Vajza, a ju kujtohet ndërsa me njërën dorë po lanit enët dhe me tjetrën tundnit fëmijën tuaj në shtrat premtuat se do të rrinit pak kohë me miket tuaja pavarësisht të gjithave?
E pra sot, është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet.
Përgjigjet tona zakonisht janë justifikime si: “Sot jam e lodhur”, “kam shumë gjëra për të bërë”, “asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse e shtyjmë takimin”.
Por nëse rrini duke e shtyre takimin me miqtë, kjo mund të jetë shumë e keqe për ju, sipas shkencës.
Sot, ne do t’ju shpjegojmë pse është e rëndësishme të mos i vendosni shokët tuaj në plan të dytë.

Mendoni për një moment dhe listoni 3 prioritetet kryesore në jetën tuaj. A janë ndër to miqtë tuaj?
Nëse jo, po i hidhni tutje përfitimet që ka për ju miqësia.
Sipas hulumtimit nga Universiteti i Oksfordit, mirëqenia e grave është më e mirë kur takohen me katër miq të mirë dy herë në javë dhe “bëjnë gjëra” si thashetheme dhe flasin për rivalet e tyre.
Përveç kësaj, raporti pohon se ndërveprimi shoqëror i ndihmon gratë ta rimarrin veten nga sëmundjet më shpejt dhe i bën ato më bujare. Dhe ne kemi zbuluar edhe më shumë efekte pozitive.
Visualizza questo post su Instagram
Lidhjet shoqërore i ndihmojnë gratë të menaxhojnë stresin.
Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë sugjeron se gratë i përgjigjen stresit duke kerkuar shoqëri. Kjo i ndihmon ato të zvogëlojnë ndjeshmërinë dhe të fitojnë mbështetjen që kanë nevojë.
Kë telefononi zakonisht kur ndiheni nën presion në punë ose pas një zënke me njeriun e zemrës?
Visualizza questo post su Instagram
Takimi me miqtë ndikon pozitivisht në shëndetin tonë. “Koha sëbashku” zvogëlon rrezikun e sëmundjes, ul presionin e gjakut, shkallën e zemrës dhe kolesterolin. Duket sikur miqtë në disa raste mund ta zëvendësojnë mjekësinë.
Miqtë janë çelësi i jetëgjatësisë.
Studimet tregojnë se njerëzit pa miq rritin rrezikun e vdekjes me më shumë se 6 muaj. Dhe ata që i kanë shumicën e miqve prej mbi 9 vitesh ulin rrezikun e vdekjes me rreth 60%.

Miqtë na ndihmojnë të jetojmë më mirë. Sipas një studimi numri i miqve të grave ka ndikim në zhvillimin e dëmtimit fizik në periudhat e mëvonshme. Dhe anëtaret e një skuadre “vajzash” ka të ngjarë të udhëheqin një jetë të gëzueshme.
Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se mungesa e miqve në jetën e një gruaje është aq e dëmshme për shëndetin e saj sa mbipeshë apo pirja e duhanit.

Natyrisht, duhet të kujtojmë se ka gjithmonë një përjashtim. Gjithkush është ndryshe dhe jo çdo grua mund të dëshirojë një grup vajzash rreth saj.
Meqë ra fjala, rezultatet e studimit vlejnë edhe për meshkujt.
Universiteti i Oksfordit konfirmon se meshkujt gjithashtu përfitojnë nga të paturit të paktën dy netë “me çunat” në javë.
Visualizza questo post su Instagram
Sa shpesh dilni ju me vajzat? A keni arritur të ndiqni raportin 5:2? Nëse jo, ne jemi kurioz për të gjetur se çfarë justifikimesh përdorni ju zakonisht për t’i shmangur këto takime.