Ato që Kanë Patur një Fëmijëri të Vështirë Kanë 5 Avantazhe Ndaj të Tjerëve

©depositphotos

Ideja e një “fëmijërie të vështirë” perceptohet nga njerëzit si diçka e tmerrshme. Shumica e psikologëve i kushtojnë vëmendje vetëm pasojave negative të një fëmijërie të vështirë siç janë traumat psikologjike, mungesa e vetëbesimit, si dhe gjërave të tjera të pakëndshme.

Sidoqoftë, një grup shkencëtarësh vendosën ta shikojnë këtë temë nga një tjetër këndvështrim dhe rezultati i hulumtimit të tyre tregoi se njerëzit që kalonin periudha të vështira kur rriteshin kishin një sërë avantazhesh ndaj atyre që u rritën në një mjedis të mirë.

Janë studiuar me kujdes përfundimet që këta shkencëtarë gjetën dhe do të donim t’i gëzojmë ata që mendojnë se fëmijëria e tyre ishte e vështirë sepse në të vërtetë nuk është aq e keqe. Nëse jeni të vetëdijshëm për avantazhet tuaja dhe dini se si t’i përdorni ato, mund ta jetoni jetën si një person të suksesshëm dhe jo si një viktimë të përjetshme.

Aftësi të mira artistike

Ne të gjithë dimë histori për njerëz që kanë pasur fëmijëri të vështirë dhe kanë arritur të bëhen të famshëm falë aftësive të tyre artistike. Shkencëtarët nga Kalifornia vendosën të mësojnë më shumë rreth këtij korrelacioni.

Ata anketuan 234 persona në profesione artistike si muzikantë, valltarë, aktorë, stilistë dhe këngëtarë për fëmijërinë e tyre dhe më pas i ndanë të anketuarit në 3 grupe në varësi të asaj se sa të vështira ishin fëmijëritë e tyre.

Rezultoi, që njerëzit nga grupi i tretë që e quanin fëmijërinë e tyre shumë të vështirë ishin më të prirur për ankth dhe turp. Por në të njëjtën kohë, ata ishin në gjendje t’i jepeshin artit plotësisht, duke u zhytur në proceset e tyre krijuese. Arti u jepte atyre forcën për të ndryshuar jetën e tyre për mirë.

Një fantazi e pasur mund t’i ndihmojë njerëzit të mendojnë gjëra që njerëzit e tjerë nuk janë në gjendje. Psikologu Ian Morgan Cron thotë, “Njerëzit që nuk kanë vuajtur kurrë janë po aq interesant sa edhe shkurret.”

Ai mendon se nuk mund të mësohet asgjë e vlefshme nga komunikimi me njerëz që kurrë nuk kanë pasur një përvojë negative.

Zgjedhja e një “strategjie të shpejtë”

Sipas vëzhgimeve të shkencëtarëve, njerëzit që kanë përjetuar trazira të konsiderueshme në moshë të re, shpesh jetojnë në “strategji të shpejta”. Kjo do të thotë se ata zgjedhin përfitime të menjëhershme ose përfitime që janë në dispozicion këtu dhe tani pa menduar se edhe pritja për ca kohë do t’u jepte atyre edhe më shumë përfitime.

Ekziston një eksperiment popullor që e vërteton këtë dhe quhet “Eksperimenti i Marshallow i Stanford”. Në këtë eksperiment, një marshmallow është vendosur para një fëmije. Atyre u thuhet që nëse presin 15 minuta dhe nuk e hanë, ata do të fitojnë një tjetër; nëse e hanë tani, nuk do të marrin asgjë.

Një fëmijë normal që rritet në një mjedis të qëndrueshëm dhe të këndshëm është gati të presë sepse ata e shohin atë si një vendim të mençur. Por nga këndvështrimi i një fëmije që rritet në kushte të paparashikueshme, është më mirë ta hanë menjëherë për sa kohë që të rriturit nuk kanë ndryshuar mendje akoma, ose derisa dikush tjetër ta marrë atë, ose të ndodhë ndonjë pakënaqësi e paparashikueshme. Dhe ata kanë të drejtë gjithashtu.

“Strategjia e shpejtë” shpesh i shtyn adoleshentët që të fillojnë jetën e tyre seksuale më herët, ata zakonisht bëhen prindër më herët dhe e ardhmja e tyre duket më e vështirë se e ardhmja e fëmijëve që vijnë nga familje të pasura. Dhe shumë shpesh është kjo “strategji e shpejtë” që i ndihmon ata të mos hutohen dhe të mos u rikthehen vështirësive.

Pështaten shumë lehtë

Kur një fëmijë rritet në kushte të pafavorshme, psikika e tyre fillon të përshtatet shpejt me stresin. Si rezultat, ata marrin aftësi falë të cilave ata lehtë mund të përshtaten ndaj ndryshimeve dhe mund të gjejnë një mënyrë për të dalë nga çdo situatë.

