Nëse njerëzit kanë filluar të fiksohen pas teje, ka diçka të pashpjegueshme me ty…

©shutterstock

Ka njerëz të tillë, që i pëlqejmë nga “minuta zero”.

Nuk jemi të sigurt se çfarë ka në to, por në këtë botë gri dhe të paqarte prania e tyre është ajo pika e ngjyrës që na tërheq, na bën të lumtur dhe na pajton me jetën.

Shkenca thotë se mund të jetë buzëqeshja e tij, qëndrimi i saj ose ajo aureola e tij mikpritëse, por për shumë njerëz virtytet e tyre natyrore duken më shumë si një ndërthurje e pamundur, gjë magjike, diçka e pashpjegueshme.

Ka shumë mundësi që emri i Dale Carnegie të mos thotë asgjë për ty. Megjithatë, ky biznesmen dhe shkrimtar i viteve 1930 hodhi themelet për të gjitha ato botime të përsosjes personale që sot mbushin libraritë tona. Një nga botimet e tij më të njohura dhe më të shitura në histori ishte padyshim “Arti për të fituar miq dhe pushtet”.

Ekzistojnë njerëz me një çiltërsi të tillë që nuk kanë nevojë për truke, ka njerëz të veçantë që magjepsin nga minuta “zero” me përunjësinë e tyre, me thjeshtësinë e tyre natyrore.

Ky libër përshkruan për herë të parë një nga aspiratat më të mëdha (duam apo s’duam) të qenies njerëzore, domethënë: “të pëlqehemi nga të tjerët”.

Nga vitet 1930 e deri më sot, interesi për këtë disiplinë të psikologjisë vetëm sa është zgjeruar. Në fakt, sot dhe në fushën e trajnimeve, çdo profesionist i mirë duhet të dijë të trajnojë klientët e tij në ato mjete bazë dhe thelbësore me të cilat mund të krijojë një ndikim pozitiv në mjediset e tyre sociale.

Megjithatë, gjëja më kurioze këtu është se ka njerëz që tashmë vijnë nga “fabrika”, janë të lindur pra, me këtë kapacitet, me atë aftësinë natyrale për t’u lidhur thuajse në çast me këdo që ka përballë për të zgjuar emocione pozitive, besim dhe siguri. Ajo shkëndijë e menjëhershme magjike, spontane dhe e frytshme është pothuajse si një diamant i padukshëm që çdo udhëheqës i mirë, do të donte ta kishte me vete për të tërhequr më shumë njerëz.

Është gjithashtu ai mjet që çdo person me aftësi të pa stërvitura sociale dëshiron që të mund të zhvillojë për të shijuar marrëdhënie më të mira, një jetë më të mirë të përditshme ku mund të bëjë më shumë miq, të gjejë një partner dhe të ndihet, në thelb, më i sigurt në vetvete. Siç e sheh, ne po përballemi me një dimension psikologjik me rëndësi të madhe për fushën e rritjes personale që meriton të analizohet në detaje.

Njerëz që shfaqin pëlqim ndaj teje, pa qënë nevoja që ti të bësh përpjekje, ose pa pasur nevojë, ata po, janë njerëz autentikë

Diçka që të gjithë e dimë është se dëshira për t’i pëlqyer të gjithëve rreth nesh është një burim vuajtjesh të pashtershme.Nuk ka kuptim, nuk është e dobishme apo e shëndetshme. Megjithatë, ka nga ato natyra njerëzore që pa mundim, pa e kërkuar ose pa u përpjekur ta bëjnë këtë, arrijnë të lidhen pothuajse menjëherë me 80% të atyre njerëzve që takojnë çdo ditë.

Shumë do të nguteshin të thonin se shpjegimi qëndron në tërheqjen fizike. Tani, kjo është diçka që padyshim u intereson atyre që kryejnë përzgjedhjen e reklamave apo rekrutuesve për një NGO, ata pra, e dinë mirë është se ka edhe diçka tjetër, diçka të pranishme në gjuhën joverbale apo edhe në atë që shumë tashmë e quajnë “arti i butësisë”.

