Si qenie njerëzore, ne “vdesim” për kontakt fizik. Lidhjet që krijojmë përmes prekjes platonike kanë qenë themelore në ndërtimin e qytetërimit njerëzor siç e njohim.
Për fat të keq, ndërkohë që shoqëria jonë ka avancuar, por prevalenca e kontaktit fizik është pakësuar.
Prekja midis të rriturve në botën moderne është zhdukur, me përjashtim të seksualitetit. Prekja është një mënyrë e rëndësishme për lidhjen dhe komunikimin – ndaj pse po e harron kultura jonë këtë formë vitale të kontaktit?
Ja se cilat janë katër arsyet përse duhet të bëhemi më prekës:
1. Prekja e shpeshtë fizike rrit mirëqenien fizike të një personi
Një përqafim jo vetëm të jep ndjesi të mirë – por gjithashtu të bën mirë. Përqafimet e rregullta mund të ulin ritmin e zemrës së një personi dhe presionin e gjakut. Ky efekt nuk është vetëm një nxitje e çastit – trupi në fakt bëhet i shëndetshëm në afatgjatë.
Dashuria që shoqërohet me kontakt fizik si përqafimet, gjithashtu ka treguar se forcon sistemin imunitar, ul stresin dhe zvogëlon ankthin.
“Duke qenë i përqafuar nga një person që doni dhe i besoni mund të veprojë si një mjet efektiv për të përcjellë mbështetjen dhe rritja e frekuencës së përqafimeve mund të jetë një mjet efektiv për reduktimin e efekteve dëmtuese të stresit“, – thotë Sheldon Cohen, profesor i Psikologjisë në Carnegie Mellon University.
Efekti i dukshëm mbrojtës i përqafimeve mund t’i atribuohet vetë kontaktit fizik ose të përqafimit si një tregues i mbështetjes dhe intimitetit. Sidoqoftë, ata që marrin më shumë përqafime janë disi më të mbrojtur nga infeksioni.
2. Kontakti fizik forcon dinamikën e ekipit duke ndërtuar intimitet jo-seksual
Kur ne prekim dikë në mënyrë të përshtatshme – me një shtrëngim duarsh, një rrokje duarsh ose një goditje në shpinë – ne jemi duke u dërguar atyre një mesazh jo-verbal të bashkëpunimit.
Efektet e këtyre veprimeve nuk janë vetëm personale, por edhe ekonomike.
Daniel Keltner, Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, studioi rolin e kontaktit në kontekstin e ekipeve të basketbollit të NBA-së.
Hulumtimi i tij zbuloi se ekipet lojtarët e të cilëve preknin njëri-tjetrin më shpesh fitonin më shumë lojëra. A mund të vlejë e njëjta gjë edhe për ekipin në vendin tuaj të punës apo për lidhjen prindër-mësues në shkollën e fëmijës suaj?
3. Prekja fizike nxit besimin dhe sigurinë
Si njerëz, ne jemi të kushtëzuar që të lidhemi me njëri-tjetrin në një mënyrë fizike. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz e përcaktojnë besueshmërinë e dikujt nga cilësia e shtrëngimit të duarve të tyre.
Ray Williams e hulumtoi këtë në artikullin e tij: “Pse kemi humbur nevojën për prekjen fizike”. Siç shpjegon ai, “Neuroscientisti Edmund Ross gjeti se prekja fizike aktivizon shtresa orbitale të trurit, që lidhen me ndjenjat e shpërblimit dhe dhembshurisë.
‘Studimet tregojnë se prekja sinjalizon siguri dhe besim, të lehtëson. Ajo aktivizon nervin vagus të trupit, i cili është i lidhur ngushtë me reagimin tonë të dhembshurisë dhe një prekje e thjeshtë mund të shkaktojë lirimin e oksitocinës, ashtu si ‘hormoni i dashurisë’ “.
4. Njerëzit që përjetojnë shumë kontakt fizik janë më pak të dhunshëm
Është provuar shkencërisht se fëmijët që nuk përjetojnë mjaftueshëm dashuri fizike janë më të prirur ndaj dhunës sapo të arrijnë moshën madhore.
Neuropsikologjisti James W. Prescott përcaktoi se dhuna në shoqëri shpesh lidhet me mungesën e shprehjes kulturore në lidhjen me nënën. Kur një fëmijë përjeton prekje prej dashurisë, ai mëson t’u bashkëngjitet të tjerëve në një mënyrë të shëndetshme.
Ndërsa rriten, ata kanë më pak gjasa ta përdorin prekjen në një mënyrë të dëmshme ose agresive. Kjo prekje e hershme hap rrugën drejt stabilitetit emocional.
Rezultatet nuk janë vetëm personale, por shoqërore. Mungesa e kontaktit fizik jo seksual është një problem më i madh kulturor se sa ne mendojmë.