Drejtuar personit që më shkatërroi emocionalisht – Faleminderit!

Imagjinoni këtë skenar: një grua e ulur në dyshemenë e banjës së saj, duke grushtuar në tokë ndërsa përpiqet të heshtë ulërimat e saj, ta qetësojë zemrën e saj që rreh fort dhe t’i japë një kuptim ndarjes.

Tani, ajo që dua që ju të bëni është të imagjinoni fytyrën time. Sepse ajo grua në dyshemenë e banjës isha unë.

Unë isha ajo grua pasi ti më kishe shkatërruar emocionalisht. Pas muajsh dhe muajsh të mos të ndjerit mirë. Pas muajsh dhe muajsh që zgjidhje njerëz të tjerë mbi mua. Pasi ti më merrje për të mirëqenë.

Dua të të them se nuk të urrej. Përkundrazi, dua të të them – Faleminderit.

Sepse pas muajsh e muajsh abuzimi emocional me mua, kuptova se nuk ishte se nuk isha mjaftueshëm e mirë për ty – ishe ti problemi. Ti ishe toksiku.

Më në fund po dal nga strofulla e errët që më ke futur. Ti nuk ke më pushtet mbi mua. Ia kujtoj vetes çdo ditë se sa vlej.

Unë meritoj më shumë se fjalët tuaja të ëmbla e të rreme, të cilat plotësisht e shtrembëruan perceptimin tim për dashurinë e vërtetë. Unë meritoj më mirë se dikush që më merr për të mirëqenë dhe më injoron. Unë meritoj më shumë sesa dikë që më ka thyer zemrën pa e menduar dy herë.

Unë meritoj dikë më të mirë se ty!

Tani, unë nuk jam e njëjta grua zemërthyer, e ulur në dyshemenë e saj të banjës duke u përpjekur të ndalojë lotët që rrjedhin. Tani e di sesa nuk dua t’i jap fuqi të plotë dikujt mbi mua dhe emocionet e mia.

Kam rifituar kontrollin e humbur gjatë jetës sime dhe nuk jam e gatshme ta humb më. Unë kurrë nuk do të ndihem më e pavlefshme. Unë nuk do të lejoj askënd që të më bëjë të ndihem më pak.

Mos më keqkupto, nuk po them se je një person i keq. Ti je me të vërtetë një njeri i mirë, por ti ishe toksik për mua. Dhe nëse ndonjëherë fillon të mendosh për mua dhe dëshiron të më kontaktosh, të lutem mbaj mend gruan në dyshemenë e banjës dhe mos më telefono kurrë më.

Sepse ti më pate zhytur në një vend të errët. Unë isha e rrethuar me negativitet. Dielli thjesht nuk shkëlqeu për mua për një kohë të gjatë, sepse ti isha burimi im i vetëm i dritës.

U mbyta dhe pastaj, papritmas rilinda. Vendosa të bëhesha e fortë për veten time dhe të shpëtoja veten sepse ti nuk ishe kurrë aty.

Unë e di që nuk je një person i keq, por herën tjetër kur të duket sikur të mungoj dhe më do ende, të lutem mbaj mend atë që më ke bërë. Mendo për gruan që kaloi kaq shumë netë pa gjumë në agoni duke u përpjekur të kuptojë se çfarë shkoi keq. Mendo për gruan që i humbi oreksi dhe që jeta iu shndërrua në një ferr të gjallë.

Mendo për të gjitha dëmet që më ke shkaktuar dhe largohu!

Por, para se të shkosh, unë dua të të falënderoj që i dhe formë gruas që unë gjithmonë dëshiroja të bëhesha.

Faleminderit që më ke bërë më të fortë!

Faleminderit që më riktheve kontrollin mbi jetën time!

Faleminderit që më shtyve në mënyrë të atillë që të mos kisha zgjidhje tjetër përveçse të largohem dhe të transformoj jetën time!

Faleminderit që më ndihmove të kuptoj se nuk kam nevojë të kërkoj vlefshmëri nga të tjerët, asnjëherë më!

Se unë i mjaftoj vetes time!

Dhe së fundi, faleminderit për të gjitha gjërat e mëdha që erdhën pas errësirës me ty. Nëse nuk do të ishe larguar, nuk do të isha në gjendje ta shihja dritën sot.