Një Mashkull që të Do Vërtetë, të Ndjek Deri në Fund të Botës – Kaq e Thjeshtë Është!

Pavarësisht nga ajo që shumë prej jush mund të mendojë dhe sa justifikime mund të nxjerrësh për një mashkull që nuk po bën përpjekje të mjaftueshme për të të ndjekur, prapëseprapë, arsyeja kryesore pse një mashkull nuk po tregohet i fortë sa duhet kur vjen puna te ti është sepse atij nuk je duke i pëlqyer. Pikë!

Nuk është se ai është i turpshëm. Nuk është se ai është i frikësuar nga pavarësia dhe forca juaj. Ai thjesht nuk ju pëlqen mjaftueshëm.

Dhe gjithçka vjen drejt e në faktin e thjeshtë se meshkujt e duan “gjuetinë”. Ata e duan ndjekjen. Ata duan të jenë iniciatorë në marrëdhënie. Për shekuj me radhë, burrat kanë qenë gjithmonë ndjekës dhe gratë mbledhëse. Është e gjitha në gjenet e tyre.

Kështu që, kur një mashkull e kupton se ai interesohet për një grua dhe se ai dëshiron të jetë me të – ai do të shkojë pas saj. Do ta ndjekë pas.

Nëse ke rënë në dashuri me dikë dhe ai e di, por nuk po bën asgjë për këtë – atëherë e vërteta është se ai nuk është i interesuar për ty.

Zonja dëgjoni këtu:

Një mashkull mund t’ju japë një milion justifikime se pse ai nuk mund të jetë me ju. Ai mund t’ju tregojë se ai është i zhytur plotësisht në punë, problemet familjare bla-bla-bla. Të gjitha këto justifikime nuk kanë rëndësi kur ai takon një grua që atij i pëlqen vërtet.

Pra, nëse duket sikur dikush nuk do t’ia dijë për ju, e vërteta e thënë troç është se ai nuk do t’ia dijë me të vërtetë. Burrat nuk janë aspak kompleks kur vjen puna për të shprehur emocionet e tyre. Zakonisht, nuk kanë mesazhe të fshehta për të deshifruar.

Kur ata duan diçka, ata e ndjekin pas. Ata nuk e mendojnë shumë. Dhe sigurisht, ata nuk nxjerrin justifikime për të.

Bëhuni gruaja e fortë që jeni dhe largohuni nga meshkujt që ju bëjnë të vini në dyshim se çfarë vendi zini tek ta. Lërini meshkujt që nuk duan të angazhohen ndaj jush në një mënyrë të vërtetë.

Mos ndiqni një mashkull që nuk është i interesuar për ju! Lëreni të shkojë! Ju meritoni më shumë se kaq, sepse, një mashkull i vërtetë, një njeri që me të vërtetë kujdeset për ju – ai do t’ju ndjekë çdo ditë.

Ai gjithmonë do të gjejë mënyra për t’ju befasuar dhe t’ju bëjë të ditur sa shumë ju do dhe sa dëshiron të jetë me ju.

Ai kurrë nuk do të rrezikojë t’ju humbasë. Ai gjithmonë do ta ngrejë telefonin. Ai do t’ju frymëzojë! Ai do t’ju komplimentojë! Ai do t’jua marrë dorën dhe do t’ju puthë kudo që ai mundet! Ai nuk do të luajë me ndjenjat tuaja!

Ju gjithmonë do ta dini se ku qëndroni në jetën e tij. Ju kurrë nuk do të keni nevojë të shqetësoheni apo hutoheni. Ju kurrë nuk do të keni mendime apo dyshime për ndjenjat e tij ndaj jush!

Ju do të jeni prioritet për të!

Zonja, kurrë mos lejoni që një mashkull t’jua marrë dashurinë për të mirëqenë! Prisni për dikë që e di se çfarë thesari ka rënë në duart e tij!