Nëse ia Këputni Fijet një Personi Toksik, Këto 10 Gjëra do të Ndodhin!

Njerëzve nuk u pëlqen kur ne vendosim të ndryshojmë, sepse butonat që ata shtypnin për t’na komanduar pushojnë së funksionuari. – W. Woodsmall

Kur më në fund vendosni ta hiqni qafe atë person që ka qenë burimi i shumë pikëllimeve, mund t’ju duhet të përballeni me disa gjëra në rrugën tuaj drejt lirisë.

Shkëputja e lidhjeve me një anëtar toksik të familjes është ndoshta një nga gjërat më të vështira për t’u bërë.

Pasi të jeni lodhur nga gënjeshtrat, mashtrimet, thashethemet, manipulimeve dhe strategjive të tjera, vendimi më i mirë që mund të bëni për veten tuaj është ta largoni atë person nga jeta juaj.

Megjithatë, duhet të jeni të përgatitur për reagimin.

@iStock

1. Ndjenjat e fajit mund t’ju trondisin

@Pexels

Është e pashmangshme që të përjetoni ndonjë ndjenjë keqardhjeje ose dyshimi në vetvete pasi keni marrë këtë masë ekstreme për mirëqenien tuaj personale.

Është krejtësisht normale të ndiheni fajtorë, por kujtohuni për të gjitha arsyet që e keni ndërmarrë atë veprim dhe të gjitha shanset që u keni dhënë para se ta merrni këtë vendim.

Ndihuni krenarë që i “dolët për zot” vetes tuaj dhe bëtë atë që ishte më e mira për ju. Dijeni se ju e meritoni dashurinë dhe respektin dhe mbrojtja e vetes tuaj është një praktikë shpirtërore.

2. Ju do të ndjeni keqardhje për personin dhe do të tentoni ta zgjasni marrëdhënien

@Pexels

Në fillim, mund të keni vështirësi të qëndroni larg personit që ju keni vendosur të largoni nga jeta juaj, veçanërisht sepse ata janë persona të familjes dhe mund të mendoni ta ktheni mbrapsht vendimin tuaj.

Është e rëndësishme që ju të shëroheni duke qëndruar larg ndikimit toksik të anëtarit të familjes suaj. Kjo ndihmon për të fituar një perspektivë të re para se të merrni në konsideratë ndërveprimin me ta përsëri, prandaj ndalojeni veten nga rilidhja ndërsa jeni duke u rikuperuar.

3. Mbledhjet familjare mund të jenë të vështira

@Pixabay

Ju mund ta keni të vështirë ta shmangni tërësisht personin dhe në një ose dy mbledhje familjare, mund të përplaseni me ta. Prisni një shumëllojshmëri përgjigjesh: hedhje faji, fyerje, urrejtje, zemërim dhe / ose llafosje me familjarë të tjerë për ju.

Gjithashtu, prisni që anëtarët e familjes të përpiqen të “rregullojnë gjërat” dhe disa njerëz të mbajnë anën e njërit apo tjetrit. Çfarëdo që të ndodhë, nëse e dini se shëndeti juaj emocional ka nevojë që të largoheni nga ky person, atëherë qëndroni larg.

4. Ata mund t’ju sulmojnë

@Pixabay

Varësisht nga mënyra se si i shkëputni kontaktet me ta, reagimi i personit toksik do të ndryshojë.

Ata ose mund të kapen pa vëmendje dhe të përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur kur ju ndërprisni lidhjet ose ata mund ta kenë pritur këtë dhe e kanë planifikuar reagimin e tyre.

Në disa raste, ato mund të jenë “nxirëse” për ju. Sigurohuni që keni disa njerëz të besueshëm me të cilët të mund të flisni kur situata të shkojë aty ku “nuk mban më”.

5. Ata mund të përpiqen të lidhen me ju nëpërmjet anëtarëve të tjerë të familjes

Askujt nuk i pëlqen të jetë i përjashtuar nga jeta e dikujt dhe kjo mund të jetë një përvojë e dhimbshme edhe për të tjerët në familje.

