Një grua e vërtetë nuk do t’ia dijë për gjërat materiale – ajo kërkon dashuri dhe vëmendje të pakushtëzuar

Unë nuk e di nëse e dini këtë, por ajo është lloji i gruas që më mirë do të preferonte të ishte e varfër dhe e lumtur, sesa e pasur, por e mjerë.

Ajo është lloji i gruas që më mirë do të ketë vëmendjen e pandashme dhe dashurinë e pakushtëzuar tuajën sesa të posedojë çdo gur të çmuar, çdo thesar të madh dhe çdo monedhë të artë në këtë botë.

Ndaj, më dëgjoni! E di që ju mund t’a llastoni atë me verërat më të bukura, diamantët më të çmuar, perla dhe kostume më luksoze, por kjo nuk është ajo për të cilën ajo do t’ju zgjedhë.

E di që ju mund të vendosni të gjithë botën në këmbët e saj, por kjo kurrë nuk do të jetë mjaftueshëm për të. Sepse, gjërat për të cilat ajo “vdes”, gjërat që ajo dëshiron janë të vlefshme përtej vlerësimit.

Ju thjesht nuk mund të vendosni një çmim në këtë!

Ajo dëshiron vetëm dashurinë tuaj!

Ajo ka nevojë për vëmendjen tuaj!

Ajo dëshiron të ketë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj!

Ajo dëshiron të jetë gjithçka e juaja!

Ajo kurrë nuk do të të shohë për gjërat materiale, sepse ajo nuk është e tillë. Për sa kohë që ajo ka gjithë jetën e saj për të kaluar me ju, ajo nuk do të kërkojë asgjë më shumë se një çati të sigurt mbi kokat tuaja dhe një shtrat të ngrohtë për të ndarë me ju.

Ju mund t’i blini veshjet më të shtrenjta, ta mbuloni me gjithë ato dhurata luksoze, ta nxirrni atë nga takime në restorante me çmim të lartë, t’i blini të gjitha pajisjet e reja më të shtrenjta, ta llastoni atë me mijëra, dreqin edhe me një milion trëndafila, por…

Ajo do të jetë ende vajza që do t’ju japë buzëqeshjen më të ëmbël kur të marrë një buqetë të zgjedhur nga kopshti i nënës suaj.

Ajo do të ishte ende gruaja që do të pëlqente për darkë pica dhe birrë më shumë se çdo gjë tjetër në botë.

Ajo do të ishte ende gruaja që do të qante me lot gëzimi, ndërsa lexon letrën tuaj të përzemërt dhe të ëmbël rreth asaj se si ndihesh.

Ajo do të ishte ende vajza që ka nevojë vetëm t’ju ketë ju pranë vetes për të qenë e plotë.

Sepse, paratë vijnë dhe shkojnë, ju e dini mirë?

Unë nuk po them se të gjitha këto dhurata nuk janë të bukura, thjesht po them se jeta nuk ka të bëjë me pasurinë materiale. Jeta është mbi të gjitha, për gjërat që nuk mund të blesh. Sa më shumë jeni të rrethuar me këto gjëra të çmuara dhe të vlefshme, aq më i pasur jeni.

Njerëzit thonë: “Njeriu më i pasur nuk është ai që ka më shumë, por ai që ka më së paku nevojë“.

Dhe ajo e di këtë mirë, sepse ajo u rrit në këtë mënyrë.

Ajo u mësua që gjithmonë të vendoste dashurinë dhe lumturinë të parën. Të mos lejojë kurrë që financat të qeverisin jetën e saj. Të mos lejojë kurrë që dikush ta trajtojë atë si të ishte e pavlerë.

Më e rëndësishmja, ajo mësoi të mos zgjedhë kurrë dikë që guxon të përcaktojë sesa vlen ajo.

Nuk më intereson se sa i pasur mund të jesh, paraja dhe bizhuteritë nuk do të jenë kurrë në gjendje të zëvendësojnë intimitetin e prekjes njerëzore. Pasuritë materiale kurrë nuk do ta kompensojnë mungesën tuaj. Ato kurrë nuk do të mbulojnë gjërat që mungojnë!

Asgjë që mund ta blesh, kurrë nuk do të zëvendësojë gëzimin e dëgjimit të fjalëve ngushëlluese të dashurisë. Asgjë që paraja mund të blejë nuk do të zëvendësojë kurrë një përqafim të ngrohtë, një buzëqeshje të sinqertë dhe një prani të vazhdueshme.

Asgjë që paraja mund ta blejë nuk do ta kompensojë ndonjëherë kohën e mrekullueshme të kaluar së bashku.

Asnjë nga këto nuk do të jetë e rëndësishme për të si dashuria dhe përkushtimi juaj!

Ajo mund të mbijetojë pa pasuri materiale!

Por, ajo për të cilën ajo kurrë nuk do ta imagjinonte të jetonte pa të në jetë është Dashuria!