Ndërkohë që një pacient po ëbnte një vizitë në spitalin e të sëmurëve psiqik iu drejtua mjekut duke e pyetur.
Si e përcaktoni kur një njeri duhet të shtrohet në spitalin psiqik? Mjeku iu përgjigj:
Mbushin një vaskë me ujë, pastaj pacientit i japim 3 gjëra. Një lugë, një filxhan dhe një kovë.
Pastaj e pyesim atë se me cilën prej tyre zgjedh që ta zbrazë vaskën. Në këtë rast po ju çfarë do të bënit?
Oooh! E kuptova. Një njeri normal natyrisht që zgjedh kovën, sepse kova është më e madhe se luga dhe filxhani. – përgjigjet duke buzëqeshur.
“Joo…i apriti mjeku një njeri normal tërheq tapën e vaskës,” u përgjigj mjeku buzagaz.
“Intelekti nuk na është dhënë që të zgjedhim njërin nga opsionet që na ofrohen, por që të gjejmë zgjidhjen më të duhur.”
Kjo linjë e arsyetimit quhet Dilema False sepse na shtyn që të zgjedhim njërin ndërmjet opsioneve duke na i kufizuar opsionet në dy, kur ka në fakt më shumë opsione për të zgjedhur.
Kjo teknikë e manipulimit nëpërmjet argumentit logjik përdoret gjërësisht në marketing dhe politikë.
Ndonjëherë zgjedhjet janë midis një gjëje, ose tjetrës, ose të dyja gjërave së bashku (ato nuk përjashtojnë njëra-tjetrën). Ndonjëherë ka një sërë opsionesh, tre, katër, pesë, ose njëqind e dyzet e pesë.
Argumentet e bazuara në dilema janë vetëm gabime kur, në fakt, ka më shumë se opsionet e deklaruara. Ky nuk është një mashtrim, në qoftë se realisht ka me të vërtetë vetëm dy opsione.