Mënyra se si tregoni me gisht zbulon shumë rreth personalitetit tuaj dhe se çfarë lloji partneri do të jeni apo jeni në marrëdhënien tuaj.
Trupi dhe mendja juaj shpesh pasqyrojnë mendimet tuaja. Shumë ekspertë pohojnë se pjesa e trurit tonë që dominon proceset tona të mendimit mund të përcaktohet duke studiuar gjuhën e trupit.
Bazuar në mënyrën se si tregojnë me gisht ndaj diçkaje, njerëzit mund të ndahen në tre kategori:
1. Gishtërinjtë e mbyllur me vendosmëri, me pëllëmbë të drejtuar anash
Nëse tenton të tregosh diçka në këtë mënyrë, atëherë ka mundësi që të jesh dikush që ka një personalitet të guximshëm dhe praktik. Ju nuk rrini dot pa ndjekur mendjen tuaj dhe atë që ju jep mundësinë të jeni vetvetja.
Ju pëlqen të jeni të fortë në qasjen tuaj ndaj gjërave, të cilat ndonjëherë mund t’i frikësojnë njerëzit që nuk ju njohin.
Ju pëlqen të shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja lirisht dhe drejtpërdrejt. Ju e urreni kur njerëzit i komplikojnë gjërat duke ju gënjyer. Kjo gjithashtu ju bën pothuajse imunë ndaj gjykimit të njerëzve të tjerë.
Ju nuk jeni mbështetur kurrë tek të tjerët që t’ju tregojnë se çfarë është e duhura dhe çfarë është e gabuar. Ju njiheni edhe për ndjenjën tuaj të drejtësisë.
Ju e doni lirinë dhe vështirë se lejoni dikë t’jua diktojë limitet!
Ju kërkoni aventurë nga romancat tuaja dhe gjithmonë dëshironi t’i mbani gjërat emocionuese. Në të njëjtën kohë, preferoni të jeni në marrëdhënie që ju ndihmojnë të rriteni si një person.
2. Gishtat e mbyllur me vendosmëri, me pëllëmbën të drejtuar për poshtë
Nëse kjo është mënyra se si mbyllni gishtat, atëherë ka të ngjarë që të keni një personalitet intuitiv. Ju pëlqen të keni vëzhgime të mprehta për gjërat dhe ngjarjet rreth jush. Sekretet nuk ju shpëtojnë lehtë dhe njerëzit që ju njohin shpesh mendojnë se mund të besojnë në ju.
Ju jeni të vetëdijshëm dhe përpiquni të keni një qasje objektive ndaj gjërave që bëni. Ju e dini që përdorimi i gjykimeve shoqërohet me përgjegjësi, diçka që ju nuk ia keni frikën.
Ju pëlqen të jeni të pavarur dhe punoni fort në ndjekje të dijes!
Të qenit shumë i hapur për mendimet dhe opinionet tuaja është diçka që ju e bëni vetëm me një grup të ngushtë njerëzish. Ju e trajtoni njohurinë me respekt dhe me një dëshirë për ta jetuar atë. Kjo gjithashtu ju lejon të keni shumë përvoja nga të cilat mësoni.
Në marrëdhënie, ju kërkoni ekuilibrin dhe stabilitetin. Ju ia dini vlerën sigurisë dhe partneri juaj ju pëlqen për këtë gjë.
3. Me gishtërinjtë pjesërisht të mbyllur dhe pëllëmbën të drejtuar për poshtë
Nëse keni këtë mënyrë për t’i treguar gjërat, atëherë ka mundësi që të cekni shpejt emocionet dhe ndjenjat tuaja. Ju jeni një person i dashur, me shumë ndjeshmëri dhe dëshirë për t’i bërë gjërat siç duhet.
Ju përpiqeni të shihni më të mirët tek njerëzit. Megjithëse mund të ballafaqoheni me pengesa, kurrë nuk e humbisni shpresën.
Kur horizonti duket i zymtë, humori dhe zgjuaria juaj e shpejtë gjithmonë ju kujtojnë se ka gjithmonë një ylber që fshihet pas.
Ju jeni një altruist në zemër, por në të njëjtën kohë, nuk mashtroheni lehtë. Ju jo vetëm që përpunoni informacionin rreth jush, por gjithashtu tentoni të kuptoni emocionet që i keni pas.
Për më tepër, jeni të ekuilibruar dhe të qetë në konflikte. Prandaj, shumicën e rasteve keni zgjidhje ndërkohë që të tjerët mund të jenë ende duke arsyetuar mbi problemet e tyre.
Në marrëdhënie, ju jeni dashurues të ndjeshëm. Ju përpiqeni që gjithmonë të jeni pranë nevojave emocionale të partnerit tuaj dhe ata asnjëherë nuk ankohen për neglizhencën tuaj. Ju tregoheni të dashur edhe kur zemra juaj lëndohet, që është një tipar shumë i rrallë i personalitetit.