Fëmijët kokëfortë mund të jenë një makth. Ndonjëherë ne nuk e kuptojmë pse na kundërshtojnë dhe nuk sillen mirë. Ne nuk i dimë arsyet që i inkurajojnë ata që të sfidojnë autoritetin tonë dhe disa nga veprimet e tyre madje na bëjnë të mendojmë se jemi prindër të këqij.
Por mos u shqetësoni shumë, ka diçka pozitive këtu, sepse, sipas hulumtimit të kryer nga ResearchGate, fëmijët më kokëfortë dhe rebelë kanë më shumë gjasa të bëhen të rritur të suksesshëm në të ardhmen.
Ne do ju paraqesim rezultatet e këtij studimi në mënyrë që ju të mund të kuptoni se çfarë qëndron pas sjelljes rebele të fëmijëve tuaj.
Çfarë thotë shkenca për fëmijët rebelë

Kur fëmijët fillojnë të studiojnë, ne besojmë se ata duhet të përmbushin disa pritshmëri, si për shembull të marrin nota të mira, të kenë sjellje të shkëlqyeshme dhe të jenë të bindur, të respektueshëm dhe të qetë, në mënyrë që të kenë një të ardhme premtuese.
Ky studim, i cili ka përpiluar informacione që nga viti 1968, fillimisht është bazuar në një analizë të sjelljes së rreth 3,000 fëmijëve të moshave 8 deri në 12 vjeç dhe përfshin inteligjencën, masat e edukimit, aspiratat, statusin socioekonomik, sfondin familjar dhe një pyetësor rreth shkollës dhe aktiviteteve të përditshme, ndjenjat, mendimet dhe zakonet e nxënësve.

Pas më shumë se 40 vitesh studimi, ai tregoi se fëmijët të cilët zakonisht sfidonin autoritetin e prindërve kishin një tendencë për të vënë në dyshim gjërat që ndodhnin rreth tyre dhe për të menduar përtej kufijve që krijoheshin për ta. Kjo i bën ata edhe më krijues kur vjen puna tek idetë e reja ose hapja e një biznesi.
Ata që konsideroheshin rebelë, të pabindur, agresivë dhe kokëfortë ishin në gjendje të fitonin në pozita të rëndësishme në vendin e punës, duke fituar më shumë para se ata që kishin nota më të mira dhe ishin më të disiplinuar gjatë fëmijërisë së tyre.
Inteligjenca, përgjegjësia dhe angazhimi janë të rëndësishme.

Karakteristikat dhe sjellja e nxënësve luajnë një rol të rëndësishëm. Suksesi i tejkalon burimet e mira njohëse dhe të qënit pjesë e një familjeje të pasur dhe të shtresës së lartë.
Cilësia e trajnimit profesional dhe akademik, përveç interesit dhe përgjegjësisë që fëmija zhvillon gjatë gjithë jetës së tij, janë faktorë përcaktues për të arritur sukses në karrierë dhe në ekonomi.

Sipas analizimeve, u përcaktua se suksesi i fëmijëve rebelë në moshën e tyre të rritur mund të jetë rezultat i egoizmit të tyre dhe aftësisë së tyre për të vënë interesat e tyre në vend të parë.
Për shkak se nuk i përmbahen rregullave të imponuara, ata bëhen ekspertë kur zhvillojnë bisedime rreth pagës që dëshirojnë dhe moskonformiteti i tyre gjithmonë i udhëheq ata që të kërkojnë opsionin më tërheqës dhe më të favorshëm për veten e tyre.
Ajo që konsiderohej sjellje e pabindur 50 vjet më parë nuk ka të bëjë me atë që është sot dhe suksesi i fëmijëve rebelë mund të ketë një shpjegim tjetër.
Stili i jetesës që ekzistonte shumë vite më parë, ndoshta nuk ka shumë ngjashmëri me mënyrën e jetesës së tanishme. Nga ana tjetër, është e mundur që në disa raste, njerëzit që ishin fëmijë rebelë nuk arritën sukses në mënyrën më etike ose ndoshta nuk u dhanë edhe aq shumë pas studimeve të tyre dhe duhej të kalonin më shumë kohë në shkollë.
Nëse ata kalonin më shumë kohë në shkollë, kjo mund të kishte rritur mundësinë që ata të absorbonin njohuritë e nevojshme për të shkuar në kolegj dhe kjo do t’i bënin ata më të vetëdijshëm për atë që donin për të ardhmen e tyre.
Nëse fëmija juaj është rebel ose kokëfortë, nuk duhet të shqetësoheni, sepse ekziston mundësia që fëmija juaj të bëhet një i rritur shumë i suksesshëm.
Çfarë mendoni për këtë zbulim? A mendoni se sjellja e fëmijërisë mund të përcaktojë të ardhmen e fëmijës? Sa rebel ishit ju kur ishit fëmijë? Ne do të dëshironim të lexonim përgjigjet tuaja në koment.