Marrëdhëniet toksike na ndikojnë thellë në çdo moshë, por periudha më e madhe e cenueshmërisë ekziston në fëmijëri.
Një marrëdhënie toksike nënë-fëmijë ndikon në jetën tonë si të rritur, nëse nuk trajtohet në mënyrë të shëndetshme. Hapi i parë është njohja e shenjave.
Ja cilat janë ato:
1. Ju fshihni emocione negative
Nëse e keni provuar keqtrajtimin e nënës tuaj, atëherë ju gjithashtu e keni provuar se si ju bën të ndiheni. Kur jeni përballur me mendimet mbi nënën tuaj, një grumbull ndjenjash negative vlon brenda jush.
Këto emocione negative shpesh janë përzierje e druajtjes, frikës, ankthit, refuzimit, mbytjes ose dhimbjes emocionale të përgjithësuar. Ju e keni të vështirë të identifikoheni me miqtë dhe bashkëpunëtorët të cilët nga na tjetër kanë patur përfitime nga marrëdhëniet me nënat e tyre.
Ju madje mund të imagjinoni edhe për atë sesi do të ishte sikur të kishit patur një nënë që ngjall ndjenja pozitive dhe dashuri.
Nëse ju justifikoni sjelljen e nënës suaj, atëherë ju jeni duke shtypur emocionet tuaja negative dhe ende mbani një pjesë të fajit. Ju mund të thoni:
– Nuk isha fëmijë i lehtë për t’u rritur!
– Mund të bëja më shumë për ta ndihmuar!
– Ajo kishte shumë probleme të saj për t’i përballuar!
– Kështu janë nënat!
– Ajo bëri më të mirën që mundi!
Këto shprehje janë në rregull nëse vijnë nga një pozicion shërimi, por nuk janë në rregull kur ato përdoren për të shmangur realitetin dhe për të shtypur traumën tuaj të brendshme.
2. Ju reagoni ndaj konfliktit me bindje ose agresion
Prindërit toksikë i bëjnë fëmijët të zhvillojnë metoda jofunksionale të zgjidhjes së konflikteve për të përballuar një figurë armiqësore autoritare.
Nëse nëna juaj ua theu zemrën, atëherë ju mësuat të përballeni me konfliktin duke u nënshtruar me çdo kusht.
Cili është qëllimi që të qëndroni në këmbë nëse do të rrëzoheni?
Si një i rritur, ju e shmangni konfliktin, duke neglizhuar faktin që duhet të ngriheni në këmbë për veten tuaj kur është e nevojshme dhe të mbroni veten nga të tjerët.
Nëse nëna juaj nuk arriti t’ua thyente zemrën tuaj (por u përplas fort në të gjithë cepat e zemrës tuaj), atëherë mësuat të mbeteni pasiv në pozitën tuaj të dobët, por zhvilluat dhe përvetësuat agresionin e shkaktuar nga dhimbja.
Ju keni vendosur që askush nuk do t’ju lëndojë në këtë mënyrë përsëri. Si një i rritur, ju i përballoni konfliktet në mënyrë agresive dhe mund të dilni nga vetja me pak ose aspak provokim. Marrëdhënia toksike me nënën tuaj ju nxit të gjuani të parët dhe të fundit kur ndiheni të cënueshëm.
3. Ju e mbani brenda vetes dashurinë
Nënat toksike e mbajnë brenda dashurinë nga fëmijët e tyre si një formë dënimi. Ato mësojnë se dashuria e nënës së tyre është e kushtëzuar, bazuar në atë sesa gjëra të pëlqyeshme bënin për të. Disa nëna mund të ofrojnë pak ose aspak dashuri, edhe kur fëmija ka bërë gjëra të mira.
Si përgjigje, disa fëmijë vazhdimisht do të kërkojnë miratim, duke shpresuar që të marrin shenjën më të vogël të dashurisë. Të tjerë vendosin të mos shqetësohen, izolojnë veten emocionalisht dhe shmangin kontaktin.
Në të dy rastet, fëmijët manipulohen emocionalisht dhe mësojnë se afeksioni i dashurisë është një produkt i kushtëzuar dhe i rrallë.
Si një i rritur, ju nuk dini se si të përballeni me dashurinë e dhënë lirisht dhe ju jetoni në pritje që ajo do të rrëmbehet papritmas. Gëzimi dhe frika juaj sjellin ndryshime ekstreme të gjendjes tuaj emocionale që partneri juaj nuk i kupton aspak.
Nuk është e pazakontë që ta mbani dashurinë si një mjet për vetëmbrojtje ose për të ndëshkuar partnerin tuaj për një indiferencë më të vogël. Është mënyra juaj për të mbrojtur emocionet tuaja të ndjeshme dhe për të komunikuar dhimbjen tuaj.
4. Kërkoni varësi në marrëdhënie
Marrëdhëniet e zakonshme përfshijnë një partner pasiv dhe një dominues, të cilët të dy gjejnë përmbushje në varësinë emocionale dhe/ose praktike, të partnerit pasiv në partnerin dominues.
Partneri pasiv ndihet i dashur kur dikush tjetër është i gatshëm të bëjë gjithçka për të. Partneri dominues ndihet i dashur kur ndihet i domosdoshëm. Sa më e madhe varësia ndaj partnerit, aq më shumë dashuri ndien.
Në këtë marrëdhënie toksike, në rastin midis nënës dhe fëmijës, nëna vepron si partner dominues. Ajo mbështet masat ekstreme për t’u siguruar që fëmija i saj gjithmonë do të ketë nevojë për të, duke penguar zhvillimin e shëndetshëm.