Personi toksik mund ta përdorë këtë për të arritur tek ju nëpërmjet njerëzve që i doni ose të përdorë njerëz të cilëve ju u besoni, për t’ju bindur se keni bërë një gabim të tmerrshëm.

Pa marrë parasysh se sa e vështirë është, mos harroni se ju e patët një arsye të fortë përse e morët atë vendim.

6. Ata mund të bëjnë përpjekje për ta kthyer familjen kundër jush

@Pixabay

Një gjë edhe më e dhimbshme për t’u përballuar është që anëtari toksik i familjes të përpiqet të helmojë mendjet e të gjithëve kundër jush. Ju nuk mund të mos jeni aty për të mbrojtur veten, kështu që mund të përfundoni duke i patur të gjithë ata që doni kundër vetes.

Sigurohuni që miqtë dhe anëtarët e familjes tuaj të njohin anën tuaj të historisë para se të shkëputni lidhjet.

Nëse jo, të paktën sigurohuni që t’ia shpjegoni arsyet dikujt që keni besim. Ky person mund t’ju mbrojë nga ndonjë reagim zemërues i anëtarëve të tjerë të familjes.

7. Do të shfaqet argumenti “Gjaku nuk bëhet ujë”

@iStock

Edhe nëse personi toksik nuk flet me ta, anëtarët e familjes suaj mund të bëjnë përpjekje për të rikthyer disa pamje të ‘normalitetit’ ose harmonisë duke u përpjekur që ju të dy të pajtoheni.

Ata mund të argumentojnë se është e rëndësishme të falësh anëtarët e familjes tënde, sepse ‘gjaku nuk bëhet ujë’, edhe nëse personi toksik nuk ka jetuar kurrë me këtë parim.

8. Personat tuaj të dashur mund të përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni fajtorë

@iStock

Anëtarët e familjes tuaj mund të kritikojnë lehtësisht ose madje haptazi për masat drastike që keni marrë. Ata mund t’ua përmendin atë pa pushim dhe t’ju bëjnë të ndiheni keq për vendimin tuaj.

Kini një diskutim të hapur dhe të ndershëm me ta për arsyen e vendimit tuaj nëse nuk mund ta duroni më mosmiratimin e tyre. Nëse kjo nuk funksionon, le ta dinë që sjellja e tyre më shumë po ua shton dhimbjen sesa po ju ndihmon.

9. Familja juaj mund t’ju detyrojë t’i takoni

@iStock

Gjëja më e keqe që anëtarët e familjes tuaj mund të bëjnë për ju është që t’u bëjnë hile në takimin me personin toksik, duke shpresuar që duke e parë sërish, do të doni t’a falni dhe të pajtoheni me të.

Ndihuni të lirë të largoheni menjëherë nëse gjendeni të papërgatitur.

10. Do të ndiheni të çliruar nga toksiciteti i tyre

@Pexels

Natyrisht, rezultati më i rëndësishëm i shkëputjes së lidhjeve me një person toksik është ndjenja e lirisë që përjetoni shumë shpejt më pas. Përkundër fajit, do të ndiheni më të lehtë (ndonjëherë do të merrni frymë më mirë).

Kur juve nuk ju duhet më të duroni asnjë lloj negativiteti apo abuzimi, ndjenja juaj e vetvetes do të kthehet. Besimi juaj në vetvete, gjithashtu do të rilindë brenda jush.

Mendja dhe trupi juaj do të kenë kohë për t’u rikuperuar dhe për t’u shëruar. Gjumi juaj do të jetë i plotë.

Ju mund mund të mos i përjetoni të gjitha këto, por është e rëndësishme që ta mbani kokën lart përmes gjithë këtij procesi të vështirë dhe të keni persona të dashur pranë vetes për t’ju mbështetur.

Ju mund të përjetoni trishtim, zemërim, faj, gëzim, lehtësim, etj dhe shpesh shumë gjëra në të njëjtën kohë. E gjitha kjo është një pjesë e natyrshme e shërimit!