Kur një grua dashuron, ajo dashuron me gjithë zemrën e saj. Ajo nuk ka frikë të zhveshë shpirtin e saj para njeriut që ajo e do. Ajo është e aftë të bëjë të pamundurën dhe madje edhe të sakrifikojë veten për dashurinë në jetën e saj, sepse ajo përkujdeset thellë.
Por, nëse guxoni ta luani dhe ta merrni dashurinë e saj për të mirëqenë, më besoni, një grua e fortë dhe e guximshme nuk do të ngurrojë të largohet nga ju.
Sepse kur një grua i ka dhënë fund me ju, ajo ju ka “lënë shëndenë” dhe nuk ka asgjë që mund të bëni për ta ndaluar.
Një grua e dashuruar do t’ju japë një pjesë të zemrës së saj!
Ajo do t’ju lejojë të gjeni rehati në shpirtin e saj të bukur.
Ajo do t’ju ofrojë një strehëz!
Një strehëz të sigurt dhe të ngrohtë ku mund të pushoni shpirtin tuaj.
Një vend sekret nga bota!
Një përqafim i butë, i dashur dhe premtues i saj do t’ju tregojë se çdo gjë është mirë për sa kohë që jeni aty me të.
Por,
Nëse guxoni ta tradhtoni dhe ta thyeni besimin e saj, ajo nuk do t’ju japë një mundësi tjetër. Ajo nuk do të ketë frikë t’ju lërë, edhe nëse përfundon përgjithmonë e vetme.
Pasi besimi i saj të jetë thyer, ashtu si qelqi, nuk mund ta rregulloni më. Mund të përpiqeni të ngjitni copa të thyera së bashku, por kurrë nuk do të jetë e njëjtë. Ato kristale të vogla, ato pjesë thelbësore të zemrës së saj tani janë zhdukur përgjithmonë.
Sapo të kaloni pikën e kthimit, është tepër vonë. Është vonë për keqardhje, është vonë për justifikimet tuaja të rreme, është vonë për falje. Ju nuk do ta keni më sërish!
Nuk po themi se do të jetë e lehtë për të, por sapo të lodhet duke luftuar për ju, ajo do ta mbyllë. Përgjithmonë!
Sepse ajo është më e fortë sesa ju mendoni. Zemra e saj është e pambrojtur dhe e mbushur me dashuri, por ajo e di vlerën e saj. Ajo respekton kufijtë e saj. Dhe ajo nuk do t’ju lejojë ta lëndoni atë.
Ajo nuk do t’ju lejojë ta manipuloni, nuk do t’ju lejojë të kontrolloni jetën e saj, sepse ajo kurrë nuk do të pranojë të jetë një nga viktimat tuaja. As në një milion vite. Ky nuk është lloji i dashurisë që ajo do në jetën e saj.
Ajo ëndërron për dashurinë!
Dashurinë e vërtetë, atë të zjarrtën. Një lidhje shpirtërore që shkon përtej çdo fushe fizike. Një partner zemra e të cilit do të jetë në sinkron me të sajën. Një qenie njerëzore që do të kuptojë natyrën e saj, pavarësisht se sa e çuditshme dhe e brishtë është. Dikush që do ta trajtojë atë me respekt.
Ajo meritonte gjithë botën dhe ju e dini këtë!
Pa marrë parasysh se sa ju dëshironi të mohoni të vërtetën, thellë brenda vetes ju e dini që nuk ishit mjaftueshëm të mirë. Ju e dini që keni bërë një gabim me të, por ajo që iu dhemb më së shumti është fakti se kurrë nuk do të jeni në gjendje ta ktheni mbrapa.
Për shkak se sapo ajo i ka dhënë fund përpjekjeve për të shpëtuar marrëdhënien tuaj, ajo nuk do t’ju japë një mundësi tjetër.
Prandaj ju lutem, mundohuni të mësoni nga gabimet tuaja dhe kuptoni se kjo botë nuk është bardh e zi. Mos tregoni mungesë respekti ndaj femrave!
Sepse, ashtu si një bumerang, Karma do të kthehet pas për ju dhe do t’ju godasë në momentin që më së paku do ta prisni. Trajtojini të tjerët në mënyrën sesi ju dëshironi të trajtoheni!