Psikologët thonë se 40% e veprimeve tuaja nuk janë vendime të vetëdijshme por zakone. Ndonjëherë veprimet që ju i konsideroni të parëndësishme mund të zbulojnë shumë për personalitetin tuaj.
Ju mund të habiteni kur të zbuloni se çfarë mund të mësoni për veten duke hedhur një vështrim më të thellë në zakonet tuaja. Sjelljet tuaja të çuditshme dhe fobitë ofrojnë njohuri të mrekullueshme e të thellë sesi funksionon nga brenda mendja juaj.
Nëse doni të dini se kush jeni dhe çfarë ju bën të veçantë, shihni mënyrat unike në të cilat bëni gjëra të zakonshme, si për shembull se si e shtrydhni pastën mbi furçën e dhëmbëve çdo mëngjes.
Në fakt, mënyra se si nxirrni pastën për dhëmbët mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj!
1. Nuk ka rëndësi se cilën pjesë shtypni
Nëse e hapni tubetin dhe e shtrydhni pa i kushtuar vëmendje të madhe se ku jeni duke e shtrydhur atë, atëherë jeni një person jashtëzakonisht kreativ dhe inovativ që sheh një botë plot me mundësi që presin të eksplorohen.
Ju keni një mendje të hapur për gjërat që ndodhin në jetë dhe gjithmonë jeni të etur dhe të gatshëm për të mësuar.
Ju keni një kuriozitet të mrekullueshëm fëminor rreth botës dhe gjithmonë jeni të ngazëllyer për përvojat e reja, duke mos e humbur kurrë entuziazmin dhe frymën e gëzimit, edhe kur gjërat nuk janë në favorin tuaj.
Mund të jeni të paparashikueshëm dhe plot surpriza, shpesh duke bërë gjëra të papritura dhe spontane.
Megjithatë, ju lehtë mund të humbni fokusin dhe nganjëherë mund të përjetoni ndryshime në humor, emocione dhe vëmendjen, por kurrë nuk ka asnjëherë një moment të mërzitshëm nëse ju gjendeni aty përreth.
2. Ju e shtypni butësisht tubetin pa lënë asnjë gjurmë
Nëse ushtroni vetëm presion të mjaftueshëm për të nxjerrë pak pastë dhëmbësh, atëherë jeni ëndërrues, me një imagjinatë të gjallë dhe një tendencë për t’u larguar nga bota dhe për të eksploruar fantazitë brenda mendjes suaj.
Ju jeni duke shpërthyer nga idetë dhe dashuria për t’i ndarë ato.
Ju jeni në një mendje me emocionet e njerëzve të tjerë dhe mund të ndjeni ndërrime delikate të humorit. Ju mund ta dalloni kur dikush është i inatosur, i mërzitur ose i lumtur edhe nëse ata nuk ua thonë dhe shpesh ju udhëhiqeni nga intuita.
Ju jeni një person tepër i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.
Ju nuk keni frikë të thoni të vërtetën tek njerëzit, edhe nëse ndonjëherë ajo i lëndon ata, por ju arrini ta bëni me takt dhe ndjeshmëri, e cila është një cilësi e pabesueshme.
3. Ju shtypni “qafën”
Ashtu si njerëzit që e ‘kapin demin nga brirët’, tendenca juaj për të shtypur pastën e dhëmbëve nga qafa e lart tregon se ju jeni një person që hidheni me kokë drejt e në sfidat e jetës.
Ju jeni një njeri energjik dhe bëni atë që duhet për të arritur qëllimet tuaja. Ju keni një natyrë shumë të pavarur dhe shpesh mund të jeni pak kokëfortë për t’i bërë gjërat në mënyrën tuaj, por ju jeni një person që gjen motivim, duke e drejtuar veten në lartësitë të mëdha me fuqinë e ambicies suaj.
Ju jeni admiruesi më i madh i vetes dhe ia keni dalë të nxirrni frymëzim nga vetja. Ju keni një dashuri të madhe për veten tuaj dhe keni besim në vetvete.
Megjithatë, ndonjëherë mund të ndiheni të vetmuar, sepse natyra juaj e pavarur mund t’ju largojë nga njerëzit.
Ju nuk i përballoni mirë reagimet negative, por kur bieni dakord, ju punoni shumë për t’u siguruar që ju të rriteni përtej dobësive tuaja dhe të arrini pikat më të forta.
4. Ju e shtypni në mes
Nëse e shtypni pastën e dhëmbëve nga mesi, atëherë ju jeni një person i gjithanshëm, i aftë të përshtateni me çdo situatë në të cilën ndodheni.
Mund të dukeni ndonjëherë si të “hallakatur”, por jeni më të përgatiturit për probleme që duket se dalin nga hiçi.
Jeni jashtëzakonisht të shoqërueshëm dhe mund të bëni miq me lehtësi.
Ju dini se si të mbani një bisedë interesante dhe të gëzueshme që zgjon interesin e të gjithëve brenda rrezes së dëgjimit, pasi gjithmonë keni gjëra emocionuese për të thënë.
Megjithëse ndonjëherë dukeni ekscentrik, ju keni një fuqi jashtëzakonisht të fortë mendore. Ju keni një qasje unike ndaj problemeve të jetës dhe njerëzit mrekullohen nga ekuilibri delikat që mbani midis anën tuaj ekscentrike dhe asaj pragmatike.
5. Ju e shtypni në fund
Nëse shtypni pjesën e poshtme të tubetit dhe ngadalë vazhdoni për lart, rrotulloni tubetin për t’u siguruar që pjesa fundore të jetë përdorur, atëherë ju jeni një person mjaft i përpiktë dhe i rafinuar, në çdo gjë që ju bëni.
Ju bëni maksimumin e asaj që keni dhe çmoni efikasitet mbi çdo gjë tjetër.
Pasuritë tuaja mund të jenë të kufizuara, por ju keni një zemër minimaliste dhe përpiquni ta jetoni jetën me ndërgjegje dhe maturi, me një tablo më të gjerë në mendje.
Ju duket se keni gjithçka në rregull nga jashtë, por ndonjëherë ndiheni sikur jeni duke u copëtuar brenda.
Njerëzit mbështeten tek ju për shkak të natyrës suaj të besueshme, por ju ndonjëherë dëshironi që ju të mund të mbështeteni te dikush tjetër për një ndryshim dhe të çliroheni herë pas here.