“Bir im është engjëll me të gjithë, dhe vetëm me mua djallëzor!”/ Psikologia ia lë fajin nënës, ja pse…

Fëmijët mësojnë shumë herët se si të manipulojnë një prind që është tepër i shqetësuar nga dashuria për fëmijën.

Ja çfarë shkruan një psikologe:

Rashel është nëna e Natanit, i cili sapo ka mbushur dy vjeç. Rashel është një nënë që punon me kohë të pjesshme në shtëpi dhe ka ndihmën e një gruaje për punët e shtëpisë pesë ditë në javë.

Rashel është konsultuar me mua për shkak të problemeve të saj me të birin.

Ja çfarë rrëfen ajo:

Kur Natan është me Davidin (burrin), ai është mirë. Ai e adhuron Davidin dhe e dëgjon atë. Kur është me Amalian (gruan që më ndihmon), ai është mirë. Ai e do atë dhe luan qetësisht me të.

Por kur ai është me mua, ai është i pamundur. Hedh vetëm zemërim drejt meje kur nuk merr gjërat që do. Ai shkon për të fjetur lehtë natën kur është me Davidin, por jo me mua. Dua aq shumë të jem një nënë e mirë dhe nuk mund ta kuptoj se çfarë po bëj gabim.

Unë kurrë nuk zemërohem me të, por ndonjëherë ndihem sikur dua t’ia numëroj ca shuplaka të mira! Kam nevojë për ndihmë!

Psikologia e pyet nënën:

“Rashel, kur je me Natan, çfarë mendon se është më e rëndësishme për ju, ta bësh që ai të të dojë apo të jesh e dashur fillimisht me veten tënde?”

Ajo i përgjigjet menjëherë duke i thënë:

“Ta bëj atë që të më dojë, patjetër. Unë asnjëherë nuk mendoj të dua veten. Unë vetëm dua që ai të më dojë. Nëse ai më do mua, atëherë unë e di se unë jam një nënë e mirë. “

Dhe çfarë do të thotë kjo për ty nëse je një nënë e mirë apo jo?” – e pyet psikologia.

Kjo do të thotë se unë jam në rregull” – përgjigjet ajo.

“Domethënë ti ja ke dorëzuar Natanit në dorë punën për të përcaktuar vlerën tënde. Ai duhet të të dojë që ti të jesh në rregull. Çfarë mendon se është më e rëndësishme për Davidin, burrin tënd?” – e pyet sërish psikologia.

Nëna i përgjigjet:

“Oh, Davidi kujdeset mirë për veten. Ai me të vërtetë nuk duket i shqetësuar nëse Natan-i e do apo nuk e do atë. Ai është shumë i dashur me Natanin, por nëse Davidi dëshiron të hajë darkë kur Natan dëshiron të luajë me të, ai thjesht ha darkë dhe Natan duket se e pranon atë.

Nëse unë dua të ha mëngjesin kur Natan dëshiron të luajë, Natan ka një zemërim të tmerrshëm ndaj meje”.

Atëherë psikologia iu përgjigj:

“Rashel, Natan ka mësuar se ai mund të të manipulojë ty, sepse ti je aq e shqetësuar për atë se si ai ndihet për ty. Përderisa dashuria e tij është më e rëndësishme për ty sesa të kujdesesh për veten, ai do të jetë në gjendje të të manipulojë.

Kjo nuk është e mirë për të apo për ty.

Është ngarkesë shumë e madhe për të që të ketë përgjegjësinë e përcaktimit të vlerës tënde. Përderisa vlera jote është e lidhur me të qenit një nënë e mirë, Natan do të jetë në gjendje të të manipulojë. “

Ndërsa nëna i thotë:

“Unë mund ta shoh këtë. Amalia, zonja që kujdeset për djalin është si Davidi, burri im. Nëse ajo ka punë për të bërë, ajo thjesht e lë që Natan të luajë vetë dhe ai atë bën.

Ajo e do atë, por ajo është e vendosur për atë që duhet të bëjë. Unë e shoh që dorëzohem gjatë gjithë kohës, sepse unë nuk dua që ai të jetë i mërzitur me mua. Çfarë mund të bëj tani për ta ndryshuar këtë? “

Psikologia i tregon se ku qëndron problemi i vërtetë:

“Para së gjithash, duhet të shkëputësh me vetëdije ndjenjën e vetëvlerësimit nga të qenit një nënë e mirë. Duhet të punosh shumë me veten tënde të brendshme për të përcaktuar vlerën tënde duke i ndarë gjërat.

Ndjesia jote e vlerës duhet të jetë e lidhur me atë se kush je – mirësia, dhembshuria, ndjeshmëria, ngrohtësia, gjallëria. Duhet të marrësh përgjegjësinë për përcaktimin e vlerës tënde vetë, në vend që të bësh Natanin, Davidin ose cilindo tjetër përgjegjës.

Së dyti, duhet të shqetësohesh për t’u kujdesur për veten po aq shqetësohesh për t’u kujdesur për Natanin. Natan është një shejtan i vogël me ty, sepse ti je një prind që ia lejon.

Nuk kujdesesh për veten kur je me të, kështu që edhe ai ka mësuar të mos kujdeset për ty. Ti po i mëson atij që të mos kujdeset për ty kur ty nuk të intereson të kujdesesh për veten.”

Javën e ardhshme, kur folëm në seancën tonë të telefonit, Rashel më raportoi se gjërat tashmë kishin ndryshuar në mënyrë dramatike. Natani po e dëgjonte, duke shkuar për të fjetur kur e vinte ajo në gjumë dhe dukej më i lumtur në përgjithësi.

Zemërimet e tij nuk ishin ndalur ende plotësisht, por ato ishin shumë më të rralla.

Edhe Rashel ndihej më e lumtur, sepse më në fund po kujdesej për veten dhe nevojat e saj. Për herë të parë që nga lindja e Natanit, ajo po gjente kohë për veten, – shkruan psikologia.