Urime! Gjete një grua të vërtetë!
Një grua të fortë, të pavarur, e cila e di se sa ia vlen dhe për disa arsye të zgjodhi që të bëhesh pjesë e jetës së saj.
Por, unë të shoh ty dhe vë re se ti nuk je mjaft i vetëdijshëm për gjërat që ke në jetën tënde. Sjellja jote tregon qartë se ke bërë gabimin e tmerrshëm të të menduarit se mund të luash në të vërtetë ashtu siç ke luajtur ato vajzat e tjera.
Ti mund të mendosh se duhet ta marrësh si të mirëqenë dhe t’i çosh gjërat deri aty ku nuk mban më, derisa të mërzitesh më në fund dhe të lësh atë për një tjetër valë të pakuptimtë, por ti e ke tmerrësisht gabim.
Kjo grua kurrë nuk do të ta tolerojë mungesën e respektit. Dhe më beso, ajo kurrë nuk do të ngurrojë të të heqë nga jeta e saj.
Ja se si e humbni një grua të fortë:
1. Ju do ta humbni atë duke e marrë atë për të mirëqenë
Sapo ta humbisni respektin për të dhe të harroni se sa të bekuar ishit që u takuat me të, do të jetë tepër vonë. Kjo grua kurrë nuk do të zgjedhë një mashkull që nuk e çmon atë.
Ajo kurrë nuk do të pranojë të jetë alternativa e dytë. Ajo kurrë nuk do të jetë e lumtur me një person që e trajton atë sikur nuk është. Mos supozoni se ajo do të jetë përgjithmonë aty vetëm sepse e keni tani.
2. Ju do ta humbisni duke u përpjekur për ta kontrolluar
Në minutën që përpiqeni ta urdhëroni apo kontrolloni sipas qejfit, ju do ta humbisni. Një grua e fortë dhe e pavarur nuk do të lejonte askënd të përcaktonte jetën e saj për të.
Ajo do të preferonte të vdiste më mirë sesa një mashkull t’i thoshte se çfarë është më e mira për të. Ajo është shefi i vetes. Motivimi i vetes. Udhëzuesi i vetes. Respektojeni pavarësinë e saj!
3. Do ta humbisni duke mos besuar në zgjedhjet e saj
Dyshimet për të nuk do të përfundojnë mirë për ju. Kur një grua e fortë e vë re se po bën gjithçka që mundesh ta mbash mbrapa dhe ta pengosh për t’u rritur në jetë dhe për të arritur stadin më të lartë, ajo do të largohet.
Ajo ka nevojë për një partner që nuk do të frikësohet nga suksesi i saj, por për dikë që do të besonte në zgjedhjet e saj dhe do të mbështeste udhëtimin e saj në jetë.
4. Do ta humbisni duke u munduar t’i tregoni vendin
Ju do ta humbisni duke e trajtuar atë si një grua që ka tepër emocione dhe butësi, në vend që ta vlerësoni ashtu siç është ajo, një luaneshë e egër.
Ju do ta humbisni duke zbatuar rolet gjinore me të. Ju do ta humbisni duke u përpjekur t’i “jepni një mësim“.
Një grua e fortë dhe e pavarur nuk do ta toleronte kurrë diskriminimin. Ajo nuk është princesha e brishtë që ka nevojë për t’u shpëtuar. Ajo nuk është një kukull me të cilën mund të luani.
Ajo nuk do të pretendojë të bëjë si e dobët, vetëm që ju të mund të ndiheni më shumë burrëror. Ajo është një qenie njerëzore e barabartë. Ajo është e fuqishme, ajo është e egër dhe e di se sa ia vlen!
Duke e injoruar këtë fakt ju vetëm do ta humbisni.
5. Ju do ta humbisni duke e detyruar të bëhet dikush që nuk është
Mos u mundoni ta ndryshoni atë. Ajo është ajo që është. Nëse nuk mund ta përballoni qëndrimin e saj, ju sugjerojmë që të largoheni.
Sepse një grua që qëndron në tokë dhe e di atë që dëshiron nga jeta është një grua e pjekur, e rritur, e cila ndjek sistemin e saj të vlerave. Ajo kurrë nuk do të ndryshojë për askënd, as për ju.
6. Ju do ta humbisni duke i kushtuar rëndësi lojërave
Një grua e fortë nuk ka kohë për të luajtur lojëra. Ajo ka ëndrrat e saj për të ndjekur, qëllimet e saj për t’u përqëndruar.
Ajo nuk po kërkon dikë vetë që ta mbajë lidhur. Ajo ka nevojë për një marrëdhënie që do të ndihet si një vend i sigurt për të. Një shtëpi ku ajo mund të jetë e lirë të jetë vetvetja.
Nëse ajo sheh se po luani shumë dhe po silleni pa respekt, ajo do të largohet.
7. Ju do ta humbisni nëse i thyeni besimin
Më e rëndësishmja, një grua e fortë nuk do ta falë tradhtinë.
Ajo ka nevojë për kohë para se të fillojë t’i besojë dikujt, por pasi ta bëjë këtë, ajo do të besojë pa kushte.
Kështu që, nëse ju arrini disi ta zhgënjeni dhe tradhtoni besimin e saj, ai tren ka ikur përgjithmonë, shoku im. Nuk ka kthim mbrapa për ty. Sepse sapo ta kesh thyer premtimin që ke bërë, sapo t’ia punosh pas shpine, ajo do të të lërë përgjithmonë.