A e dini pse fëmijëria besohet të jetë një periudhë e lumtur? Dhe përse ne habitemi kur llogarisim se sa kohë ka kaluar që nga mbrëmja jonë e maturës? Është mendja jonë dredharake që nganjëherë e ndryshon realitetin.
Ne jemi të bllokuar në një ndërgjegje që e përshkruan botën ndryshe nga ajo që është me të vërtetë. Por ka një rrugëdalje.
Është zbuluar se cilat efekte psikologjike nuk na lejojnë që ta shohim realitetin ashtu siç është dhe se çfarë të bëjmë.
Ja përse është e nevojshme që t’i mbani për vete synimet tuaja.
Preferenca për të tërën

Truri ynë nuk i pëlqen gjërat e papërfunduara apo objektet e paplota dhe forma e trupit tonë është ajo që zakonisht vuan për shkak të këtij tipari.
Truri ynë e percepton çdo pjesë të ushqimit si diçka integrale dhe të tërë, edhe nëse është tepër e madhe për t’u ngrënë gjatë një periudhe të pandërprerë.
Si një kanaçe e vogël me pije me gaz ashtu edhe një shishe 2 herë më e madhe, duket si e njëjta sasi për ne, që do të thotë se ne pa dyshim do të donim të pinim të gjithën.
Kjo është arsyeja pse edhe tani, kur nuk kemi ndonjë mungesë ushqimi, shprehja “Mbaroje atë ose ushqimi do të shkojë dëm!” ende mund të dëgjohet në shumë shtëpi.
Zgjidhja
Kur të filloni diçka të re, është e rëndësishme të përcaktoni qëllime specifike që dëshironi të arrini me ndihmën e asaj gjëje. Dhe ju duhet të mësoni të thoni “ndal” jo kur pjata juaj të jetë e zbrazët, por kur të ndjeheni të ngopur.
Rregulli i kënaqësisë së momenteve të fundit

Cilën do të zgjidhnit: të duroni dhimbjen për 1 minutë apo 1 minutë dhimbje dhe 30 sekonda shqetësim pas saj?
Një mendje e kthjellët do të thoshte se ne duhet të zgjedhim opsionin e parë, por ngjarja më vonë provon se njerëzit ndjehen më mirë pas asaj të dytes.
Eksperimentet kanë provuar se këto 30 sekonda të fundit mund të fshijnë kujtimet e dhimbshme. Ky është rasti i studimit të rregullit të pikës kulmore. Ne tentojmë të gjykojmë ngjarjet jo sipas aktivitetit të tyre të përgjithshëm por sipas përfundimit të tyre.
Një film interesant mund të duket i mërzitshëm në qoftë se ka një skenë mediokre në fund, ndërsa një koleg i bezdisshëm do të bëhet më tërheqës nëse ai ju komplimeton përpara se të largoheni.
Zgjidhja
Rregulli i kënaqësisë së momenteve të fundit na kujton se është e rëndësishme për ne që të përfundojmë çdo përgatitje me një ndjenjë pozitive.
Retrospektiva “e trëndafiltë”

Fëmijëria shpesh duket një periudhë e pakujdesshme dhe shpesh kujtohet me një buzëqeshje në fytyrë, por megjithatë, ne mund të kemi qenë duke përjetuar më shumë stres në fëmijëri sesa tani.
Kjo shpjegohet me faktin se truri ynë ka tendencë të përqëndrohet në kujtime pozitive. Dhe ajo për të cilën po flasim nuk është vetëm nostalgjia.
Një udhëtim jo dhe aq i mirë do të duket më i mirë për ju me kalimin e kohës, sepse disa detaje të vogla të bezdisshme do të fshihen nga kujtesa juaj.
Zgjidhja
Ju mund të vazhdoni të kujtoni ngjarjet e këndshme përmes retrospektivës me ngjyra, por ju duhet të mbani në mend këtë mashtrim të vogël të mendjes. Kujtimet më të lumtura shpesh nuk janë tamam siç i kujtojmë.
Efekti i teleskopit (i largimit dhe afrimit)

