Është shumë e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mira me njerëzit, sepse lidhjet shoqërore luajnë një rol të madh në jetën tonë.
Megjithatë, koha e kaluar për ndërtimin e një marrëdhënieje nuk sjell gjithmonë rezultate pozitive. Nëse vëreni se shpenzoni më shumë kohë duke qenë të zënë me punët e dikujt tjetër sesa me tuajat, atëherë është koha për t’u ndalur dhe për të menduar.
1. Nuk mund të thoni jo!
Çfarë po ndodh: Keni më shumë detyra të dikujt tjetër për të bërë sesa vetë detyrat tuaja. Ndihma, konsultime, blerje, kujdes, dhënie borxh – çdo gjë sado e vogël e humb kohën tuaj të çmuar.
Nëse ju pyesin se çfarë kanë bërë të gjithë këta njerëz për ju, ndoshta do të plakeni duke menduar për përgjigjen e duhur.
Çfarë duhet të bëni: Kryeni detyrat tuaja prioritare. Nëse dikush përpiqet t’u thojë se jeni një person egoist dhe mosmirënjohës, ka më shumë gjasa të jetë një manipulim i emocioneve tuaja.
Para se të zgjasni një dorë ndihme ndaj dikujt, pyeteni veten nëse ky person, në të vërtetë, ia vlen të ndihmohet e “shpëtohet” gjatë gjithë kohës.
2. Kërkoni gjithmonë miratimin e të tjerëve!
Çfarë po ndodh: Ju nuk ndjeheni të sigurt dhe vazhdimisht përpiqeni të merrni miratim nga njerëzit, opinioni i të cilëve është i rëndësishëm për ju.
Ju bëni diçka për të qenë të lavdëruar ose për t’u komplimentuar nga shefi juaj, kolegët, miqtë dhe të afërmit. Nëse e merrni miratimin, ju mendoni se keni bërë diçka “të mirë”.
Nëse nuk merrni komentet e dëshiruara, ndiheni sikur keni bërë diçka të parëndësishme ose “të gabuar”.
Çfarë duhet të bëni: Ju duhet të kuptoni se ju jeni në rregull dhe se nuk keni nevojë për miratimin e askujt. Në vend që të kërkoni miratimin, përpiquni të arrini qëllimet tuaja.
Zhvillohuni dhe përparoni në profesionin tuaj, kujdesuni për shëndetin, dashuroni dhe merrni dashuri. Vetëbesimi do të bëhet shoqëruesi juaj besnik dhe nevoja juaj për miratim do të zhduket.
3. Ju jeni tepër të butë!
Çfarë po ndodh: Ju nuk diskutoni, ankoheni, luftoni, apo ngriheni për të drejtat tuaja. Është më e lehtë për ju të pranoni, të jeni të durueshëm dhe të qetë dhe të jeni një njeri i mirë që të mos provokoni ndonjë konflikt.
Megjithatë, është një iluzion: nëse nuk e shprehni mendimin tuaj, askush nuk do ta dijë se e keni një të tillë.
Çfarë duhet të bëni: Lëreni vetveten të ketë një mendim. Ju nuk duhet të kërkoni ndihmë nga ata që kanë zë më të fortë dhe më të sigurt se ju.
Kur e shprehni hapur opinionin tuaj, tregoni individualitetin tuaj. Respekti i merituar është më i rëndësishëm se një buzëqeshje e vazhdueshme.
4. Ju fajësoni veten për emocionet e njerëzve të tjerë!
Çfarë po ndodh: Ju shpesh kërkoni falje nëse nuk mund të përmbushni kërkesën e dikujt ose kur nuk i merrni në konsideratë mendimet, pritshmëritë ose ndjenjat e dikujt.
Zemërimi, ofendimi, trishtimi, pakënaqësia, çdo emocion negativ i njerëzve të tjerë ju tremb dhe ju bën të ndiheni fajtorë.
Çfarë duhet të bëni: Uleni poshtë atë “shkëmbin” që po përpiqeni të mbani në shpinë – përgjegjësinë për ndjenjat, problemet dhe pritshmëritë e dikujt tjetër.
Kur ndiheni të mbytur nga fajësia, mendoni për këtë: çfarë ka bërë ai person për të zgjidhur problemin e tij? Pse ata vazhdojnë me ankesa dhe vuajtje nëse problemi nuk është zgjidhur akoma?
5. Ju nuk vendosni kufinj!
Çfarë po ndodh: Ju jeni gjithmonë të gatshëm të bëni gjithçka për të tjerët. Nëse dikush ka një problem urgjent, ju hiqni dorë nga të gjitha detyrimet tuaja për të zgjidhur problemet e të tjerëve falas.
Ju gjithmonë mund t’i anashkaloni detyrimet dhe punët tuaja, por nuk mund t’ia refuzoni ndihmën dikujt tjetër.
Çfarë duhet të bëni: Mendoni se cili është standardi juaj dhe tregojuani atyre që janë përreth jush.
A po shkoni diku për një fundjavë të qetë? Tregojuni atyre se mund të punoni vetëm deri të premten. Nuk keni përse të jepni justifikime. Ju duhet të bëheni përparësia e vetes juaj njëherë e përgjithmonë.
6. Bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë!
Çfarë po ndodh: Ju jeni të mbytyr nga kërkesat e dikujt tjetër: prindërve tuaj, të afërmve, miqve, të njohurve.
Ju rrallë e refuzoni një kërkesë, kështu që koha juaj është e ndarë në shumë pjesë të vogla dhe asnjëra prej tyre nuk është e juaja.
Çfarë duhet të bëni: Ndajeni hapësirën tuaj personale në kohë për pushim, punë, punët e shtëpisë, ecje, lumturi ose udhëtime.
Zgjidhni një ditë do të kur bëni vetëm atë që dëshironi. Caktoni prioritetet tuaja dhe mendoni mirë çdo herë para se të pranoni punën e dikujt tjetër.