Prindërit e varur rrisin fëmijë emocionalisht dhe/ose praktikisht të ngujuar. Një fëmijë do të bëhet partneri pasiv ose dominues si një i rritur, varësisht nga personaliteti dhe forca e vullnetit të tij.
Varësia pasive
Si një i rritur, nëse jeni partner pasiv, ndiheni të dashur kur partneri juaj menaxhon jetën tuaj për ju. Është gjithashtu e zakonshme që ju të prisni që bashkëshorti juaj të plotësojë të gjitha nevojat tuaja emocionale.
Ju mendoni se keni nevojë që bashkëshorti juaj të jetojë dhe në stilin tuaj pasiv-agresiv. Ju ndiheni të padashura dhe të refuzuara kur bashkëshorti juaj nuk mund ose nuk do të dalë nga rruga e tij për të përmbushur çdo nevojë.
Varësia dominuese
Si një i rritur, nëse jeni partneri kryesor, ju keni një nevojë të pangopur për të qenë i nevojshëm dhe mund të krijoni edhe situata që sigurojnë që ju të jeni i domosdoshëm. Varësia e partnerit tuaj ndaj jush, praktikisht dhe emocionalisht, ju bën të ndiheni të sigurt. Nëse jeni të nevojshëm, nuk do të hidheni mënjanë.
Ju keni tendenca të fuqishme kontrolluese në lidhje me botën e jashtme, por ju mbeteni të varur nga një person tjetër. Mirëqenia juaj emocionale varet nga sa të tjerët kanë nevojë për ju. Nëse bashkëshorti juaj pohon njëfarë pavarësie, ju përjetoni ndjenja frike dhe pasigurie dhe madje ndiheni të padashura.
5. Ju jeni një kritik i të gjithëve, sidomos i vetes
Prindërit toksikë shkarkojnë tonelata kritikash ndaj fëmijëve. Këto nëna kritikojnë ashpër çdo sjellje që nuk u pëlqen atyre dhe shkelja më e vogël sjell sharje ose dënim joproporcional.
Psikologjia na ka mësuar me kohë që ne të gjithë duhet të zhvillojmë një zë të brendshëm, dhe për shumë të rritur, zëri i tyre u përket njërit prej prindërve të tyre, pavarësisht nëse e kuptojnë apo jo.
Si fëmija i nënës toksike, gjithmonë ndiheni të vëzhguar, sikur dikush po shikon dhe kritikon punën tuaj të përditshme. Ju gjykoni veten ashpër për çdo gabim ose pengesë.
Dështimi sjell një krizë emocionale për ju, pasi vetëvlerësimi juaj mbështetet vetëm në sukseset tuaja. Ju vazhdimisht përballeni me zërin në kokën tuaj që vazhdimisht përsërit që nuk jeni mjaftueshëm të mirë apo mjaftueshëm të suksesshëm.
Ju keni tendenca perfeksionizmi dhe pritshmëri të larta për të tjerët, duke u bërë jo vetëm kritiku më i keq i vetes, por edhe i të gjithë të tjerëve.
6. Keni nevojë për miratim të vazhdueshëm
Fëmijët e rritur nga nënat toksike bëhen të rriturit me vetëbesim të ulët. Mjedisi i tyre i fëmijërisë u karakterizua nga kritika, dashuri e lënë mënjanë, dashuria e kushtëzuar, dominimi dhe konflikti.
Ata janë të rrënuar nga ndjenjat e pavlefshmërisë dhe kërkojnë vlefshmëri e miratim nga ata që janë më afër tyre. Ata kryesisht dëshirojnë miratime të shpeshta përmes:
1. Vlerësimit për sjellje të mirë ose arritje
2. Sigurimit që ata janë të dashur
Si një i rritur, ju besoni se ju jeni në thelb të padashur dhe druani se të tjerët së shpejti do ta kuptojnë atë. Kur bëni mirë, siguroheni që ata rreth jush ta dinë këtë.
Duhet t’i japësh rrethit tënd të brendshëm një arsye për të vazhduar të të duan. Vetëbesimi juaj i ulët shkakton nevojën tuaj të dëshpëruar për dhënien e titujve dhe fjalët miratuese nga familja dhe miqtë tuaj.
Lëvdata e tyre ju ndihmon të ndiheni më të sigurt në marrëdhëniet tuaja me ta. Nëse nuk e merrni miratimin e tyre, atëherë ju ndiheni të pavlefshëm.
Në gjendjen tuaj më të cënueshme, ju në mënyrë të pandërgjegjshme supozoni se dashuria e të tjerëve është si dashuria e nënës tuaj dhe ju shikoni për shenjat. Ju monitoroni bashkëshortin tuaj, familjen dhe miqtë për indikacione se dashuria e tyre ndaj jush po zvogëlohet.
Si rezultat, shpesh ju reagoni tej masës ndaj shkeljeve të vogla, duke i interpretuar ato si dëshmi se nuk jeni të denjë. Nevoja juaj për miratim ju mban në një ruletë emocionale, sepse ju rrallë ndjeni kënaqësi me veten dhe kërkoni te të tjerët për t’u përmbushur emocionalisht.
Ju keni fuqinë për të ndryshuar!
Shërimi nga marrëdhëniet toksike kërkon kohë. Ju nuk mund ta kontrolloni botën rreth jush ose të atyre në të, por mund të keni pushtet mbi reagimet tuaja.
Zgjidhni të kërkoni këshilla të mençura dhe të zbuloni se si e kaluara dhe ndjenjat tuaja ndikojnë në jetën tuaj të tanishme. Ju nuk duhet të jetoni në zinxhirët e të kaluarës. Në vend të kësaj, zgjidhni të ndërmerrni hapa dita-ditës drejt një të ardhmeje të re.