Kur e mbaruat shkollën? Morët diplomën? Sa kohë keni që punoni?
Këto pyetje mund t’i ngatërrojnë të tjerët. Ndonjëherë, për habinë tonë, ne kuptojmë se ka kaluar më shumë kohë nga sa duket. Është efekti teleskop që i bën ngjarjet e fundit të duken më të largëta dhe ngjarjet e vjetra duken më të afërta.
Për shembull, festa e Vitit të Ri pas një muaji mund të duket si një ngjarje e largët, por pas një viti ose dy, do të habiteni se sa shpejt ka kaluar koha.
Shkencëtarët zbuluan se efekti teleskopik forcohet me moshën dhe një perceptim i një personi 65 vjeçar i ngjarjeve 5-vjeçare dhe 50-vjeçare është përafërsisht i njëjtë.
Zgjidhja
Rekomandohet të mbani ditarë dhe të vendosni fotografi të vjetra në mënyrë që ata të mos humbasin me kohën.
Efekti Streisand

Përpjekja për të përzënë mendimin nga imagjinata juaj e bën atë më intruziv.
Në vitin 2003, Barbara Streisand u përpoq të fshinte foton e shtëpisë së saj, të treguar më lart, që ishte ngarkuar në internet.
Përfundimisht, fotografia u bë kaq e famshme sa një efekti tjetër psikologjik i është dhënë ky emër – Streisand. Ky efekt përcaktohet nga fakti se njerëzit kanë tendencë të tregojnë më shumë interes në gjërat që janë të ndaluara.
Jo vetëm që ky efekt funksionon për informacionin në internet, por edhe për ëmbëlsirat që duken më të shijshme nëse jeni aktualisht në dietë.
Zgjidhje
Nëse ndaloni së kufizuari veten sepse duke pranuar mendimet dhe duke zgjedhur në mënyrë të vetëdishme do të funksionojë më mirë sesa me anë të kufizimeve.
Efekti IKEA

Ne priremi të ekzagjerojmë vlerën e gjërave që ne kemi bërë vetë pavarësisht cilësisë së tyre.
Një eksperiment tregoi se njerëzit që kanë ndërtuar një dollap IKEA me duart e tyre, e vlerësonin më shumë se ata që iu kërkua të vlerësonin të njëjtën dollap, por që tashmë të montuar plotësisht dhe që iu servirej i gatshëm.
Dhe nuk është vetëm për përpjekjen që ju bën të vazhdoni. A e mbajtët mend “preferencën për të tërën” që thamë pak më sipër?
Dollapi i ndërtuar shkakton një ndjenjë të këndshme të plotësisë që disi e mjegullon mendjen e një personi. Kjo është një nga arsyet përse çmimet janë të larta për sendet e punuara me dorë.
Zgjidhja
Është e rëndësishme dhe e domosdoshme për të vlerësuar gjërat e punuara me dorë, por ia vlen të kihet parasysh se për njerëzit e tjerë, vlera e një sendi mund të jetë më e ulët sesa për pronarin e saj dhe kjo është absolutisht normale.
Efekti i qendrës së vëmendjes

A ju është dukur ndonjëherë sikur jeni qendra e vëmendjes së të gjithëve kur keni veshur diçka të re? Dhe nëse dilni në një vend me një njollë në këmishë, atëherë do të mendoni se e gjithë rruga do t’ju quajë të shkujdesur.
Në fakt, njerëzit priren që ta mbivlerësojnë vëmendjen e njerëzve të tjerë ndaj tyre. Veprimet dhe pamja jonë nuk janë aq të rëndësishme sa mendojmë.
Këto gjëra ndodhin sepse mendja jonë bie në një kurth të quajtur “Efekti i qendrës së vëmendjes”.
Zgjidhja
Mos kini frikë të jini vetvetja dhe të shprehni personalitetin tuaj. Kalimtarët nuk janë aq perceptues, mos u përpiqni që t’i kënaqni të gjithë.
“Ndjenja e parakohshme e plotësisë”

Duke bërë të ditura qëllimet tuaja mund të pakësoni shanset për arritjen e tyre. Janë realizuar një sërë eksperimentesh për të gjetur nëse kjo është e vërtetë apo jo.
Rezultatet dolën të jenë pozitive. Kjo ndodh sepse mendja juaj fillon t’i perceptojë synimet e bashkëndara me të tjerët si pjesë e realitetit tuaj dhe kjo gjë ju bën të ndiheni të relaksuar.
Fenomeni quhet “ndjenjë e parakohshme e plotësisë”.
Kështu që herën tjetër që vendosni të mburreni se do të filloni palestrën apo se do të filloni një dietë, më mirë mbajeni atë për vete. Sidoqoftë, është gjithmonë më e këndshme të tregosh rezultatet e arritura, apo jo?
Cilët nga këto efekte duket se funksionojnë më shumë për ju?