Njerëzit që e kanë bosh jetën e tyre nuk pushojnë së foluri për të tjerët…

@Quasic/flickr

Për fat të keq, disa njerëz kanë zakonin e keq për të shprehur gjykime që nuk ua kërkon askush, që nuk janë as të bazuara dhe as të informuara dhe mbi të gjitha, mund të kenë efekte negative mbi personin për të cilin bëhen thashethemet.

Në veçanti, kur kritikat dhe përbuzja janë të vazhdueshme, ato përfundojnë duke influencuar dhe minuar vetëbesimin e atyre që i vuajnë.

Por është mirë të kujtojmë se njerëzit që zakonisht flasin keq për jetën e të tjerëve janë ata që torturohen nga një konflikt i thellë emocional, frustrimi i të cilëve shprehet ndaj të tjerëve, objekte të shpifjeve të tyre, në fakt.

Dhe nëse kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të mbrojtur veten nga negativiteti i gjykimeve të të tjerëve, gjithmonë mund të përdoret shëmbëlltyra e tre filtrave.

“Dishepulli i ri i një filozofi të mençur vjen në shtëpinë e mësuesit të tij dhe i thotë:

– Mësues, një mik foli për ju me keqdashje…

Prisni! – e ndërpret filozofi atë. – A e kaluat nëpër tre filtrat atë që doni të më thoni?

Tre filtrat? – pyet dishepulli i habitur.

Po, e para është e vërteta. A jeni i sigurt se ajo çfarë doni të më thoni është absolutisht e vërtetë?

– Jo. E dëgjova nga disa fqinjë.

– Së paku do të keni përdorur filtrin e dytë, atë të mirësisë. Ajo çfarë doni të më thoni është pozitive për dikë?

– Jo, jo jo. Përkundrazi…

– Ah! Filtri i fundit është nevoja. A është e nevojshme të ma tregoni me patjetër se çfarë ju shqetëson kaq shumë?

– Të them të vërtetën, jo.

Epo, mirë, – thotë i mençuri duke buzëqeshur, – nëse nuk është e vërtetë, nuk është e mirë dhe nuk është e nevojshme, le ta lëmë në harresë”.

Historia e tre filtrave na mëson disa të vërteta të rëndësishme: para së gjithash, jemi ne ata që ju japim vlerë fjalëve të të tjerëve, duke i bërë kështu në këtë mënyrë edhe të vërteta edhe për ne.

Prandaj, kur ndalojmë së jetuari sipas asaj që thonë të tjerët dhe mendojmë për veten, fillojmë të ndihemi mirë dhe të jetojmë sipas gjykimit tonë, i cili do të na bëjë që ta rrethojmë veten me njerëzit më të mirë, gjë që do të ndodhë edhe me vendosjen e tre filtrave.

Në fakt, duke aplikuar filtrat e së vërtetës, mirësisë dhe domosdoshmërisë, ne do të mbetemi të rrethuar nga lumturia dhe dashamirësia.