Mark Twain tha dikur ndër rreshtat e tij:
“Hani si ushqim të parë në mëngjes një bretkosë të gjallë dhe asgjë e keqe nuk do t’ju ndodhë gjatë ditës.”
Dhe kjo është këshilla jonë për një ditë të frytshme.
Shpresojmë të jeni të uritur!
Twain nuk po thoshte fjalë për fjalë që të hani bretkosa për mëngjes (na e merr mendja).
Dhe ndërsa ky citim, si shumë të tjerë, mund t’i jetë kushtuar gabimisht autorit legjendar, një version më i gjatë i citimit të supozuar e qartëson sadopak kontekstin e tij:
“Nëse është detyra juaj të hani një bretkosë, më e mira është që ta hani atë që në mëngjes. Dhe nëse e keni për detyrë për të ngrënë dy bretkosa, është më mirë të hani më të madhen në fillim.”
Në terma më praktikë, “bretkosa” është detyra juaj më e keqe dhe më e vështirë e ditës. E dini, ajo të cilës i frikësoheni.
Kjo detyrë e frikshme është ndoshta edhe më e rëndësishmja dhe ajo që ju keni më shumë gjasa të shtyni përpara. Nëse keni dy detyra me bretkosa, filloni me atë që jeni më pak të ngazëllyer për ta bërë.
T’i përkushtoni orën e parë apo dy orët e para të mëngjesit detyrës tuaj të përbuzur do t’ua bëjë më të lehtë të ecni përpara, duke parë që të gjithë ata që janë përreth jush janë ende duke parë email-et apo duke ndezur makinerinë e kafesë.
Duke përfunduar sa më shpejt një detyrë të rëndësishme, do të keni një ndjesi të madhe arritjeje, madje edhe që para kohës së drekës. Nga këtu, ajo ndjenjë e përmbushjes do t’ju motivojë për të ecur përpara gjatë ditës.
Gjenerali në pension i Marinës së SHBA William McRaven zbuloi një këshillë të ngjashme për të qenë produktivë në punë dhe për të ruajtur disiplinën gjatë gjithë ditës.
Duke bërë këtë, ai fiton një ndjenjë të arritjes si dhe krenari, duke iu përmbajtur një zakoni të mirë të vetëdisiplinës.
Një bretkosë në ditë largon zvarritjen!
Autori i vetëzhvillimit dhe folësi publik Brian Tracy gërmon këtë strategji menaxhimi dhe produktiviteti në librin e tij më të shitur “Eat That Frog!”. 21 Mënyrat më të mira për të ndaluar vonesën dhe për të bërë më shumë në më pak kohë.
Për të, qëllimi është që ngrënia e bretkosës të shndërrohet në një zakon jetësor. Megjithëse detyra e “bretkosave” mund të ndryshojë nga dita në ditë, zakoni për të realizuar këtë detyrë të bezdisshme menjëherë është ajo që duhet të qëndrojë.
Tracy shkruan në blogun e tij:
“Njerëzit e suksesshëm dhe efektivë janë ata që nisin drejtpërsëdrejti detyrat e tyre kryesore dhe më pas disiplinojnë veten për të punuar në mënyrë të qëndrueshme dhe me një mendje derisa këto detyra të jenë të plota.”
E dëgjuat, hajeni bretkosën!
Vetëm shpresojmë të jeni të uritur!