“Ne pranojmë dashurinë që mendojmë se e meritojmë.” – Stephen Chbosky
Nuk ishte kështu derisa ajo e kuptoi se meritonte më mirë dhe mori vendimin për t’u larguar.
Ajo të zgjodhi ty mbi të gjitha dhe ti zgjodhe të tregohesh i pavëmendshëm. Dashuria e saj për ty ishte e pakushtëzuar – përfshinte gjithçka. Ajo nuk donte t’ia dinte për të metat dhe papërsosmëritë e tua, sepse ajo të pa në tërësi dhe kjo mjaftonte për të.
Ajo të deshi me gjithçka që pati dhe nuk të kërkoi asgjë në këmbim, thjesht dashurinë tënde.
Kur kishe nevojë për një shpatull ku të qaje, ajo ishte aty për ty. Ajo nuk donte gjë tjetër, veç më të mirën për ty, të të donte dhe të të përkujdeste, për të të treguar se si është të duash dhe të të duan.
Ideja për ty dhe për dashurinë e saj të përjetshme nuk dukej e pamundur. Ajo përfytyronte një jetë me ty, ku ti dhe ajo do të jetonit dhe lulëzonit së bashku.
Ajo të dha mendjen, trupin dhe shpirtin e saj!
Jeta me ty u bë përparësia e saj, shqetësimi i saj ishte mirëqenia me ty. Ajo kujdesej për ty me gjithë dashurinë e saj.
Por, ti ishe shumë i zënë me gjërat e tua dhe u bëre, në mungesë të fjalëve më të mira, një egoist i vërtetë. Emocionet e saj ishin shumë të pastra dhe të vërteta për ty, por ti zgjodhe ta injoroje dhe në atë moment, ajo mësoi si të kujdeset për veten.
Ti fillove të ndjeje vetëkënaqësi me dashurinë dhe kujdesin që ajo tregonte ndaj teje, kështu që harrove se edhe ajo kishte nevojë për dashuri, ashtu si çdo njeri në këtë botë.
Ti e more atë dhe dashurinë e saj si të mirëqenë dhe zgjodhe të mbetesh i pavetëdijshëm me dashje, ndaj faktit se dashuria është një rrugë me dy drejtime dhe se një tango nuk mund të kërcehet vetëm.
Kur ke në krahë një grua që të zgjedh ty mbi të gjitha, ti duhet të kuptosh se ajo do të vazhdojë të të zgjedhë ty deri në fund. Megjithatë, një grua e mençur e di se kur duhet të largohet dhe ajo e merr atë vendim vetëm kur kupton se aq shumë nga dashuria e saj mund t’i jepet një tjetri, vjen koha kur kupton se dashurisë së munguar duhet t’i jepet vetes.
Nëse nuk ia kthen dashurinë dhe vëmendjen që të jepet, në çdo marrëdhënie, personi që ta jep dashurinë do të lodhet, do të lodhet duke investuar gjithë kohën dhe energjinë në diçka që në fund nuk i vlerësohet.
Kur të largohet ajo do të lërë një boshllëk të madh në zemrën tënde, sepse kurrë nuk do të gjesh një femër tjetër, e cila do të jetë në gjendje të të dojë ashtu siç bëri ajo, pa kushte.
Ka mundësi që në fund, dashuria e saj do të të mësojë një mësim të vlefshëm: Të duash është dhurata më e madhe e të gjithëve!
Shpresojmë që zbrazëtia që vjen teksa ajo largohet prej teje, do të të mësojë se si ta kthesh dashurinë që të dhurohet.
Të mësuarit se si t’i jepni dikujt gjithçka që ju japin, lejon që marrëdhënia të rritet, sepse në fund, lloji më i mirë i dashurisë është ai ku secili person e “ujit dhe ushqen” tjetrin me dashuri dhe së bashku ju lulëzoni në versionet më të mira të vetes.