Ky është, virtyti i të pasurit një qëndrim të hapur dhe mikpritës që na ndihmon të ngrohim ata që janë para nesh në një mënyrë miqësore, të sigurt dhe efektive.
Le të shohim tani se çfarë dimensionesh të tjera ndajnë të gjithë këta njerëz që janë në gjendje ta pëlqejnë njëri-tjetrin pa u munduar aspak.

Buzëqeshja Duchenne, më e sinqerta

Të gjithë ne jemi krejtësisht të aftë të shtirim një buzëqeshje. Ne mund t’u japim të tjerëve buzëqeshjen më spektakolare dhe magjepsëse, dhe megjithatë ajo që fshihet pas saj është ndonjëherë gënjeshtrat më e paskrupullt.

Tani, ekziston një lloj buzëqeshjeje që është e vështirë të falsifikohet, dhe që konsiderohet mishërimi i së vërtetës. Ne flasim për buzëqeshjen e Duchenne natyrisht.

Ata thonë për buzëqeshjen e Duchenne se ajo është magjepsëse nga natyra , se frymëzon besim dhe se është si një ngjitëse natyrale në çdo mjedis shoqëror.

Shprehja e saj në fytyrë është rezultat i tkurrjes së muskujve zygomaticus major dhe minor pranë gojës. Të dyja ngrihen në cepin e buzëve, si dhe muskuli orbicularis pranë syve. Krijohet edhe një tkurrje që ngre faqet dhe prodhon rrudha të vogla rreth syve …

Përunjësia, cilësia më tërheqëse

Ka një sërë dimensionesh që shkaktojnë tension të menjëhershme. Janë padyshim të gjitha rastet e atyre që dalin përpara nesh duke folur menjëherë për jetën e tyre private, duke kritikuar palët e treta që nuk janë prezent, duke qenë të padiskutueshëm, duke bërë shaka të tepruara ose duke përdorur e keqpërdorur përemrin vetor “unë”.

Të gjithë e kemi përjetuar në një moment apo në një tjetër. Megjithatë, në polin e kundërt janë ata që, pa pretenduar asgjë, arrijnë gjithçka . Ata që, nëpërmjet përunjësisë së tyre natyrore, na pëlqejnë menjëherë për shkak të një sërë dimensionesh, penelatash të afta për të formuar një tablo personale magjike dhe të jashtëzakonshme.
Njerëzit e përunjur dinë të kushtojnë vëmendje, të tregojnë një interes autentik për atë me të cilët përballen, dinë të dëgjojnë dhe na mirëpresin në ngrohtësinë e vështrimeve të tyre të sinqerta…

E thamë pak më parë, diçka që njerëzit që na pëlqejnë priren ta praktikojnë është arti i butësisë. Nëpërmjet një qëndrimi gjithmonë të hapur, ata arrijnë të krijojnë besim të menjëhershëm me ne, në mënyrë që ne të hapemi ndaj tyre qetë dhe natyrshëm.

Postura e tij/saj, gjuha e tij joverbale nuk ka asnjë tipar fuqie. Nuk imponohen, nuk ka ngurtësi në to, por hapje dhe afërsi.

Po kështu, diçka e zakonshme tek njerëzit që pëlqejnë njëri-tjetrin është se ata nuk ankohen, nuk kërkojnë, nuk kritikojnë dhe qëndrimi i tyre është gjithmonë jashtëzakonisht i përunjur…

Për të përfunduar, pavarësisht nga fakti se ka vërtet njerëz të panumërt me një yll ose dritë të tyren që vijnë me këto tipare të gdhendura tashmë në “hard diskun” e tyre, duhet thënë diçka e rëndësishme për këtë: të gjitha këto cilësi mund të stërviten. Ndërsa është e vërtetë që nuk është e nevojshme të dëshirojmë të pëlqehemi nga të gjithë, ne të gjithëve na pëlqen të jemi në gjendje të lidhemi më mirë me njerëz të caktuar.

Prandaj, praktimi dita-ditës në këtë drejtim padyshim që do të na ndihmojë të arrijmë përtej pamjes së jashtme, të hyjmë pothuajse pa kërkuar leje në ato zemrat e të tjerëve që janë në interesin tonë.