Përkundër zhvillimit të rrjeteve sociale, vetmia po bëhet një lloj pandemie tashmë. Rreth 50% e të rriturve kanë vështirësi në gjetjen e një partneri/partnereje.
Po cilat janë arsyet që i pengojnë njerëzit të krijojnë marrëdhënie të gjata dhe harmonike?
1. Ju e idealizoni marrëdhënien!

Gjithkush ka idenë e vet për lidhjen e përsosur: dikush mund të ketë qenë i frymëzuar nga një film romantik dhe dikush tjetër mund të frymëzohet nga një libër.
Ëndrra e përgjithshme që njerëzit kanë është kjo: t’i bëjnë realitet këto histori dashurie.
Për fat të keq, iluzionet ndonjëherë përplasen me realitetin. Nuk ekziston marrëdhënia ideale dhe nuk ka çifte të përsosura në jetë. Ju duhet të kuptoni se partneri juaj është një person i vërtetë, jo një personazh libri a filmi.
2. Ju nuk keni respekt për veten!

Respektimi i vetes dhe i njerëzve të tjerë është baza e çdo marrëdhënieje, duke përfshirë edhe ato romantike. A mund ta doni realisht një person që nuk e respekton veten?
Kjo lidhje ka të ngjarë të bazohet në ndjenjat e fajit dhe nuk do t’u sjellë asnjë të mirë të dy partnerëve.
Në fillim, ju duhet të gjeni vetë mbështetjen tuaj të brendshme për të ndihmuar veten kur jeni të pikëlluar dhe në depresion.
Kjo mund të jetë nga arritjet tuaja, hobit, njohuritë ose parimet tuaja udhëzuese, çdo gjë që është e rëndësishme për ju dhe çdo gjë që ju ndihmon të shihni sesa vleni. Mos lejoni që dikush t’ju bëjë të dyshoni sesa vleni!
3. Ju cënoni hapësirën private të të tjerëve!

Ekziston një mendim se teknikat e manipulimit mund të ndihmojnë në rregullimin e një marrëdhënieje, por askujt nuk i pëlqen të manipulohet, apo edhe më keq, kur dikush përpiqet të na ndryshojë.
Në çdo marrëdhënie, duhet të veproni brenda kufijve të caktuar. Kufijtë tuaj përfundojnë, aty ku fillojnë kufijtë e njerëzve të tjerë.
Nëse nuk ju pëlqen sjellja e partnerit tuaj dhe ai është në dijeni, por ende nuk do të ndryshojë asgjë, ju duhet të bëni një zgjedhje: të qëndroni me ta ose të largoheni.
Ndryshimi i një personi që nuk dëshiron të ndryshojë është i pamundur.
4. Nuk mund të falni!

Gjithkush bën gabime dhe ju me siguri keni bërë shumë. Por ndonjëherë, kur bën një gabim, nuk mund ta fitosh besimin, edhe kur je plotësisht i sigurt se kjo nuk do të ndodhë kurrë më.
Shpesh, ne jemi shumë të rreptë kur i gjykojmë njerëzit e tjerë dhe jo aq të rreptë kur vlerësojmë veten.
Mos u mundoni të detyroni vetveten, që të pranoni gjëra me të cilat nuk pajtoheni, por në të njëjtën kohë kjo mund të jetë e dobishme të ndaluar së gjykuari të tjerët.
Edhe nëse ndiheni shumë të ofenduar nga ajo që ka bërë personi tjetër, nëse jeni të investuar në marrëdhënie, lërini ta provojnë përsëri. Jepuni atyre një mundësi tjetër.
5. Ju nuk jeni gati për një marrëdhënie!

Ne jemi mësuar ta trajtojmë dashurinë si lumturinë dhe gëzimin themelor, por ndonjëherë, është më e rëndësishme për njerëzit që të merren me shqetësime më të mëdha përpara se të krijojnë një marrëdhënie.
Ndonjëherë ju thjesht keni nevojë të jeni vetëm për të qenë në gjendje të rregulloni çdo gjë që nuk shkon mirë dhe të gjeni lumturinë, sidomos para se të filloni sërish një marrëdhënie.
Kjo nganjëherë mund të jetë më mirë se të mbështetesh në shpatullën e dikujt kur po kaloni kohë të vështira. Kjo është mënyra se si e zhvilloni vullnetin tuaj.
6. Ju jeni të fiksuar me veten tuaj!

Egoizmi i tepruar besohet të jetë një nga arsyet kryesore pse njerëzit ndahen.
Nëse një person mendon vetëm për veten dhe nevojat e veta, kjo vërtet mund ta vrasë dashurinë në një marrëdhënie. Edhe nëse ky person mendon se po bën diçka për të mirën e të dyve.
Njerëzit egoistë duhet të kuptojnë se bota nuk sillet rreth tyre, veçanërisht nëse ata duan një marrëdhënie të suksesshme.