partneri juaj. Ju keni punuar shumë për pavarësinë tuaj dhe keni hyrë në një marrëdhënie me shpresën se ai do ta kuptojë se ka disa gjëra që duhet të bëhen vetëm nga ju.
Duke fituar pavarësinë e vërtetë duke mësuar të kurseni para, të siguroni ushqim, të kujdeseni për punën, të gjeni kohë për të qëndruar me shokët dhe keni ende kohë për vete, nuk ju pëlqen ideja të keni në krah një mashkull që mendon se duhet ta kaloni gjithë kohën tuaj me të ose duke u kujdesur për të.
Në fund të fundit, ju jeni duke u njohur si partnerë me të, jo duke e rritur.

3. Shumica e meshkujve ndihen të intimiduar nga ju
Nuk është për shkak se jeni të ftohta si natyrë por, shumica e meshkujve mendojnë se nëse jeni të bukura dhe të zgjuara, nuk ka shanse të jeni beqare.
Ata kanë frikë se do të refuzohen nga ju. Askush nuk e pëlqen ndjenjën e refuzimit. Edhe gruaja më e pavarur do të donte që dikush të kujdesej për të, edhe nëse është vetëm për pak kohë.
4. Ju nuk jeni duke kërkuar të mbushni një zbrazëti

Pavarësisht se dëshironi të gjeni një mashkull, i cili do ta vlerësojë trurin tuaj dhe do t’ju bëjë të ndjeni dashurinë, ju nuk po kërkoni në mënyrë të dëshpëruar. Kjo për shkak se ju nuk e vrisni trurin që nuk keni partner.
Jeni mjaft të kënaqura me mënyrën se si po shkon tashmë jeta juaj. Ju mund të jeni promovuar në punë ose po kaloni një fundjavë me mikeshat tuaja çdo javë.
Ju keni një familje të mrekullueshme dhe jeni duke u kujdesur për veten mjaft mirë. Ju në të vërtetë nuk keni nevojë për një partner që t’ju bëjë të ndiheni të plotësuara, ju do të donit të gjenit një që është i aftë t’ju dojë për trurin dhe bukurinë tuaj.
5. Ju jeni emocionalisht të qëndrueshme
Gratë supozohet të jenë krijesat e brishta që qajnë apo bëhen emocionale në çdo moment.
Kur në një marrëdhënie, kjo mund të shkaktojë që ato të jenë të varura nga partneri i tyre ose mund të zbehë ndjenjat e partnerit të tyre, por ky nuk është më rasti me shumicën e dhe kjo ju përfshin edhe ju.
Ju jeni shumë më të forta dhe të afta për të përballuar çdo pengesë. Meqenëse bota moderne u jep grave më shumë mundësi për të qenë në të njëjtin nivel me burrat, le të themi thjesht se burrat nuk janë vërtet të kënaqur me këtë ide.
Nëse keni një punë më të mirë ose një arsimim më të mirë se personi që dëshiron të dalë me ju, nëse ai respekton aftësitë tuaja, atëherë marrëdhënia mund të jetë e vlefshme.
6. Ju nuk tërhiqeni lehtë nga dashuria si në përralla

Ju jeni të bindura se dashuria përrallore është e mbivlerësuar dhe jorealiste. Idea se asnjë burrë dhe grua kurrë nuk ka pasur debate dhe që jetuan të lumtur përgjithmonë.
Në të vërtetë, është një sinjal telashesh nëse burri dhe gruaja nuk debatojnë asnjëherë me njëri-tjetrin dhe ende qëndrojnë së bashku, sepse kjo do të thotë se ata nuk po komunikojnë siç duhet me njëri-tjetrin.
Ju jeni aq romantike sa të doni lule dhe përqafime të rastësishme, por gjithashtu jeni mjaft realiste sa të dini se një puthje nuk do të zgjidhë gjë dhe të kënduarit sigurisht që nuk do t’i zhdukë problemet.
Të qenit e bukur dhe e zgjuar nuk ka gjithmonë përfitime, por ju i zotëroni, sepse ju e dini se duhet të ndiheni mirë për veten.
Ju nuk keni nevojë që një mashkull t’ju bëjë të ndiheni mirë, por do të ishte mirë që të kishit përkrah një partner që herë pas here do t’ju trajtojë si një princeshë, një princeshë moderne që duhet të punojë gjatë ditës dhe të kujdeset për gjithçka tjetër gjatë natës.
Por për momentin, gëzojuni të qenit beqare dhe vetvetja, sepse së shpejti do të vijë një mashkull që e tërheq gjithçka rreth jush dhe që me të vërtetë ju do.