Profesori i psikologjisë me emrin Bruce Ellis (Universiteti i Utah) theksoi praninë e fleksibilitetit njohës – aftësinë për të dalluar gjëra të rëndësishme nga ato jo të rëndësishme, si dhe aftësinë për t’u përqëndruar vetëm në gjëra të rëndësishme te njerëzit e tillë.

Jean Marie Bianchi, një koleg i Dr.Ellis, mendon se njerëzit që janë rritur në kushte të paparashikueshme, kanë një mendim shoqëror të zhvilluar mirë – ata lehtë mund të shohin lidhjen midis objekteve dhe ngjarjeve të ndryshme dhe gjithmonë konsiderojnë kurse të ndryshme të ngjarjeve.

Këtu është një shembull: 2 lojtarë morën udhëzimet e gabuara në një lojë kompjuterike. I pari që u rrit në kushte të mira vazhdoi të vepronte sipas udhëzimeve dhe u bë gjithnjë e më nervoz sepse ishte mësuar të mendonte se rregullat kishin gjithmonë të drejtë. I dyti, i cil ishte rritur në një mjedis të paqëndrueshëm, nuk u frikësua për të ndërmarrë rreziqe dhe u përpoq të gjente zgjidhje të reja. Ata janë të vetëdijshëm që rregullat mund të ndryshojnë në varësi të një situate.

Njohja e menjëhershme e kërcënimit

Norepinefrina është një hormon që na ndihmon të identifikojmë rrezikun. Prodhohet kur hasim diçka të papritur ose të frikshme. Sipas hulumtimit të një psikologu klinik dhe neurobiolog, Ian Robertson, norepinefrina ndikon në tru pozitivisht në doza të moderuara – përmirëson kujtesën dhe aftësinë për të mësuar. Njerëzit që kanë pasur fëmijëri të vështirë mund të njohin rrezikun më shpejt se të tjerët dhe menjëherë fillojnë të gjejnë mënyra për ta shmangur atë.

Prandaj, një nivel i mesëm (por jo i lartë) i stresit mund të jetë i dobishëm për trupin. Për më tepër, vajzat adoleshente piqen më shpejt falë stresit – ky është një përfundim në të cilin arritën një grup shkencëtar nga Universiteti Stanford. Çuditërisht, kjo nuk është vërejtur te djemtë.

Një memorie e mirë dhe aftësia për të ndjerë keqardhje

Chiraag Mittal, një shkencëtar nga Universiteti i Teksasit, arriti në përfundimin vijues: fëmijët që janë rritur në mjedise të vështira kanë kujtime më të mira. Kjo azhurnon shumë shpejt – informacioni i dobishëm dhe i vjetër lehtësisht harrohet dhe zëvendësohet me informacion të ri dhe të dobishëm. Sidoqoftë, këta lloj fëmijësh mbajnë mend kryesisht ngjarje negative dhe njerëz që i kanë trajtuar keq. Kjo i ndihmon ata të mbrojnë veten në të ardhmen.

Gjithashtu, shumica e njerëzve që duruan një fëmijëri të vështirë kanë empati mjaft të zhvilluar dhe janë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë ndjenjat dhe emocionet e të tjerëve. Ata bëhen psikologë të mirë dhe mund të kuptojnë se çfarë po ndodh brenda një personi tjetër me vetëm një vështrim.

Si të shkëputemi nga efektet negative të fëmijërisë së vështirës?

“Ne nuk jemi gjë tjetër veçse historitë që i tregojmë vetvetes”. – Ian Morgan Cron, psikoterapist.

Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën tonë, por mund ta shikojmë atë nga një tjetër këndvështrim. Një nga rreziqet që shfaqet me ata që kanë pasur fëmijëri të vështirë është tendenca për të mbetur gjithnjë në pritje që diçka të keqe ka për të ndodhur dhe të mos besojnë më për mirë. Në vend që të ndjeheni keq për veten tuaj dhe të fajësoni shqetësimet psikologjike që nga fëmijëria për dështimet tuaja, është më mirë të përpiqeni të përqendroheni në diçka pozitive.

Dhe një ushtrim i krijuar nga psikoterapisti Ian Morgan Cron mund të ndihmojë shumë.

Një herë ai i kërkoi njërit prej pacientëve gjatë terapisë në grup që të tregonte historinë e jetës brenda 5 minutave në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se ata ishin viktima. Pasi mbaroi bisedën, Cron u kërkoi atyre që të tregonin të njëjtën histori në mënyrë që dëgjuesit të kuptojnë se ata ishin një hero. Pacienti nuk e besoi atë në fillim dhe tha: “A është e mundur?” Cron u përgjigj: “Sigurisht!”

Prandaj, mund ta përqendroni mendjen tuaj në anët e ndritshme të jetës tuaj pa lënë pas dore përvojat e mëparshme. Nuk ka rëndësi çfarë të ka ndodhur në jetë, rëndësi ka sesi ia rrëfen vetes atë që të ka ndodhur.