7 Shenja që një Ndryshim i Madh është tek Pragu (dhe si ta përqafoni atë shkëndijë)!

Dhe papritur, ne e gjejmë veten në një rrugë që nuk na tregon qartë se nga duhet të shkojmë.

Jeta jonë po copëtohet. Ne po humbim njerëzit, marrëdhëniet, punët… po humbim identitetin tonë. Ne kemi frikë. Ne ndiejmë dhimbje.

Ne përpiqemi të pranojmë të gjitha ndryshimet që na dalin nga askund. Ne përpiqemi ta pranojmë transformimin tonë si një cikël hyjnor të jetës. Si diçka që ka fuqi mbi ne.

Pasi ta bëjmë këtë, ne do të jemi në gjendje të ndiejmë magjinë e saj të vërtetë shpirtërore. Transformimi do të na tregojë qëllimin e vërtetë të ekzistencës tonë. Dhe çdo gjë do të bjerë në vendin e duhur. Çdo gjë!

Këtu janë 7 shenja që tregojnë se jeni afër përjetimit të metamorfozës së ndriçuar shpirtërore:

1. Asgjë nuk po funksionon në favorin tuaj

Ju nuk mund të bëni një punë si duhet, partneri juaj nuk ju kupton, njerëzit e tjerë nuk e vënë veten në vendin tuaj, ju mezi e kuptoni veten. Duket sikur e gjithë bota është kundër jush dhe ju keni ngecur!

Vështirësitë duket të jenë të pafundme. Ato fshihen në çdo cep. Ju jeni duke i shtyrë gjërat të ndodhin, dhe sa më shumë që ta bëni atë, aq më shumë ju zhgënjeni nga rezultatet. Asgjë nuk vjen në mënyrë të lehtë.

Merrni frymë thellë, çlodhuni dhe lërini gjërat të ndodhin vetë. Do të ndodhë nëse është e shkruar të ndodhë.

2. Ju ndiheni të trullosur dhe konfuzë

Duket sikur shumë gjëra ju shqetësojnë. Ju nuk mund të qëndroni përreth njerëzve. Ju ndiheni të sëmurë dhe të lodhur nga njerëz e këqij, situatat e rreme, lajmet. Ju jeni në një luftë të vazhdueshme me të gjithë botën.

Ju përjetoni vështirësi duke pranuar realitetin. Realiteti është i rremë. Shumë shpesh ju e gjeni veten duke bërë pyetje të tilla si: “Kush jam unë?”, “Çfarë dua?”, “Cili është qëllimi im në jetë?”

Kjo është arsyeja pse ju doni të shkëputeni nga gjithçka. Ju kërkoni paqe dhe qetësi! Kaloni më shumë kohë me veten për të pranuar “të vërtetën”, dëshirat dhe nevojat tuaja.

3. Marrëdhëniet po ju copëtohen

Duket sikur ju nuk jeni asgjë më shumë se dy të huaj. Ju mezi flisni. Ju nuk keni asgjë më për t’i thënë njëri-tjetrit. Nuk argëtoheni më. Asgjë nuk ka kuptim! Gjithçka dhemb shumë.

Ndonjëherë një marrëdhënie copëtohet dhe nuk është faji i askujt. Ju nuk jeni më në të njëjtën gjatësi vale. Kjo krijon një hapësirë për njerëzit që hyjnë në jetën tuaj.

Siç thuhet: “Kur një derë mbyllet, një tjetër hapet“.

4. Ju flini shumë ose aspak

Nëse jeni në prag të transformimit, ju keni probleme me gjumin. Mbingarkesa e bën trurin tuaj të lodhur dhe ju doni të flini përjetë, duke u ndjerë e lodhur dhe në depresion.

Nga ana tjetër, ju po e kaloni çdo natë si një buf i vërtetë, por mos u frikësoni! Nuk do të zgjasë përgjithmonë. Vetëm sigurohuni që ju të ndiqni atë që ju thotë trupi juaj.

5. Bëheni shumë emocional

Ju e gjeni veten në situata ekstreme; duke qeshur shumë, duke qarë më shumë, duke qarë dhe duke qeshur së bashku. Ju përballeni fort me situatave dhe gjërave. Dhe ju nuk e dini pse.

Ju lutem, mos kini frikë. Mos i fshehni emocionet tuaja! Mos u ndjeni keq! Do të kalojë. Së shpejti, energjia juaj negative do të transformohet në pozitive.

6. Universi po ju thërret

Universi po ju dërgon sinjale kudo dhe ju duhet të jeni më të vetëdijshëm. Dëgjoni muzikën që ju përcjell era, pëshpëritjen e saj. Ka zëra që po e thërrasin emrin tuaj.

Ju mund të hasni të njëjtin person që mund t’ju mbështesë shumë herë pa e vënë në dukje atë. Ju mund të shihni numra të përsëritura që kanë një kuptim.

Ju vetëm duhet të jeni të vetëdijshëm për të gjitha këto shenja. Universi dëshiron t’ju ndihmojë!

7. Ju po përjetoni transformimin!

Flakeni tutje dhimbjen dhe përqafoni veten tuaj të re. Mirëpriteni versionin e ri të vetes tuaj. Ngrihuni si një feniks nga hiri.

Universi donte t’ju transformonte nga një larvë në një flutur të bukur. Ndodhi dhe ndodh! Besojeni: kjo nuk është rastësi, aspak!