7 Sjelljes të Fëmijëve që ju Dalin Duarsh Nëse Nuk Ndërhyni Shpejt…

Të jesh prind është një gjë e mrekullueshme! Megjithatë, ata prej nesh që kanë fëmijë e dinë për faktin se nuk është gjithmonë e lehtë. Duhen shumë kohë dhe përpjekje për të siguruar që fëmijët tuaj të rriten mirë, të edukuar siç duhet dhe të përshtaten mirë me jetën në përgjithësi.

Ne vendosëm të shohim pak më në thellësi të problemeve më të zakonshme të sjelljes së fëmijëve që shqetësojnë shumë prindër – probleme që pozitivisht nuk duhet të injorohen!

Fshehja e veprave të këqija të dikujt

Zgjidhja: Ju duhet t’i shpjegoni fëmijës tuaj dallimin mes të qenurit një llafazan dhe të qenurit vigjilent dhe i ndërgjegjshëm. Gjithashtu, duhet të dëgjoni me qetësi fëmijën tuaj dhe të shmangni gjykimin. Pas kësaj, ju duhet t’i ndihmoni ata të kuptojnë situatën në mënyrë që të gjrni një zgjidhje për problemin së bashku.

Rivaliteti mes vëllezërve dhe motrave

Zgjidhja: Gjeni burimin e problemit dhe sigurohuni që ta ndaloni fëmijët tuaj që të shkaktojnë dhimbje fizike ndaj njëri-tjetrit. Ndihmoji fëmijët tuaj të ndihen si një ekip i vërtetë dhe mësojuni atyre që të zgjidhin konfliktet në mënyrë të drejtë.

Shpjegojuni atyre rëndësinë e respektimit të ndjenjave të njëri-tjetrit. Mundohuni që të kaloni kohë rregullisht me secilin nga të vegjlit tuaj – kjo do të ndihmojë në ruajtjen e marrëdhënieve të ngrohta brenda familjes.

Vjedhja

Zgjidhja: Mbajtja e qëndrimit të duhur është shumë e rëndësishme. Mbani qetësi. Nëse fëmija juaj ka vjedhur diçka për herë të parë, zbuloni motivet dhe shpjegojuni se kjo është krejtësisht e gabuar.

Pastaj kërkojini fëmijës tuaj që ta kthejë gjënë dhe të kërkojë falje për veprimin. Nëse vjedhjet vazhdojnë të ndodhin në mënyrë të përsëritur, kërkoni ndihmë profesionale psikologjike. Përndryshe, kjo lloj sjelljeje mund të kthehet në një zakon.

Sjellje të pahijshme

Zgjidhja: Gjeni se çfarë po e shkakton këtë sjellje. Mësojuni fëmijëve mënyrën e duhur për të shprehur emocionet dhe dëshirat e tyre. Ata duhet të mësojnë të qëndrojnë të qetë dhe të dëgjojnë. Nëse fëmija juaj vazhdon të tregohet mospërfillës ndaj të tjerëve, privojini nga privilegjet që gëzojnë.

Mungesa e sinqeritetit

Zgjidhja: Mos u irritoni. Shpjegojuni fëmijëve rëndësinë e sinqeritetit dhe besimit në marrëdhënie. Merrni pak kohë për të menduar mbi ndëshkimin e duhur që do t’u mësojë fëmijëve tuaj që gënjeshtra është e papranueshme.

Nëse pandershmëria bëhet normë, kjo mund të jetë një shenjë serioze problematike. Në një rast të tillë, duhet të kontaktoni një specialist.

Ankesat

Zgjidhja: Mundohuni të mbani një shprehje fytyre të paanshme. Kujtojuni fëmijëve tuaj se duhet të flasin me një zë normal. Nëse kjo sjellje bëhet e përhershme, duhet të kuptoni se çfarë nuk shkon me marrëdhëniet midis të afërmve dhe të dashurve tuaj.

Më pas diskutoni situatën me fëmijën tuaj për ta bërë atë më të vetëdijshëm që është pjesë e familjes.

Sjellja e keqe

Zgjidhja: Mos ushtroni shumë presion mbi fëmijët tuaj duke i mësuar si të sillen. Përkundrazi, tregoju atyre se si të jenë të vëmendshëm ndaj njerëzve të tjerë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që anëtarët e rritur të familjes të sillen siç duhet, sepse fëmijët përsërisin atë që shohin.