Jam e fortë, por tepër e lodhur… ju e dini përse!

Çfarë do të thotë të jesh i/e fortë?

Do të thotë të besosh në dashuri, edhe pse ta kanë thyer zemrën, kur je aty duke fshirë lotët që askujt nuk ia merr mendja se i ke derdhur.

Ju jeni të fortë kur kapërceni gabimet tuaja, kur fitoni mbi demonët tuaj; kur ndihmoni dhe u besoni atyre që nuk e meritojnë, por falni përsëri dhe përsëri.

Është forca që ju bën të kafshoni gjuhën kur dikush e lëshon inatin e tij drejt jush, dhe ju ndaloni edhe pse e dini që ju nuk e meritoni atë. Do të thotë se besoni në veten tuaj kur askush tjetër nuk e bën këtë.

E megjithatë, e vërteta është se kjo forcë, që merr energji nga çdo qelizë e trupit tuaj, ju lodh, duke ju sfilitur.

Jeni të fortë, po, por për këtë jeni të lodhur!

Të lodhur duke u lënduar sa herë që shpresoni për diçka ose tek dikush; të frikësuar nga më e keqja dhe ta shihni duke u realizuar; duke u zhgënjyer vazhdimisht.

Ju jeni të lodhur nga njerëzit që ju thonë se ju duhet të ndryshoni, por duke bërë këtë ju humbisni veten, për t’i bërë të tjerët të lumtur, ju nuk e dini më se kush jeni.

Të menduarit shumë për njerëzit që kanë pak ose aspak vëmendje ndaj jush, ju sfilit, çdo herë. Ajo që ju sfilit edhe më shumë është se përpiqeni t’i kënaqni të tjerët aq shumë, ndërsa për vete ju nuk kërkoni shumë në këmbim.

Ju jeni të lodhur së kaluari 15 minuta për t’i shkruar dikujt që po e mendoni dhe t’ua kthejnë vetëm me një “OK”. Rrini zgjuar natën, të pushtuar nga mendimet, ku gjumi është i pamundur.

Duke fajësuar gjithmonë veten, kështu po, i hiqni vetes të gjitha energjitë e jetës.

Ju jeni të lodhur duke u vënë në mënyrë të përsëritur në provë, edhe pse keni dalë fitimtarë çdo herë. Të lodhur duke mbajtur mbi supet tuaja peshën e një të kaluare që nuk ndalet duke ju persekutuar, që nuk ju lë të qetë.

Ju jeni të lodhur duke qenë të fortë për të gjithë; duke pritur për shpjegime dhe justifikime që kurrë nuk vijnë, ose të paktën kurrë në kohë.

E vërteta është se ju nuk mund të shpëtoni nga kjo forcë dhe ju nuk mund ta shmangni këtë lodhje. Ju kurrë nuk do të ndaloni së dhëni dashuri, ndihmë, duke dëgjuar të tjerët, pavarësisht nga dhimbja, zhgënjimet.

Por kjo është ajo që ju bën persona të mrekullueshëm: ju jeni një “shërues” të botës, bartës të dritës në errësirë dhe ju do të vazhdoni në udhëtimin tuaj të shpresës, gjithmonë duke e mbajtur kokën lart.